08 JanArritja në xhami me vonesë

Ky artikull është pjesa 2 nga 9 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Rregulla Islame

Shkruan: Jusuf Zimeri

Ai i cili arrin në xhami dhe imami është duke e falur farzin, ai menjëherë i bashkëngjitet imamit dhe nuk angazhohet me faljen e sunetit, me përjashtim në namazin e sabahut. Në namazin e sabahut, nëse është i sigurt se do ta arrij imamin dhe xhematin nëse e falë sunetin, atëherë e falë sunetin, e nëse nuk është i sigurt se do ta arrijë imamin, atëherë menjëherë i bashkëngjitet imamit në farz

16 NënFarzet e Haxhit

Ky artikull është pjesa 4 nga 8 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Haxhxhi

Autor:  Jusuf ZIMERI

Sipas medhhebit Hanefij farzet (ruknet) e haxhit janë tre:

 1. Ihrami

Me shprehjen Ihram në kuptimin gjuhësorë nënkuptojmë të ndalosh diç që ishte e lejuar, kurse në terminologjinë e sheriatit islam nënkuptojmë: nijetin zemërorë për të kryer haxhin, bashkërisht me shqiptimin e Telbijes[1] me anë të gjuhës pa ndonjë ndarje mes nijetit dhe telbijes. Read more…

Tags: ,

08 TetDallimi mes Farzit dhe Vaxhibit sipas shkollës juridike Hanefij

Autor: Jusuf ZIMERI

Derisa shumica e dijetarëve të Usuli Fikhut nga shkollat tjera juridike normën obliguese e ndanë në pesë lloje, që janë, 01. vaxhib, 02. mendua, 03. ibaha, 04. kerahe apo mekruh dhe 05. haram, kurse dijetarët e shkencës së suli fikut nga shkolla juridike (medhhebi) hanefij këtë normë e ndanë në shtatë lloje që janë; 01.farz, 02.vaxhib, 03.mendub, 04.lejimi (el ibaha) 05.haram, 06.mekruhi tahrimen dhe 07.mekruhi tenzihen.

Read more…