05 ShtBiografia

Prof. Jusuf Zimeri lindi më 20 Prill të vitit 1962 në fshatin Llojan të Kumanovës, është jurist i drejtësisë islame. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesme e kreu në “Medresenë Alaudin” në Prishtinë. Pas përfundimit të shkollës së mesme vazhdoi studimet në Universitetin “Al-Az’har” në Kairo pranë Fakultetit të Ligjit dhe Jurisprudencës Islame.

Me të kthyer në vendlindje pas diplomimit, vitin 1991 me qenë se Shqipëria ishte në prag të rënies së sistemit monist, Jusuf Zimeri me dekret nga Bashkësia Islame e RM për disa muaj dërgohet në Shqipëri si kuadër i nevojshëm, andaj atje edhe filloi veprimtarinë e tij në cilësinë e thirrësi islam ku tregoi aktiviteti të bujshme e sidomos në jug të Shqipërisë.  Pas qëndrimit të disa muajve në Shqipëri,  kthehet në vendlindje dhe më pas punësohet si imam, vaiz, hatib dhe mualim në fshatin Jabolçisht të Velesit, deri në prill të vitit 1994 ku punësohet si ligjërues dhe mualim në fshatin e tij. Në vitin 1996 transferohet si referent për çështje fetare në BIM në Shkup. Pas dy viteve transferohet si profesor i lëndëve të jurisprudencës islame respektivisht profesor i fikhut dheUsuli Fikhut në shkollën e mesme “Medreseja Isa Beu” në Shkup, ku më pas ushtroi edhe postin e sekretarit të shkollës deri vitin 2006. Gjatë vitit 2007 kur fakulteti i Shkencave islame  Nga viti 2006deri vitin 2009 ka ushtruar detyrën e drejtorit për Shërbim të Vakëfit pranë Bashkësisë Fetare Islame në RM, kurse prej Marsit të vitit 2009 deri më prill të vitit 2015 ushtroi postin e sekretarit në Medrese. Nga viti 2015 dhe akom ushtron postin e drejtorit të Sektorit Fetaro-arsimor pran Rijasetit të BFI-së, dhe njëkohësisht është edhe kryetar i Mexhlisit për Fetva pran BFI-së.

Veprimtaria e tij është krahas detyrave dhe punëve të përditshme që i bënte në funksionet e tij, ai morr shumë edhe me veprimtari shkencore nga lëmi i jurisprudencës islame dhe fushave tjera, ndaj aktiviteti i tij është mjaft e gjerë, në këtë drejtim. Përveç punimeve, përkthimeve të veprave shkencore që i botoi e që do ti theksojmë më poshtë, ai ishte mjaft aktiv edhe me punime të shpërndara nëpër revistat fetare dhe shkencore si dhe në shtypin ditor që numri i atë arrin mbi 100.

Comments are closed.