Përkthime

Akuzuesit e Esharive !!!

Përgjigjet: Prof. Dr. Alij Xhumua

 Pyetja:

Një grup njerëzish nxitojnë me akuzat e tyre ndaj myslimanëve duke i konsideruar si idhujtarë (mushrik) dhe bidatxhinjë. Pretendojnë se vetëm ata janë metodologjinë (menhexhin) e selefit të mirë. Ata sfidojnë Esharitë dhe ata që janë në akiden e esharive duke i cilësuar se ata janë të humbur dhe bidatxhinjë ?

Përgjigja:

I riu mysliman, e veçanërisht studentët duhet të veprojnë drejt bashkimit të myslimanëve e të mos nxitojnë në përçarjen e tyre duke krijuar grupacione, gjendje konfiktuoze, përçarje dhe grindje mes myslimanëve. Për këtë na ka urdhëruar Allahu xh.sh. që të gjithë ne të kapemi fortë për litarin e fuqishëm të Allahut xh.sh e të mos copëtohemi, ku Allahu xh.sh. thotë:  Dhe kapuni ju që të gjithë për litarin e Allahut, e mos u copëtoni”. Ali Imran :103. Pastaj në ajetin tjetër thotë: “dhe respektone Allahun dhe të dërguarin e Tij, e mos u përçani mes veti e të dobësoheni e ta humbni fuqinë”(El enfal : 46). Pastaj jemi urdhëruar që njerëzve tu flasim me fjalë të mira e të buta, ku Allahu xh.sh. thotë: “Thuani fjalë të mira njerëzve” (el bekare 83).

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. na urdhëroi që të zbatojmë të gjitha veprimet që shpijnë drejt unitetit e bashkimit, deri në atë masë, saqë edhe buzëqeshjen në fytyrën e vëllait e konsideroi sadeka.

Gjithashtu rinia jonë është e detyruar të distancohet nga metodologjia e tekfirit, atyre që akuzojnë njerëzit me kufr, të distancohet nga rrymat shkatërruese e komprometuese dhe dezinformatat e kësaj kohe. Ata janë të detyruar që me edukatë të lartë e të mirë ti përmbahen dhe të respektojnë dijetarët e mëdhenj të këtij Ummeti. Çdo grup njerëzish që e përdorin emrin “selefi i ndershëm” si mbulesë për përçarje të myslimanëve dhe shkaktojnë ndarje e copëtim, ata kanë përzier të vërtetën me të pa vërtetën, e Allahu xh.sh. ndalon një veprim të tillë ku thotë: “E mos e ngatërroni të vërtetën me të pa vërtetën dhe me vetëdije të fshihni realitetin” (El Bekare 42).

Esharitë janë Ehli Sunne vel xhemaa, kurse dijetarët eminent të myslimanëve në historinë janë Esharij, e ato janë dijetarët e Ummetit, në mesin e tyre janë: Imam Neveviju,  imam Ibni Haxher El Askalani, Ibni Rexheb El Hanbelij, Imam Ibni Fevreki, Imam Shirazi,  Imam Kurtubiu, Imam Er-Razi, etj. Pra Esharij janë të gjithë dijetarët e mëdhenj që ua dimë emrat. Imam Sujuti ka qenë esharij, imam Rafiiju ka qenë esharij, imam Bejhekiu ka qenë esharij, Hatib El B Bagdadi ka qenë esharij Ibni Usruni ka qenë eshartij, Imam Baxhuri ka qenë esharij, Imam Hasan Atari ka qenë esharij, Imam Ibni Asakiri ka qenë esharij, Imam Gazali ka qenë esharij, etj etj, të gjithë këta ishin esharij.

Pastaj është i njohur mirë fakti se akideja e Al Az’harit është akide esharite, e ajo është akide e ehli sunetit vel xhemat. Dijetarët esharij, Allahu qoftë i kënaqur me ta, janë shumica dërmuese e dijetarëve të Ummetit. Ata janë ata të cilët sfiduan dyshimet ateiste dhe ateistët  dhe rryma tjera, ata janë që iu përmbajtën librit të Allahut xh.sh. Kur’anit, dhe sunnetit të të dërguarit të Allahut s.a.v.s. gjatë historisë. Andaj ai i cili i konsideron ata si të pa fe (qafira), dhe të humbur, thjesht dyshohet në fenë e tij. A nuk e dinë ata se mishi i dijetarëve është i helmuar.

Universiteti i Az’harit të respektuar është kibleja e diturisë, pishtar i shkencës dhe fesë nëpër shekuj dhe histori, u themelua ky gjigant shkencor që e ka njohur ummeti shekuj me radhë. Është fakt se përmes këtij gjiganti Allahu xh.sh. e ruaji islamin kundër të gjithë kokëfortëve dhe skeptikëve.

Esharitë janë zotërinj (dijetarët) e botës, mbrojtësit e acides, andaj kushdo që i cilëson ata me humbje e dalalet, ai është bidatxhinjë, sepse ata e mësuan fjalën e Allahut, e mbrojtën atë dhe sfiduan të gjitha dyshimet, i dhanë përgjigje shkencore dhe ndërtuan argumente dhe përmes tyre njerëzit pranuan islamin grupe grupe si rezultat i veprimtarisë konstruktive të esharive.

Egjipçti ishte vetëm 5 % mysliman derisa vetëm pas 250 viteve kur ¼ e qytetarëve të Egjiptit u bë myslimane, kurse ¾ ishin jomysliman. Kur në skenë doli veprimtaria esharite, në shekullin e katërt njerëzit e pranonin islam grupe grupe.

Andaj kush thotë se esharitë nuk kanë mbrojtur fenë e Allahit dhe se në kohën e tyre nuk lulëzoi islami dhe nuk u përhap me të madhe islami, ai ka gënjyer. Pra esharit kanë mbrojtur me ngul besimin islam.

Edhe vetë Ibni Tejmije kishte marrë mendime nga Ebu Hasan El Eshariu.  Kur me të kishte debatuar dijetari Shejh Safijudin El Hindi tha: Çfarë duhet ti them njeriut me të cilin debatova, e sa herë që e kundërshtoja, fjalën e dytë e sjellke nga mendimi i Ebu Hasan El Eshariut ?! Pra edhe Ibni Tejmeje është Esharij, këto janë veprat e tij që kullojnë nga esharizmi.

Imam Ibni Asakiri në veprën e tij duke folur për dijetarët e mëdhenj esharij, flet edhe për ata që për çdo njëqind vite bëjnë rifreskimin e fesë, e në krye të tyre kishte venduar Imam Shafiun, edhe pse akideja e Imam Ebu hasan Eshariut ishte akide e imam Shafiut qind për qind. Eshariu ka vdekur në fillim të shekullit të katërt, kurse imam Shafiu në fillim të shekullit të tretë.

Imam Eshariu nuk ka bë asgjë tjetër, vetëm se ka shpjeguar dhe ndjekur rrugën e selefit të ndershëm, nga imam Shafiu, Maliki etj.

Nga arabishtja përshtati:

Jusuf ZIMERI

Lini një Përgjigje

Maqedonisht