Botime

Jusuf Zimeri ka shkruar dhe përkthyer këto vepra:

Autoriale:

 

1. FIKHU ISLAM – Dispozita namazi, zeqati, agjerimi dhe haxhi, 2013

 

 

2. Pesë shtyllat e fesë Islame, BIM-Shkup, 1998, (Bashkautor); Libri është ribotuar për herë të dytë vitin 2003, kurse për momentin është në përgatitje të ribotimit të tretë.

 

 

 

3. E DREJTA FAMILJARE NË ISLAM, 2006, BIM, (bashkautor);

 

 

 

4. Mevludi, sunet i mirë, apo Bidat, 2012.

 

 

 

 

5. PYETJE PËRGJIGJE ISLAME , 2014

 

 

 

6. PËRMBLEDHJE PUNIMESH -nga jurisprudenca Islame, 2014.

 

 

 

7. Internimet dhe burgimet e Seid Nursit, SHB Furkan, Tetovë, 1994
8. E drejta e trashëgimisë në jurisprudencën islame, Sh. Ilmije, Shkup, 1994; Ribotimi, 2013.
9. Sistemi zgjedhor islam, BIM, Shkup, 2000;
10. Gjykata në sistemin islam, Myftynia e Kumanovës, ;
11. Emancipimi i femrës dhe moda, Sh. Ilmije, 2002.
12. Shpjegimi i Sures El Fatiha, 2010

13. Fikhul Ibadat, tekst shkollor për Medresen; Isa Beu Shkup, 2012

14. Hyrje në të drejtën penale islame, shkup 2012.

15. Namazi i teravisë, 2012

16. Fikhul Ibadat II, tekst shkollor për nxënësit e Medresesë “Isa Beu” Shkup 2013

17. PAK MË NDRYSHE, 2014

18. 120 PËRGJIGJE RRETH HAXHIT, 2014

19. KONTRATA MBI SHITBLERJEN, 2017

20. MEDHHEBI HANEFIJ themelimi, dijetarët, literatura dhe terminologjia e tij, 2017

21. E DREJTA CIVILE – Tekst shkollor për vitin e tretë (III) në Medresenë “Isa Beu” Shkup,

22. E DREJTA PENALE, Tekst shkollor për vitin e katërt (IV) në Medresenë “Isa Beu” Shkup,

23. USULUL FIKH -Tekst shkollor për vitin e katërt (IV) në Medresenë “Isa Beu” Shkup,

Të përkthyera:
1. Muhamed Mutevli Sha’ravi, E MIRA DHE E KEQJA , Kairo, 1992;
2. Jusuf el-Kardavi, FETVATË BASHKËKOHORE, I, Furkan, 2003
3. Mr. Taxhedin Bislimi, VAKËFI NË MAQEDONI 1913-2000,
4. Ali Tantavi, BIJA IME, Interdiskontu Shkup, 1997,
5. LUTJET E HAXHIT DHE TË UMRES, BIM, 1996.
6. SUNENI I EBU DAVUDIT I-IV.,

7. Mr. Taxhedin Bislimi, ATRIBUTET E HIPOKRITËVE NË SUREN TEUVBE, 2011.

Nga veprimtaria e tij shkencore vlen të përmendet, se në shumë vepra shkencore islame në gjuhën shqipe na paraqitet si recensent apo redaktor i tyre. Në anën tjetër ishte aktiv edhe nëpër simpoziume si në vend ashtu edhe jashtë vendit.

Në vitin 1998 u paraqit aktiv në simpoziumin “Zeqati dhe sadekatul filtri në trevat tona” që u mbajt në Shkup nën organizimin e Bashkësisë Islame me temën me temën “Roli i zeqatat dhe sadekatul fitrit në trevat tona”.

Në vitin 2002 ishte pjesëmarrës aktiv në konferencën rajonale 2 ditore në Tiranë me temën“Toleranca Fetare dhe etnike” e që ishte nën patronatin e organizatë Fridri Eberg- nga Gjermani ku u paraqit me temën “ Toleranca sipas mësimeve islame”.

Në vitin 2009 ishte pjesëmarrës aktiv në simpoziumin shkencor të organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës në Prishtinë, me temën Mvludi tek shqiptarët. ku u paraqit me temën Roli dhe rëndësia e Mevludit në trevat tona.

Në vitin 2016 organizoi Konferencën Regjionale me temën “MEDHHEBI HANEFIJ -Prioritetet dhe Sfidat,

Në vitin 2016, ishte pjesëmarrës në trezën shkencore mbajtur në fakultetin e Shkencave Islame Shkup, Tetëdhjetë vjetë kushtetueshmëri me temën : Rrethanat socio juridike në sjelljen e Kushtets së BFI vitin 1936.

Në vitin 2017, ishte pjesëmarrës në konferencën rajonale në Prishtinë që u mbajt me temën 65 vjetori i MM Alaudin, ku prezantoi me temën Roli i Medresesë Alaudin Prishtinë, në formimin e kudrit fetar në Maqedoni.

Ishte pjesëmarrës edhe nëpër shumë evenimente tjera.