23 NënEd-Dinurij (?-281h)

Ky artikull është pjesa 1 nga 98 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Gjigantët Hanefij

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Ahmed b. Davud ebu Hanife Ed-Dinurij[1]. Dijetar nga fikhu hanefij. Veprat e tija më të njohura janë; “El Ahbaru et-taval fi tarihi” “Islahul Mantikij” “El xhm’u vet-tefriku” “Xhevahirul Ilmi” “Damairul Kur’ani” “Kitabul envariKitabul Buldan” “Kitabul vesaja” dhe shumë vepra tjera.


[1]  Ismail pasha el Bagdadi, Hedijetul Arifin.

23 NënEbu Hazim (? – 292h)

Ky artikull është pjesa 2 nga 98 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Gjigantët Hanefij

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Abdulhamid b. Abdulaziz el Kadi ebu Hazim[1], me origjinë nga Basra. Fikhun e kishte mësuar nga El Bekir el Amij, kurse nga ai kishte mësuar Ebu Xhafer Et-Tahaviju. Kishte ushtruar postin e gjykatësit në Sham, në Kufe, në Kerh. Krahas asaj se ishte njohës i mirë i fikhut ishte edhe njohës i mirë i së drejtës trashëgimore, matematikës dhe gjeometrisë.


[1] Ibni Kutlubuga, taxhu et-teraxhimi fi tabekatil hanefijeti.

21 NënEl-Bekravij (182 – 270h)

Ky artikull është pjesa 3 nga 98 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Gjigantët Hanefij

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Le Kadi Bekar b. Kutejbe b. Esed b. Beu  Burdea el Bekravi Eth-thekafij beu Bekr el Basrij[1]. Dijetar hanefij i cili ka jetuar në Kajro. Kishte ushtruar postin e gjykatësit Kajros. Kishte mësuar nga Ebu Davud Et-Tajalisiu dhe Jezid b. Haruni, kurse fikhun e kishte mësuar nga Alij Hilal Err-rrayi, e nga a kishte mësuar imam Tahaviu. Veprat e tija më të njohura janë; “Kitabu err-rredu ala Esh-shafiij” “Kitabu esh-shurut”, Kitabul vethaiki vel uhudi” etj.


[1]. Ibni Kutlubuga Taxhu et-teraxhimii fi tabekatil hanefijeti- Ismail pasha el Bagdadi, Hedijetul Arifin.

20 NënEl Xhamiu ( – 173h)

Ky artikull është pjesa 4 nga 98 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Gjigantët Hanefij

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Ebu Ismet Nuh b. ebu Merjeme b. Xhemune el Mevzij, i njohur me lagabin El Xhamiu[1] që do të thotë tubues. Emrin tubues e merr për arsye sepse ai ishte i pari nga dijetarët që tuboi fikhun e Ebu Hanifes. Gjithashstu thuhet se këtë emër e mori për shkak se ai kishte tubuar dituri të shumta dhe në mexhliset e tija mbante katër lloje të ligjëratave. Në një mexhlis mbante ligjërata ku shpjegonte hadithin, në një mexhlis shpjegonte fikhun e Ebu Hanifes, në një mexhlis shpjegon gramatikën arabe dhe në një mexhlis tjetër  shpjegonte poezinë.


[1].  Ibni Kutlubuga, taxhu et-teraxhimi fi tabekatil hanefijeti.

20 NënIbni Ebi Zaide (119-182/737-798)

Ky artikull është pjesa 5 nga 98 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Gjigantët Hanefij

Shkruan:Jusuf ZIMERI

Jahja b. Zekerija b. Ebu Zaide Halid b. Mejmun b. Fejruz el Hamdani el Vadiij Ebu Seid el Kufij[1]. Shoku i Ebu Hanifes ishte thesar i nxënies përmendësh të haditheve dhe shumë i përpiktë në fikh. Ky ishte i pari i cili përpiloi libër në Kufe dhe sipas metodës së tij edhe Vekiu i kishte përpiluar librat e tij. Pas Sufjan b. Thveriut në Kufe nuk kishte njeri tjetër që dinte hadithe sa ky. Kishte ushtruar edhe postin e gjykatësit.


[1].  Hajrudin ez Ziriklij, el Ealam 8/145

20 NënEsed b. Amir (-188h)

Ky artikull është pjesa 6 nga 98 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Gjigantët Hanefij

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Esed b. Amr ebu Amr[1] fikhist hanefij nga Kufa dhe shoku i Ebu Hanifes. Ishte njëri prej dhjetë dijetarëve më të shquar në medhhebin Hanefij. Sajmiriu transmeton nga Ebu Neimi i cili ka thënë: Esedi është personi i parë i cili i ka shkruar veprat e Ebu Hanifes. Ka vdekur vitin 188 apo 189h.


[1] . Ibni Kutlubuga, Taxhu et-teraxhimi fi tabekatil  hanefije

20 NënJahja El Kat-tani (120-198h/737-813m)

Ky artikull është pjesa 7 nga 98 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Gjigantët Hanefij

 Shkruan: Jusuf ZIMERI

Jahja b. Seid b. Furuh el Kat-tani Et-Temimij ebu Seid.[1] Konsiderohet dijetar prej atyre që dinin shumë hadithe përmendësh dhe ishte ekrani i Malikut dhe Shu’bes. Ky ishte nga Basra kurse fetvat gjitnji i jepte sipas mendimit të Ebu Hanifes. Nuk dihet se ka shumë vepra me përjashtim se autori i veprës Keshfu edh-dhunun citon se El Kat-ani ka një vepër të quajtur “el megazi”. Ahmed b. Hanbeli për Katanin kishte thënë; “Asnjëherë sytë e mi nuk kanë parë njeri si Kat-tani”.


[1] . Hajrudin Ez-Ziriklij, el Ealam 8/146

20 NënEr-Razij (?-201h/?-817h)

Ky artikull është pjesa 8 nga 98 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Gjigantët Hanefij

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Hisham b. Ubejdullah Er-razij[1]. Dijetar fikhist hanefij nga vendi i quajtur Rrej. Fikhun e kishte mësuar nga dy nxënësit e ebu Hanifes imam ebu Jusufit dhe imam Muhamedit. Ai thonte; I kam takuar dhe kam mësuar nga 1700 dijetar, kurse për diturinë kam shpenzuar shtatëqind mijë dërhem. Vepra e tij është “Salatul etheri”.


[1] . Hajrudin ez Ziriklij, el Ealam 8/87

Tags:

20 NënEl Xhuzxhani (?-pas 200h/?-pas 815m)

Ky artikull është pjesa 9 nga 98 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Gjigantët Hanefij

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Musa b. Sulejman ebu Sulejman el Xhuzxhanij[1]. Xhuzxhani është dijetar me origjinë nga vendi i quajtur Xhuzxhan nga Horasani prej nga e merr edhe emrin , porse  ishte arsimuar dhe ishte bërë i njohur në Bagdad. Ishte shoku i ngusht i Mual-li b. Mensurit edhe pse ishte pak më i vjetër dhe mi i njohur se ai. Halifja Me’mun kishte dëshiruar ta emëroj gjykatës porse ai i kishte thënë:” o sunduesi i myslimanëve, pasha Allahun unë nuk jam imun nga hidhërimi dhe nuk dëshiroj që në këtë gjendje të gjykoj mbi robërit e Allahut. Xhuzxhani ka disa vepra e që janë;  ” Es-sijeru es-sagir” “ es-salat” “err-rruh” “nevadirul fetava”  në fikhun hanefij.


[1] . Ibni Kutlubuga, Taxhu et-teraxhimi fi tabekatil Hanefije, – Hajrudin Ez-Zirkelij, el Ealam 7/323,- Ismail pasha el Bagdadi, hedijetul arifin.

20 NënEl-Luj’luij (?-204h/?-819m)

Ky artikull është pjesa 10 nga 98 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Gjigantët Hanefij

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Ebu Alij Hasen b. Zijad El-Lu’luij  el Kufij[1]. Ebu Lu’lui ishte njëri nga shokët dhe nxënësit e Ebu Hanifes, ngase ka mësuar nga vet Ebu Hanifja por edhe më shumë nga Muhamed b. Hasan Eshejbani. Në vitin 194h ishte emëruar gjykatës në Kufe. Pasi ishte transferuar në Bagdad kishte filluar të merret me shkrime dhe kishte shkruar nga ibni Xhurejxhi 12 mijë hadithe, hadithe këto për të cilët kanë nevojë fukahat. Ishte shumë i ndershëm  i devotshëm dhe modest. Read more…