Autor: Sheuvki ebu Halil
Përktheu: Jusuf  Zimeri

Seanca e parë
Salla ishte gati për zhvillimin e seancës gjyqësore ku duhet të gjykohej Islami.Gjykatësi e urdhëroi portirin ta ftojë Islamin.

 Portiri: Islam !
Islami hyn dhe zen vendin e tij në karrigen e të akuzuarit, kurse para tij gjendet prokurori i përgjithshëm i cili filloi t’ia përsërisë akuzën e parë për të cilën duhet të shoshitet në këtë seancë.

 Prokurori i përgjithshëm:
Kur’ani është vepër e Muhamedit, ai është autor i tij, kurse ju thoni se Kur’ani është nga Allahu, andaj si do ta vërtetosh këtë në aspektin racional, pa u mbështetur në tekstet fetare  se Kur’ani është nga Allahu, e nuk është vepër e Muhamedit
?.

Gjykatësi: i drejtohet të paditurit, Islamit duke i thënë: A keni përgjigje për këtë?

 Islami:
I Nderuari gjykatës,

Kur’ani është prezent, atëherë le të hulumtojmë bashkërisht në te për prejardhjen e tij dhe të vërtetojmë atë që dëshiron prokurori në aspektin racional, Në këtë moment unë kam mundësi që për prejardhjen e Kur’anit të parashtroj tri alternativa e që nuk mund të ketë të katërtën, që janë:
– Kur’ani si vepër e Muhamedit ashtu si pretendon prokurori,
– Kur’ani si vepër e arabëve,
– Ose Kur’ani ka prejardhje tjetër, që është i panjohur për ne e duhet të hulumtojmë për te.

Atëherë të fillojmë nga e para dhe një nga një të shqyrtojmë dhe analizojmë këto hipoteza.

Kur’ani vepër e Muhamedit.
Këtë alternativë mund ta kundërshtojë me sa vijon;

1. Metoda e Kur’anit është krejtësisht e ndryshme nga metoda e fjalëve të Muhamedit. Andaj sikur të hulumtojmë në librat e hadithit që regjistrojnë fjalët e Muhamedit, dhe të njëjta i krahasojmë me Kur’anin me lehtësi do të kishim vërejtur dallim shumë të madh dhe të dukshëm mes tyre në të gjitha aspektet, në metodikë, në shprehje dhe në tematikë. Gjuha e Muhamedit ishte gjuhë që flitej në mesin e arabëve, gjuhë e të biseduarit, kuptuarit dhe e ligjërimit e cila përdorej në mesin e arabëve, për dallim nga metodika e gjuhës së  Kur’anit e cila nuk njihej më parë në gjuhën arabe..

2. Lexuesi i cili lexon librat e hadithit, gjatë leximit të tyre përjeton dhe ndien se ka të bëjë me fjalë njerëzore nga të cilat përjetohet dobësia dhe frika nga Allahu, për dallim nga lexuesi i cili lexon Kur’anin dhe gjatë leximit përjeton se është duke lexuar fjalë që burojnë nga i Gjithëfuqishmi, i Drejti dhe i papëruluri. Gjatë leximit të Kur’anit askund nuk mund të vëresh dobësinë e folësit, andaj sikur Kur’ani të ishte fjalë e Muhamedit, atëherë edhe metodika e Tij do të ishte e ngjashme me metodikën e hadithit, e veçanërisht kur fakti është i argumentuar se një autor në veprat e tija nuk mund të përdorë dy metoda që rrënjësisht dallohen nga njëra tjetra.

3. Muhamedi ishte i pa arsimuar[1], ai asnjëherë nuk ishte nxënës dhe nuk mësoi nga asnjë mësues, atëherë a është e logjikshme që një njeri i tillë i paarsimuar të sistemoj një mrekulli juridike të kompletuar dhe pa të meta. Madhështinë e jurisprudencës islame e pranuan të afërmit dhe të largëtit, derisa ai u bë fundament nga fundamntet e jurisprudencës edhe në Evropë. Atëherë si është e mundur që ky i pa arsimuar të hartoj një Kur’an me këtë alegori të fuqishme gjuhësore dhe i dalluar nga veprat tjera, pastaj të paraqesë mrekullinë legjislative të kompletuar që rregullon çështjet shoqërore, ekonomike, fetare, politike etj.. A  do të ishte e mundur që ky libër të jetë vepër e tij..?..

4. Teoria e Kur’anit është e plotë dhe gjithëpërfshirëse që rregullon ekzistencën, jetën, të menduarit, marrëdhëniet ndër qenësore, formën e adhurimit, çështjet e luftës, martesës, çështjet ekonomike etj, atëherë sikur ky libër të ishte nga Muhamedi, sigurisht se Muhamedi nuk do të ishte njeri!. Të gjitha këto sistemime, dhe këto  ligje dhe mendime janë absurd që të arrihen nga një elitë e tërë e dijetarëve dhe ekspertëve sado që të kishin qenë studiues të mëdhenj apo erudit. Njeriu sa do që të ishte erudit dhe i aftë dhe cilado të kishte qenë kultura e tij, është i pamundur që të sistemoj vetëm një çështje prej këtyre çështjeve. Atëherë, çka mendoni ju me tërë këto çështje me llojllojshmërinë dhe diapazonet e tyre. A është e mundur që një i paarsimuar që të rregulloj një sistemim të tillë të plotë në ekzistencë, në jetë dhe në të menduar ?

5. Pse Muhamedi sikur ta kishte hartuar Kur’anin, më pas këtë t’ia japë dikujt tjetër ?. Madhështia dhe krenaria do të ishte më e dukshme për te sikur ai të kishte hartuar një vepër të tillë që nga rivaliteti i tij stagnoi tërë bota. Ai me këtë vepër do të cilësohen si mbinjerëzor dhe kështu do të ngrihej në shkallën më të lartë se njerëzorja. Atëherë, cili ishte interesi apo qëllimi i Muhamedi që të përpiloj një vepër si Kur’ani, e pastaj këtë vepër madhështore që është mrekulli t’ia dhuroj dikujt tjetër ?.

6. Në Kur’an gjejmë informime nga gjeneratat e mëparshme, informata këto të cilat librat e kohës së Muhamedit i trajtonin ndryshe nga Kur’ani. Në të ekzistojnë mrekulli shkencore në ekzistencë, në jetë, në medicinë dhe matematikë[2]. Argumente të tilla gjejmë me dhjeta, bile me qindra. Atëherë a është e logjikshme që këto mrekulli ti ketë regjistruar një njeri i pa arsimuar ?. Si arriti që një i pa arsimuar atë kohë të dinë se toka është e rrumbullakët dha ka formën e vezës [3] ?. Si arriti që një i pa arsimuar të njohë teorinë e ndarjes së universit[4]?. Si e diti ky i pa arsimuar se elementet e materies në ekzistencë janë të njëjta[5]. ? Si e diti një i pa arsimuar se sasia e ajrit në sferat e larta është i pamjaftueshëm për njeriun dhe se atje përjeton ngushtim gjoksi[6] ?. Si e diti ky njeri i pa arsimuar se dielli dhe hëna notojnë në hapësirë[7] ?. Shembuj të tillë kemi me dhjeta e dhjeta.

Si arriti që një i pa arsimuar ti dinte këto të vërteta shkencore të cilat sot bota bashkëkohore po i din dhe zbulon përmes mjeteve shkencore dhe satelitëve.

7. Në Kur’an hasim disa qortime dhe vërejtje që i bëhen Muhamedit, e ato na paraqiten në shumë vende që ne do të përmendim disa prej tyre.

Një sure e tërë e cila ka emrin “Abese” duke filluar nga fillimi ku thotë:”Ai vrenjti (Fytyrën ) dhe u kthye. Ngase atij i erdhi i verbëri, e nuk mund ta dish ti, ndoshta ai do të pastrohet, apo do të këshillohet dhe këshilla do ti bëjë dobi! E ai që nuk ndien nevojë (për Zotin ) pse ka pasuri. Ti atij i vë veshin, po ti nuk ke përgjegjësi, pse asi nuk pastrohet, ndërsa ai që nxiton dhe vjen te ti dhe meqë ai frikësohet e ti nuk nuk e zë asgjë(dhe nuk ia vë veshin fjalës së tij). Abese :1-10.

Pastaj ajeti:”Allahu ta fali ty (Muhamed) gabimin pse atyre ju dha leje.” Et-tevbe:43

Pastaj ajeti: ”Asnjë pejgamberi nuk i takoi të bëjë hile dhe kush bënë hile, ai në ditën e kijametit vjen i ngarkuar me atë që ka bërë..” Ali Imran : 161.

Pastaj ajeti : ”Për asnjë pejgamber nuk qe me vend të ketë robër derisa ta ketë dërmuar me luftë (armikun) në tokë. Ju keni për  qëllim përjetimet e kësaj bote, ndërsa Allahu dëshiron për ju Ahiretin. Allahu mbizotëron çdo gjë, di çka është mirë për robtë“. El Enfal : 67.

Ajeti:” Nuk është e drejtë për Pejgamberin e as për besimtarët të kërkojnë falje për idhujtarët, edhe nëse janë të afërt të tyre..” Et- tevbe : 113.

Ajeti: “ Po të mos ishte dispozita e hershme e caktuar prej Allahut, juve do t’ju kishte goditur një dënim i madh për atë që e morët”.El Enfal :68.

Ajeti: “ Dhe mos huani kurrsesi për ndonjë çështje”Unë do ta bëjë këtë nesër, vetëm në Dashtë Allahu” E kur të harrosh përmende Zotin tënd  dhe thuaj:”Shpresohet se Zoti im do të më japë udhëzim dhe më të afërt prej këtij “. El Kehf : 23-24.

Ajeti:” O ti pejgamber, pse ia ndalon vetes atë që Allahu ta lejoi A krkon me të pajtimin e grave tuaja?Allahu është mëkat falës. Mëshirues”. Et-Tahrim :1

Këto qortime dhe tërheqje vërejtjesh që u përmenden dhe shumë raste të tilla në Kur’an, a është e logjikshme që Muhamedi të jetë autor i Kur’anit e pastaj në këtë formë të qortoj veten e tij? Ekzistojnë raste të shumta kur Muhamedi a.s. dhe shokët e tij kishin qëndrime të ndryshme, pastaj më vonë përmes Kur’anit ndryshonin ato qëndrime, e kjo nënkupton se sikur Muhamedi të ishte autor i Kur’anit ai sigurisht se këto qortime dhe këto ndërrime të qëndrimeve nuk do ti regjistronte në te.

8. Argument tjetër se Kur’ani nuk është vepër e Muhamedit a.s. janë edhe shumë raste nga jeta dhe veprimtaria e tij kur ai kishte nevojë të zgjidhte ndonjë çështje, porse nuk mund të zgjidhte për arsye se prite që ti vjen shpallja nga Krijuesi i tij. Në këto raste ai priti dite dhe net të  tëra, e sikur ai të ishte autor nuk do ti kishte bërë qasjen tij personale.

Kur’ani vepër e arabëve
Arabët atëbotë si prioritet kishin dashurin nga retorikës, letërsisë, poezisë dhe ligjërimit, e për këtë ata organizonin e karnavale të ndryshme. Nga tradita e njohur arabe ishte organizimi i jetës fisnore, andaj jo rrallë herë zhvilloheshin edhe beteja të përgjakshme mes fiseve. Poezia i shërbente atyre për përforcim shpirtërorë dhe ngritje moralit në këto beteja duke lavdëruar fisin e vetë dhe nënçmuar fisin tjetër.

Në anën tjetër mrekullitë e të dërguarve tjerë ishin mrekulli momentale, që shërbenin vetëm për momentin. Mrekullitë janë ngjarje mbinatyrore, jashtë ligjeve të fizikës dhe të natyrës, kurse ai i cili sheh këtë ngjarje përfiton nga ajo në momentin kur e vëren atë. Për këtë arsye mrekullia e Musës a.s. ishte në magji, sepse në kohën e tij ishte e zhvilluar magjia,e  mrekullia e Musës a.s. ishte që të shkatërrojë veprimet e tyre. Urtësia tjetër se mrekullia e Isës a.s. ishte në medicinë, sepse në kohën e tij medicina ishte e zhvilluar, e mrekullia e Isas a.s. ishte që të rrënojë njohurit e tyre..

Kur’ani, erdhi mrekulli për një popull që ishin të njohur në oratori, retorikë, letërsi, poezi dhe ligjërime, e ai i tejkaloi ato përmasa dhe i rrënoi të gjitha. Atëherë si është e mundur që Kur’ani të jetë vepër e arabëve, përderisa apeli për rivalitet ishte dhe ngeli në kontinuitet që ata të hartojnë së paku një sure të ngjashme me Kur’anin?. Mirëpo kurani është mrekulli e përhershme, e sikur arabët të kishin pasur mundësi të hartojnë një kuran të ngjashëm me Kur’anin do ta kishin bërë atë. Kjo nënkupton se Kur’ani nuk është vepër e arabëve, sepse ata u mahnitën me  metodologjinë e Kur’anit, me retorikën dhe tematikën e tij si dhe me legjislaturën e tij, andaj ata që ishin njohës më të mirë të këtij lëmi, iu nënshtruan kësaj mrekullie e pranuan islamin për shkak të pamundësisë së tyre ti përgjigjen atij.

Sikur Kur’ani të ishte vepër arabe, ata do ti ishin përgjigjur ftesës së Kur’anit për rivalitet ku akoma vazhdon një apel i tillë ku thotë:” E në qoftë se jeni të dyshimtë në atë që Ne ia shpallëm gradualisht robit Tonë, atëherë sillni ju një kaptinë të ngjashme si ai dhe thirrni dëshmitarët tuaj pos Allahut, nëse jeni të sinqertë. E mos e paçi bërë e as që do ta bëni kurrë, atëherë ruajuni zjarrit, lëndë e të cilit janë njerëzit dhe gurët, që është i përgatitur për mosbesimtarët”. El Bekare 23-24.

Ajeti tjetër:”Thuaj:” edhe sikur të bashkoheshin njerëzit dhe xhinët për të sjellë një Kur’an të tillë, ata nuk do të mund të bënin si ky sado që do ta ndihmonin njëri tjetrin”. El Isra :88.

Ajeti tjetër:” A mos ata thonë:’Ai e trilloi” Jo, por ata nuk besojnë. Pra, nëse ata janë drejtë le ta sjellin një ligjërim si ai. Et  Tur 33-34.

Rrafiiu thotë: Meqë arabët u treguan të pamundshëm që ti përgjigjen këtij rivaliteti përderisa ata ishin oratorët më të spikatur, kurse ligjërimet ishin mjeshtri i gjuhëve të tyre, kjo është urtësi se këtij rivalitetit që përmendet në Kur’an nuk mund ti përgjigjet askush dhe se kjo është dëshmi gjatë historisë në çdo kohë për pamundësinë e atyre që ishin oratorë më të mirë dhe gjahtarë më të spikatur. Kjo dëshmon se pas tyre nuk mund të vijë një popull tjetër të cilët janë më të dobët në gjuhë dhe alegori, që përziejnë gjuhën e tyre me gjuhë tjera, ndonjë gënjeshtar apo hipokrit e të thorë se vërtetë arabët kishin mundësi të bënin një veprim të tillë, por unë nuk kam mundësi.

Pra, Kur’ani nuk ishte vepër e arabëve pikërisht për shkak të retorikës dhe rivalitetit që i thirri ata. Dalja e Kur’anit nga metoda e shprehjes së arabëve është argumenti se ai është mrekulli dhe se Kur’ani nuk është vepër e njerëzve e as fjalë e Muhamedit. Sikur të mos ishte kjo metodë atëherë arabët do të ishin lavdëruar me te. Pati edhe tentativa për një veprim të tillë siç ishte rasti me Musejlemi Kedhabin i cili kishte filluar të përpiloj një kur’an të ngjashëm, porse realisht ai as që i përkiste as për së afërmi Kur’anit të vërtetë, dallohej nga të gjitha aspektet. Në fund mund të përfundoj me atë se thirrja e Kur’anit për rivalitet ngelë e hapur dhe se mrekullia e tij është e dukshme e kjo argumenton se Kur’ani nuk është vepër e arabëve.

Kur’ani vepër e dikujt tjetër.

z. Gjykatës,

Nëse arabët u treguan të pamundshëm që ti përgjigjen rivalitetit të Kur’anit përderisa ata ishin gjuhëtarët më të mirë dhe në gjuhën e tyre, atëherë a është e logjikshme që Kur’ani të jetë vepër e njerëzve. Përderisa nuk është vepër e arabëve që është në gjuhën arabe, atëherë edhe më e palogjikshme do të ishte që Kur’ani të jetë vepër e romakëve apo persianëve.

Pra, Kur’ani nuk është vepër e arabëve e as e fqinjëve të tyre, atëherë vepër e kujt është ai ?. A është vepër e njerëzve derisa dështuan njohësit më të mirë të gjuhës arabe e ai është në gjuhën arabe dhe flet për traditën e tyre?. Gjithsesi ai është mbi mundësinë njerëzore, atëherë prej nga ka ardhur?. Këtë pyetje i nderuari gjykatës po e lë për ju të mendoni se ju jeni i mençur dhe dini të logjikoni dhe të sillni vendim.

Mrekullit e Kur’ani janë të natyrave të ndryshme, në gjuhë, letërsi, retorikë, përpikshmëri dhe mos kundërshtime mes veti, ligjësime të drejta dhe adekuate, sjellje të informacioneve për çështje të kaluara, për sekrete për të ndryshme etj, . Atëherë, pas tërë kësaj, Prej nga mund të ketë ardhur ky Kur’an ???.


[1] .  Ti (Muhamed) nuk ishe që lexon ndonjë libër para këtij, e as që shkruaje atë me dorën tënde të djathtë, pse atëherë do të dyshonin ata të prishurit. (El Ankebut : 48).
[2]
. Ata qëndruan në shpellën e tyre treqind e nëntë vjet. El Kehf :25
[3]
. E pastaj tokën e sheshoi. En-naziati :30
[4]
. Edhe tokën Ne e kemi shtruar, sa shtrues të mirë që jemi. Edh-dharijati :48
[5] . A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan se qiejt e toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi; a nuk besojnë. El Enbija :30
[6] . Atë që dëshiron ta lërë të humbur, zemrën e tij ia bënë shumë të ngushtë sikur të ngjitej në qiell. El En’am:125.
[7] .. nënshtroi diellin e hënë që çdo njëri udhëton deri në një afat të caktuar… Er-rra’d :2.

Shkrime të ngjashme