Pyetje-Përgjigje

Agjërimi dhe ejakulimi gjatë gjumit, shikimit dhe mendimit

Pyetja:
Esselamu alejkum profesor i nderuar,

Desha të di nëse prishet agjërimi, në rast se gjatë gjumit ndodh që të bëhemi të papastër (xhunubë)?

Përgjigjja:
I nderuar, agjërimi nuk prishet në rastet e ejakulimit duke qenë në gjumë gjatë ditës apo edhe natës. Bile edhe ejakulimi i spermës vetëm me anë të shikimit apo të menduarit nuk e prish agjërimin, sepse agjëruesi në këtë rast nuk ka përjetuar kurrfarë marrëdhënie, as në aspektin formal e as në atë dispozitiv, edhe pse kjo vepër në esencë është e ndaluar. Megjithatë duhet të pastroheni menjëherë sepse nuk guxoni të qëndroni i papastër (xhunub).

Allahu e di më së miri!

________________
Jusuf Zimeri
18 Shtator, 2011

Lini një Përgjigje

Maqedonisht