Shkruan: jusuf ZIMERI

 Ashtu siç kemi theksuar edhe shumë herë më parë se pas formimit të kontratave të vlefshme që plotësojnë shtyllak dhe kushtet e kontratës, pasojnë detyrime nga palët kontraktuese. Mirëpo, ekziston edhe mundësia e anulimit të kësaj kontrate nëse ajo bëhet me kërkesën e njërës palë dhe me pajtimin e dy palëve. Pra prishja ose anulimi kontratës së parë bëhet përmes një marrëveshje tjetër, e cila poashtu konsiderohet kontratë e që në terminologjinë e jurisprudencës islame njihen me nocionin “El Ikaletu”.

Shprehja “El Ikaletu” në kuptimin gjuhësor donë të thotë: ngritje, pezullim, anulim, kurse në aspektin terminologjik të sheriatit islam nënkuptonë: “Kontratën me të cilën anulohet kontrata e mëparshme”.

Anulimi i kontratës brenda kushteve të saja, konsiderohet jo vetëm akt i lejuar, por edhe kontratë e preferuar në fundamentet e jurisprudencës islame. Arsyeja e preferimit të anulimit të kontratës në raste të veçanta është se nëse njëra palë nuk ka mundësi të plotësojë detyrimet dhe ndihet e ngarkuar, dhe për këtë kërkon ndihmën e palës tjetër, atëherë parimisht ky miratim konsiderohet lehtësim për tjetrin. Një gjë të tillë e hadithi i Pejgamberit s.a.v.s., me transmetim nga Ebu Hurejreja r.,a. i cili ka thënë: “Kushe  pranon kërkesën e muslimanit për prishjen e kontratës, Allahu xh.sh. nga ai do të pranoj pendimet për gabimete  bëra”(Ebu Davudi).

Meqë potencuam edhe më parë se edhe vetë anulimi i kontratës në esencë konsiderohet kontratë, atëherë detyrimisht për arritjen e kësaj kontrate kushtëzohen të njëjtat kushte që kushtëzohen për lidhjen e kontratave tjera, që nënkupton se kushtëzohet kërkesa-oferta (el ixhabu) dhe pranimi i ofertës (kabuli), të shprehura në një mexhlis ku parashtrohet oferta dhe kërkesa.

Juristët islam kur debatuan për këtë lloj të kontratës kanë dhënë mendime të ndryshme sa i përket esencës së kësaj kontrate. Në faktin se marrëveshja për anulimin e kontratës, El ikaletu  a konsiderohet kontratë e re, e pa varur, apo thjeshte është vetëm prishje e kontratës së vjetër, gjejmë polemika mes juristëve nga shkolla juridike hanefite.

Sipas mendimit të Imam Ebu Hanifes, anulimi i kontratës quhet #El fes’hu” prishje e kontratës së vjetër për të dy palët kontraktuese, kurse sa i përket të tjerëve ajo është kontratë e re. Mirëpo sipas mendimit të imam Ebu Jusufit, anulimi i kontratës është kontratë e re e pa varur si për palët kontraktuese ashtu edhe për palët tjera.

Në shikim të parë ndoshta dikush mendon se me rëndësi është anulimi i kontratës së parë, e nuk zgjon interes aq shumë fakti se cili është statusi i ikales, prishje e kontratës, apo kontratë e re, sepse rezultati është i njëjtë. Megjithatë kjo polemikë mes këtyre dijetarëve të mëdhenj ka edhe frytin e saj, dhe nuk është e kotë. Andaj fryti i ndarjes së këij mendimi  qëndron në faktin se nëse  Ikalja është thjesht prishje e kontratës së vjetër, atëherë vlefshmëria e kontratës së ikales varet nga çmimi i kontratës së parë dhe çdo kusht tjetër shkakton prishjen e kësaj kontrate, pavarësisht se bëhet fjalë për rritje apo ulje të çmimit nga kontrata e parë.

Kurse sipas mendimit të imam Ebu Jusufit i cili kontratën për anulim të kontratës e konsideron kontratë të veçantë, kjo kontratë është e vlefshme sipas asaj që merren veshë palët në lidhjen e kësaj kontrate, që nënkupton se vlefshmëria e kontratës për anulim nuk është e varur nga çmimi kontratës së parë.  Për ta pasur më të qartë po e trajtojmë me një shembull. Nëse personi A i ka shitur personit B një veturë për 2000 Euro, e më pas njëra palë kërkon që të prishet kjo kontratë. Sipas mendimit të Ebu Hanifes i cili kontratën e ikales e konsideron të varur nga kontrata e parë, nëse arrihet marrëveshja mes shitësit dhe blerësit pra A dhe B, atëherë personi B i kthen makinën personin A, kurse ai duhet ti kthejë 2000 Euro. Në këtë rast nuk guxon që çmimi të jetë as më i madh, e as më i vogël. Në të njëjtin rast sipas mendimit të Ebu Jusufit, nëse palët merren vesh për të anuluar kontratën e parë, e që kontrata e dytë konsiderohet e pavarur sipas tij, atëherë personi numër A ka të drejtë të thotë: pajtohem me kontratën e re, që të kthejë paratë por jo 2000 Euro, porse 18oo Euro, dhe kjo kontratë është kontratë e re, me të cilën anulohet kontrata e parë, por është e pavarur nga ajo.

Shkrime të ngjashme