12 NënAbdesi (El Vudu): kusht për namaz (ibadet)

Ky artikull është pjesa 1 nga 19 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Namazi

Autor: Jusuf ZIMERI

Me shprehjen “El vudu” abdes nënkuptojmë pastrimin specifik, i cili për në këtë botë është pastrim, e në të njëjtën kohë është edhe adhurim (ibadet), kurse në botën tjetër konsiderohet zbukurim.Në këtë pastrim përfshihet pastrimi i tri gjymtyrëve të trupit dhe mes’hi (prekja e kokës me dorë të lagur) e që më të plotësohet kushti për kryerjen e ibadeteve. Shkaku për të marrë abdes është nijeti për të kryer veprën e cila nuk mund të kryhet pa abdes siç është falja e namazit, tavafi etj. Read more…

Tags:

08 TetFalja e sunnetit para namazit të Xhumasë

Ky artikull është pjesa 2 nga 19 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Namazi

Autor: Jusuf ZIMERI

(Qasje fikhore)
Gjatë leximit një ditë hasa në një mendim shumë interesant nga Shejh Albani i përforcuar edhe Shejh Ibn Bazi, e që të dy të mbështetur te thënia e Ibni kajim El Xhevziut, se nuk ekziston namaz nafile para farzit të xhumasë. Të them të drejtën ky mendim që në fillim mu duk kontraverz, andaj nuk munda ta tejkaloj çështjen aq lehtë, andaj më detyroi të bëjë një studim pak më të thellë në literaturën islame për të parë se si e kanë shpjeguar fukahatë e mirëfilltë islamë këtë çështje. Para se të filloj të paraqes rezultatet e hulumtimeve që i bëra në literaturë, po paraqes mendimin e Shej Ibn Bazit, Shej Albanit dhe Ibni Kajimit (rahimehumull-llah).

Read more…

08 TetDispozita e ngritjes së duarve gjat lutjes (duasë) pas namazit

Ky artikull është pjesa 3 nga 19 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Namazi

Pyetja: Cila është dispozita e ngritjes së duarve gjatë lutjes pas namazeve farze, pasi të përfundohet me tesbihët? A refuzohet veprimi për atë që e bënë këtë vepër rregullisht? A ekzistojnë kundërthënie mes dijetarëve për këtë çështje? Allahu ju shpërbleftë. Read more…

19 NënNamazi: Drejtimi kah kibla dhe nijeti

Ky artikull është pjesa 4 nga 19 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Namazi

Autor: Jusuf Zimeri

5. Drejtimi kah kibla استقبال القبلة

Të drejtuarit kah Kibla kur ekziston mundësia është kusht i namazit. Këtë e vërteton ajeti kur’anor ku thotë:
وَ مِنْ حَيْثُ خَرَجْتَ فَوَلِّ وَجْهَكَ شَطْرَ المَسْجِدِ الحَرَامِ وَ إنَّهُ لَلحَقُّ مِنْ رَبِّكَ وَ مَا اللهُ بِغَافِلٍ عَمَّا تَعْمَلُونَ.
“Kah do që të shkosh ktheje fytyrën tënde kah ana e xhamisë së shenjtë (
Qabes), kjo është e vërtetë nga Zoti yt. All-llahu përcjell gjithçka që veproni ju.”[1] Read more…

17 NënNamazi: Koha e namazit, kusht i namazit

Ky artikull është pjesa 5 nga 19 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Namazi

Autor: Jusuf ZIMERI

4. Kohët e namazit (Mevakitu Es-salat)
Namazi është ibadet i cili patjetër duhet të kryhet në kohën e tij të cilën e ka caktuar All-llahu xh.sh. Falja e namazit në kohën e caktuar quhet eda, kurse falja e namazit pas kalimit të kohës quhet kaza. Personi i cili nuk e falë namazin në kohën e vet, pa arsyetim islam, jo vetëm që asnjëherë nuk mundë të arrijë vlerën e tij, por ai konsiderohet edhe mëkatar, sepse ruajtja e kohës së namazit është obligative – farz. Read more…

17 NënNamazi – Mbulimi i avretit (Setru-l-avreti) kusht i namazit

Ky artikull është pjesa 6 nga 19 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Namazi

Autor: Jusuf Zimeri

3. Mbulimi i avretit (Setru-l-avreti)
Shprehja “avret“ në terminologjinë e Sheriatit islam nënkupton: obligueshmërinë e mbulimit të pjesëve të trupit në të cilat ndalohet shikimi i tyre. Mbulimi i këtyre pjesëve është obligim i përgjithshëm fetar që nënkupton se mbulimi i tyre është obligim edhe jashtë namazit, kurse sa i përket mbulimit të avretit brenda namazit ai është kusht i vlefshmërisë së namazit edhe nëse falet në errësirë. Read more…

12 NënMënyra e faljes së suneteve të Iqindisë dhe Jacisë

Ky artikull është pjesa 7 nga 19 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Namazi

Pyetja:
Esselamu alejkum!
I nderuar hoxhë, jam një 19 vjeçar dhe ka ca kohë që kam filluar namazin ta bëj rregullisht, mirëpo kam pak paqartësi te synetet e dy namazeve. Dëshirojë të më tregoni se si falet syneti i namazit të Iqindisë dhe ai i Jacisë, i cili falet para farzit. A kanë ndonjë dallim nga synetet e tjera? Read more…

12 NënNamazi – Mes’hi mbi Meste

Ky artikull është pjesa 8 nga 19 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Namazi

Autor: Jusuf ZIMERI

Meqë Islami është fe e lehtësimit e jo e vështirësive, në këtë kontekst, Sheriati islam lejoi për besimtarët islamë të cilët mbathin meste që të mbrohen nga të ftohtit që atyre vetëm t’u japin mes’h pa i zbathur fare. Andaj, me shprehjen “meste”, në terminologjinë e Sheriatit islam nënkuptojmë të mbathurit që e mbulojnë zogun e këmbës dhe mund të ecet me to.

Ky rregull vlen sikur për meshkuj, ashtu edhe për femra. Për meste vlen edhe materiali i fortë përveç lëkurës, siç është zhguni, etj por me kusht që të qëndrojë pa u lakuar dhe të mos depërtojë uji në të. Read more…

Tags: , , ,

12 NënTejemumi – التيمم

Ky artikull është pjesa 9 nga 19 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Namazi

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Nocioni “tejem-mum” në kuptimin gjuhësor do të thotë; qëllim. Tejemmumi është pastrim simbolik me dhe, që e zëvendëson ujin e që është veçori e ummetit (popullit) të Muhammedit Alejhis-selam. Pejgamberi Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme ka thënë: Read more…

07 NënGusli (El Guslu)

Ky artikull është pjesa 10 nga 19 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Namazi

Autor: Jusuf ZIMERI

Me shprehjen (el guslu) në kuptimin termino­logjik islam nënkuptojmë: ”Përdorimi i ujit për pastrimin e tërë trupit me qëllim të ngritjes së papastërtisë”. Argumenti i obligueshmërisë së guslit është ajeti kur’anor ku thotë
وَإِنْ كُنْتُمْ جُنُباً فاَطَّهَّرُوا
“Nëse jeni xhunub, atëherë pastrohuni (
lahuni )”[1]

Dispozita e guslit është lirimi nga pengesat që ekzistonin më parë dhe sevapi me veprimin e guslit për t’u afruar tek All-llahu xh.sh. Read more…