20 NënZeqati në bereqetet tokësore

Ky artikull është pjesa 1 nga 13 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Zeqati

Autor:Jusuf ZIMERI

Të gjithë dijetarët islamë duke u mbështetur në argumentet fundamentale të sheriatit islam janë unikë në mendimet e yre për obligueshmërinë e dhënies së zeqatit për bereqetet tokësore që dalin nga ajo. Këtë e vërteton ajeti kur’anor ku thotë:

يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا أَنْفِقُوا مِنْ طَيِّبَاتٍ مَا كَسَبْتُمْ وَ مِمَّا أَخْرَجْنَا لَكُمْ مِنَ الأَرْضِ

“O ju që besuat, jepni nga më e mira e asaj që fituat dhe nga ajo që nxorëm për ju prej tokës”[1] Pastaj ajeti tjetër kur’anor ku All-llahu xh.sh. thotë: Read more…

20 NënZeqati në xehe dhe pasurinë e fshehur në tokë

Ky artikull është pjesa 2 nga 13 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Zeqati

Autor:Jusuf ZIMERI

Me fjalën zeqati në xehe dhe pasurinë nëntokësore nënkuptojmë pasurinë të cilën e cila gjendet në tokë dhe nuk e dimë pronarin e saj. Në këtë përfshihet çdo pasuri nëntokësore si p.sh, hekuri, bakri, nafta etj. Këtu kemi të bëjmë me pasurinë të cilën e ka krijuar All-llahu xh.sh. në tokë me krijimin e saj.Nga llojet e pasurisë së fshehur në tokë kemi edhe një lloj pasurie e cila është e fshehur nga njerëzit e cila quhet Rrekaz. Pasuri Rrekaz quhet ajo pasuri e gjetur në tokë e cila përmban simptome joislame pavarësisht se bëhet fjalë për ari apo argjend. Read more…

20 NënZeqati në mallra tregtie

Ky artikull është pjesa 3 nga 13 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Zeqati

Autor:Jusuf ZIMERI

Mallra tregtarë konsiderohet ajo pasuri e cila është përgatitur për tregti. Në mallrat tregtarë sipas mendimit të shumicës së dijetarëve nuk bëjnë pjesë ari, argjendi, dhe monedhat, por bëjnë pjesë të gjitha pasuritë tjera. Dhënia e zeqatit në mallra tregtarë sipas mendimit të dijetarëve të medhhebit Hanefij duhet t’i plotësojë këto kushte: Read more…

20 NënZeqat në deve dhe në kafshë të imta

Ky artikull është pjesa 4 nga 13 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Zeqati

Autor: Jusuf ZIMERI

II.2. Zeqati në deve
Zeqati në deve është obligim, kurse Nisabi për obligueshmërinë e zeqatit fillon prej 5 deveve. Në bazë të hadithit i cili thotë se për çdo pesë deve jepet zeqatë një dele, dhe atë deri në 25 deve, si vijon:
5 deve jepet zeqatë 1. dele.
10 deve jepen zeqatë 2 dele
15 deve jepen zeqatë 3 dele
20 deve jepen zeqatë 4 dele Read more…

17 NënZeqati në kafsh

Ky artikull është pjesa 5 nga 13 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Zeqati

Autor: Jusuf ZIMERI

Me që kafshët padyshim konsiderohen pasuri, atëherë s’ka dilemë se edhe për to jepet zeqatë. Për dhënien e zeqatit të kafshëve ekzistojnë shumë hadithe, por më të njohurit janë, hadithi i Ebu Bekrit[1] që përshkruan sasinë e dhënies së zeqatit të deveve, dhe hadithi i Muadhit i cili përshkruan nisabin e zeqatit të lopëve. Juristët islamë, për dhënin e zeqatit të kafshëve parqitn këto kushte: Read more…

17 NënZeqati në monedhë dhe stolitë e femrës

Ky artikull është pjesa 6 nga 13 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Zeqati

Autor: Jusuf ZIMERI

3. Zeqati në monedhë (bankënotë)

Meqë përdorimi i bankënotave është i kohës së re, dijetarët islamë-fukahatë bënë hulumtime të thuktë, dhe në fund njëzëri konkluduan për obligueshmërinë e dhënies së zeqatit. Nisabi i bankënotave llogaritet në ari dhe argjend që janë bazë për llogaritjen e nisabit në zeqatin në monedha të hekurta, letrës, apo letrave me vlerë, do të thotë se nëse posedon aq para sa kushton çmimi i nisabit të arit apo argjendit, atëherë duhet të jepet zeqatë. Read more…

16 NënZeqati në ari dhe argjend

Ky artikull është pjesa 7 nga 13 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Zeqati

 Autor: Jusuf  ZIMERI

1. Zeqati në ari

Dhënia e zeqatit në ari dhe argjend është obligim i përfituar nga argumentet e më parë përmendura, e ky është mendimi i të gjithë dijetarëve islamë. Që të obligohet dhënia e zeqatit në ari, patjetër duhet të plotësohet Nisabi i cili është njëzet (20) mithkal[1] që sipas juristëve të shkollës juridike hanefite[2] është i barabartë me 100 gram ari[3], ngase një mithkal është i barabartë me pesë gram, pra 20 x 5=100 gr ari. Read more…

12 NënKushtet e zeqatit

Ky artikull është pjesa 8 nga 13 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Zeqati

Autor:Jusuf ZIMERI

Kushtet e zeqatit ndahen në kushtet e obligueshmëtisë së zeqatit dhe kushtet e vlefshmërisë së zeqatit.

I. Kushtet e obligushmërisë së zeqatit.

Kushtet e obligueshmërisë së zeqatit janë:

1. Islami. Që të jetë obligim zeqati patjetër duhet të jetë musliman, sepse zeqati është ibadet, kurse pa besimtarët nuk janë të obliguar me ibadete islame derisa të besojnë në All-llahun xh.sh. Read more…

Tags:

12 NënDënimi i paraparë për mosdhënien e Zeqatit

Ky artikull është pjesa 9 nga 13 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Zeqati


Autor: Jusuf ZIMERI

Marrë parasysh vlerën dhe rolin e obilgueshmërisë së zeqatit në shoqërinë islame, ska dyshim se mos respektimi i kësaj norme ka edhe pasoja për individin dhe shoqërinë. Në anën tjetër meqë zeqati është kategori kur’anore që dispozita e saj është Farz, mosrespektimi apo mos zbatimi i këtij farzi me vete tërheq edhe sanksion.

Pikërisht duke u nisur nga këto parime, juristët islamë sqaruan dënimet dhe pasojat që vijnë nga ky mos zbatim i këtij obligimi. Juristët islamë, për mos zbatimin e këtij farzi kanë sqaruar sanksionet që duhet zbatuar në jetën e kësaj bote, dhe dënimet që pasojnë në jetën e botës tjetër. Read more…

Tags:

12 NënZeqati الزكاة

Ky artikull është pjesa 10 nga 13 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Zeqati

Autor: Jusuf ZIMERI

Nocioni “Zeqat” në kuptimin gjuhësorë do të thotë: pastrim dhe rritje. Kurse me shprehjen Zeqat në kuptimin terminologjik të Sheriatit Islam nënkuptojmë: Shpronësimi i një pjese të caktuar të pasurisë, nga pasuria e veçantë, për personin e veçantë që e ka përcaktuar Ligjvënësi për hir të All-llahut xh.sh.

Nëse dëshirojmë të bëjmë bashkimin mes dy kuptimeve të atij gjuhësorë dhe të atij terminologjik, vërejmë se ekziston lidhshmëri e plotë mes këtyre dy kuptimeve. Zeqati do të thotë pastrim, me dhënien e një pjese të pasurisë bëhet jo vetëm pastrimi i ngelur i pasurisë, por edhe pastrimi shpirtërorë e zemërorë i besimtarit islam. Në anën tjetër ajo pak pasuri që e nxjerrë për zeqatë, shtonë vlerën dhe bereqetin e pasurisë së ngelur, kurse pronari i saj s’ka dyshim se meriton të jetë i lavdëruar te All-llahu xh.sh. Read more…

Tags: