Pyetje-Përgjigje

Agjërimi i shtatzanës dhe gjidhënëses

Pyetja:
Esselamu alejkum!
Profesor i nderuar, a lejohet për shtatzënën dhe gjidhënësen të mos agjërojë gjatë ditëve të muajit të ramazanit?

Përgjigjja:

 Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim Elhamdu lilah, ves-salatu ves-selamu ala resulil-lah ve ba’d.

Gruaja, e cila është shtatzënë dhe ka frikë se nëse agjëron do të dëmtojë shëndetin e saj dhe të fëmijës, apo vetëm shëndetin e saj, apo vetëm shëndetin e fëmijës, i lejohet që të prish agjërimin. Ndërsa pas evitimit të shtatzënisë duhet të kompensojë aq ditë sa i kanë ngelë pa agjëruar, pra ditë për ditë. Ngjashëm me këtë dispozitë është edhe dispozita e gjidhënëses, pa marrë parasysh se i jep gji fëmijës së saj apo ndonjë fëmije tjetër me mëditje. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet, All-llahu xh.sh. për udhëtarin ka lehtësuar agjërimin dhe një pjesë të namazit (gjysmën e namazit), ndërsa për gruan shtatzënë dhe gjidhënësen agjërimin”. (Termidhiu: 649).
Ve bil-lahi teufik.

_______________
Jusuf Zimeri
Qershor, 2011

Lini një Përgjigje

Maqedonisht