Pyetje-Përgjigje

Çka është sutra ?

Pyetje.

Selamu alejqum. Hoxhë efendi, jam lexues i rregullt i shkrimeve tuaja, andaj deshta me të vet ni send se më erdhi shum interesant kur e pash në namazin e xhumasë. Isha në safin e pare në xhami, e ni vlla i joni kur u ngritem me fal namazin para vete e vendoj nji shkop (që në xhami përdoret për varjen e tespihve). Unë u habita me ketë veprim, dhe në fund e pieta, pse e bani këtë gjest, ai më tha: ky veprim asht vaxhib dhe quhet sutra. Unë skam dëgju përpara për këtë, andaj po pyes, sepse nuk kam besim te ai njeri çka asht kjo sutra dhe kur duhet të përdoret ? selamu alejkum.

Përgjigje: alejkum selam.

Elhamdulilah, ves-salatu ves-selamu ala relulil-lah, ve ba’d. I nderuar, nocioni “es-sutretu” në aspektin semantik – gjuhësor do të thotë; mbulesë, perde, porse në terminologjinë e sheriatit islam nënkupton; sendin e venduar falësi i namazit para veti, si, shkop apo diçka tjetër, për të penguar kalimtarët të kalojnë mes tij dhe sendit të venduar [1].

Dispozita e përcaktimit të sutres, sipas dijetarëve të medhhebit hanefij, është sunnet. Kjo dispozitë vërtetohet sipas hadithit të Pejgamberit Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme ku ka thënë: “Nëse dikush nga ju falet, le të përcaktojë para veti sutren, që mos ta lejojë dikë të kalojë para tij.[2]

Pra, përcaktimi i Sutres bëhet me qëllim që të pengojë kalimtarin të bie në mëkat.[3] Sutre duhet të jetë me madhësi (lartësi) prej një dhirai, ose e barabartë me 46.2 cm.

Vëlla i nderuar sutre zakonisht vëndohet kur namazliu e falë namazin në hapsirë, në arë, në livadh, në kopsht, në mal etj, pra në ndonjë vend ku kalojnë njerëzit ose mund të kalojnë njerëzit. Sutra nuk vendohet në xhami, sepse xhamia nuk është vend për shetitje, e sidomos rasti kur ju përcaktoni se ai ishte në safin e pare, e nëse i tërë muri i xhamisë nuk i ka shërbyer për sutre, atëherë si do ti shpërbejë ai shkopi i vogël. Në anën tjetër, nuk është e vërtetë se hukmi i sutres është vaxhib, por është sunnet, nëse ai xhemati ka qenë pasuers i medhhebit hanefij, e nëse nuk ka pasuar medhhebin hanefij, atëherë ju përkujtojmë se te medhhebet tjera nuk ka dispozitë vaxhib, por ka vetëm sunet dhe farz. Por mendoj se ja ai ka kashur t’ia tërheq vëmendjen dikujt se kinse po bënë ndonjë punë të mire, e në realitet tregon vetëm mos njohjen e islamit.

Vall-llahu ealem.



[1] Shih Mu’xhem lugatul fukaha Arabisht – Anglisht, nga Dr.Muhamed Revas kal’xhij dhe Dr. Hamid Sadik Kunejbi.

[2] Transmeton Ebu Davudi dhe Ibni Maxhe.

[3] Merakijel Felah, ngaShurunbulali.

Lini një Përgjigje

Maqedonisht