Aborti i fëmijës që nuk zhvillohet !

Pyetja:

Selamu alejkum.  një fëmijë qe nuk zhvillohet në mitrën e nënës d.m.th. dhe mjeku ka thënë se nuk zhvillohet aj fëmijë ne mitrën e nenës a lejohet te abortohet apo jo, fëmija i ka 6 jave edhe nuk është zhvillu ende? .slm Zoti te shpërbleftë me xhenet inshallah.

Përgjigja

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim, Elhamudilil-lahi rabbila alemine ves-salatu ves-selamu ala resulil-lahi ve ba’d.

I nderuar fillimisht të theksojmë se abortimi para dyzet ditëve është veprim i lejuar sipas dijetarëve islamë. Për krah këtij mendimi ekziston edhe një mendim tjetër te dijetarët e medhhebit hanefij se abortimi lejohet deri në ditën e 120 nga fillimi i shtatzënisë. Mirëpo kushtëzohet që kjo shtatzëni të jetë nga kurora e shëndoshë, të bëhet me pëlqimin e prindërve dhe të jetë nën kontrollimin e mjekut besnik i cili do të konstatojë se ky abort nuk sjellë kurrfarë pasojash.

Ndërsa, sa i përket abortit pas dyzet ditëve të shtatzënisë, apo sipas mendimit tjetër pas njëqind e njëzet ditëve, aborti nuk lejohet me përjashtim nëse atë e kërkon nevoja e domosdoshme. Në këtë rast mund të bëhet abortimi por vetëm pas konstatimit të dy mjekëve ekspert nga kjo fushë  dhe të jenë mysliman. Pra nëse mjekët ekspert të kësaj fushe dhe mysliman konstatojnë se fëmija nuk zhvillohet dhe barra e shtatzënisë është duke e rrezikuar jetën e nënën, në këtë rast abortimi lejohet. Abortimi nuk lejohet në asnjë mënyrë për shkaqe ekonomike apo për shkak të frikës nga varfëria siç p ndodhë kohëve të fundit.

Vall-llaha ealem

Shkrime të ngjashme