Dhjetë disiplina shkencore për përcaktimin e përparësisë së fetvasë

Dhjetë disiplina shkencore për përcaktimin e përparësisë së fetvasë
 Shkruan: Jusuf Zimeri
Përcaktimi për dhënien përparësi të fetave nuk mund të bëhet sipas tekeve të individit, por për këtë juristët islam kanë përcaktuar rregulla dhe kritere. Lidhur me këtë dijetari i famshëm Ibni Abidin në veprën e tij “Risaletu resmil muftij”, ka përcaktuar dhjetë kritere-rregulla për dhënien përparësi të fetvasë, e që janë:

Rregulli i parë: Nëse dhënia përparësi njërit mendim i jepet me nocionin “sahih” kurse tjetri me nocionin “Esahu”, atëherë sipas mendimit më të pranuar i jepet përparësi mendimit që vlerësohet me nocionin “Esahu”.

Rregulli i dytë:Nëse njëri mendim shprehet me nocionin “fetva” e mendimi tjetër me ndonjë nocion tjetër, atëherë i jepet përparësi mendimi që shprehet me shprehjen “fetva”, sepse fetva jepet vetëm me atë mendim që është sahih-i saktë.

Rregulli i tretë: Nëse një fetva gjendet në librat Dhahiru err-rrivaje ose në veprat të quajtura “Mutun” dhe fetvaja gjendet në veprat e tjera që quhen “Shuruh”-Shpjegime të mutuneve, atëherë përparësi i jepet fetvasë që gjendet në Mutun.

Rregulli i katër: Nëse njëra fjalë është mendimi i Imam Eadham Ebu Hanifes, e fjala tjetër shprehë mendimin e njërit nga nxënësit e tij, përparësi i jepet mendimit të Imamit Ebu Hanife. Mirëpo nëse mendimin e tij e kundërshton njëri nga nxënësit e tij, atëherë duhet shikuar në fuqinë e argumentit dhe i jepet përparësi mendimit që argumenti i tij është më i fuqishëm. Sipas këtij rregulli vepron Muftija Muxhtehid, kurse ata që nuk janë muxhtehid i japin përparësi mendimit të imam Ebu Hanifes, pastaj mendimit të Ebu Jusufit e më pas mendimit të Imam Muhamedit.

Rregulli i pestë:Nëse njëri mendim gjendet në veprat Dhahiru err-rrivaje, ky mendim ka prioritet ndaj mendimeve të tjerë, dhe nuk lejohet tërheqja nga ky mendim.

Rregulli i gjashtë:Nëse njëri mendim është përkrahur nga shumica e dijetarëve eminent, ky mendim ka përparësi nga mendimi që përkrahet nga pakica e tyre.

Rregulli i shtatë:Nëse një mendim argumentohet mbi bazën e Istihsanit dhe mendimi tjetër mbi bazën e Kijasit, atëherë përparësi i jepet mendimit që është argumentuar me istihsan.

Rregulli i tetë:Nëse njëri mendim është më i dobishëm për Vakëfin, siç e ka shpjeguar El havi, El Kudsij dhe dijetar të tjerë,gjykimi me atë fetva është më i dobishëm se sa të jepet fetva me ndonjë tjetër mendim që ka kundërthënie.

Rregulli i nëntë: Nëse njëra fetva është më e përshtatur për kohën dhe për traditën apo më e lehtë për njerëzit, ajo fetva ka përparësi nga tjetra, për këtë arsye është vepruar me fetvan e dy imamëve në çështjen e inspektimit të dëshmitarëve. Për këtë arsye edhe dijetarët tanë janë tërhequr nga fetvaja e tre krerëve tanë të medhhebit kur thonë se nuk lejohet të merret pagesë për dhënien mësim.

Rregulli i dhjetë: Nëse njëra fetav argumentin e ka më të qartë, asaj fetvaje i jepet prioritet duke u mbështetur në forcën e argumentit.

(Shkëputë nga libri “MEDHHEBI HANEFIJ-(themelimi, dijetarët, literatura dhe terminologjia e tij), autor. Jusuf Zimeri 2017.

Leave a reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *