Dilemat rreth ndërtuesit të Kurshumli Hanit në Shkup

Jusuf ZIMERI

Nuk ka dilemë se njëri nga monumentet më të njohura kulturore historike në Shkup i cili vazhdimisht ua ka tërhequr vëmendjen shumë udhëpërshkruesve dhe studiuesve shekuj me radhë është Hani i quajtur Kurshumli Han. Është i çuditshëm fakti se udhëpërshkruesi turk Evlija Çelebiu nuk e përmendë këtë monument historik gjatë udhëtimit të tij.

Ed. Brauni i cili kishte udhëtuar dhe kishte vizituar Shkupin  flet për këtë Han, adelaide.edu.au kurse Evansi përmend se Kurshumli Hanin shumë bukur e kishte përshkruar Mr. Tozori në librin e tij të parë që kishte përshkruar Turqinë.

Ajo që na e tërheq vëmendjen më së shumti, në çështjen e ndërtimit të Kurshumli Hanit janë tentativat e ndryshme për të devijuar dhe manipuluar me themeluesin dhe ndërtuesin e Kurshumli hanit. Tentativat e tilla nuk janë të rastësishme, porse pas veti bartin motive të karaktereve të ndryshme.

A. Evansi është i mendimit se ndërtimin e  Kurshumli hanit e ka bërë  Mehmad pasha, por gjithashtu potencon se shumë të tjerë para tij kishin thënë se kurshumli hani është vepër e bizantinëve.  Një historian tjetër Get Jurishië çuditërish përshkruan se kurshumli hani është vepër e Car Dushanit ide të cilën e përqafon edhe Stojan Novakoviç historian nga Beogradi. Ngjashëm mendon edhe Jovan Haxhi Vasiljeviçi se kjo vepër është e car Dushanit. Mendime të tilla ka edhe nga të tjerë por ajo që është me rëndësi se historiani bullgar Vasil Kanaçov, kurrsesi nuk pranon këto pretendime të historianëve serb dhe maqedon, edhe pse ai nuk thekson se kush ndërtuesi i Kurshumli hanit.

Salih Asimi, djali i myftiut të Shkupit haxhi Rustem beut në vitin 1932 kishte botuar një  broshurë me emrin “Historia e Shkupit dhe rrethina e tij” në të cilën kur fliste për Kurshumli hanin thote: se ky han është vakëf i të ndjerit Muslihudin hoxhes, i cili është lënë vakëf në shërbim të xhamisë Duqanxhik. Ky autor vetvetiu nuk vërteton ndërtuesin e tij, por na shpien drejt një piste ku duhet kërkuar të vërtetën rreth ndërtimit të këtij objekti gjigant.

Profesori i dikurshëm në Medresenë e Shkupit, e më vonë profesor në fakultetin teologjik në Ankara Tajib Okië, në arkivin e drejtorisë së vakëfit në Ankara kishte gjetur një përshkrim të vakufnames së xhamisë së Duqanxhikut të Kurshumli hanit dhe objekteve tjera në Shkup dhe më gjërë ku qartë vërehet se kush është themeluesi i kurshumli hanit.

Gjatë vizitës që kishte bërë prof. Dr. hasan kaleshi në Stamboll në vitin 1969 përmes një miku të tij Ismail Eren, kishte arritur te një përshkrim origjinal i vakëfmnames së duqanxhikut, kurse vetëm një vit më vonë 1970 i kishte rënë në dorë edhe fotokopja e vakëfnames origjinale. Dr. Hasan Kaleshi këtë vakëfname e përshkruan duke thënë:’ Edhe pse kam pasur në dorë shumë vakëfname tjera, kjo vakëfname ishte nga vakëfnamet më të bukura, si nga ruajtja ashtu edhe nga kompozimi i saj, letra e saj aspektet gjuhësore ortografike si dhe në konstruksionin e fjalëve dhe fjalive. Vakëfnamaja ishte e gjatë 6.34 m kurse e gjërë 38.5 cm., ishte e shkruar në gjuhën arabe me shkronja ngjyrë ari, kurse shkronjat ishin të lokalizuara që lehtësonte leximin dhe zbërthimin e vakëfnames.

Është interesant për tu përmendur fakti se kjo vakëfname për dallim nga tjerat në  vete përmbante elemente që e dallonin nga vakëfnamet tjera dhe juridikisht ishte e  shumë kompletuar si akt juridik.

Nëse bëjmë analiza të detajizuara në këtë vakëfname, na qartësohen shumë gjëra, e në mesin e tyre edhe themeluesi dhe ndërtuesi i këtij objektit gjigant të quajtur Kurshumli han.

Në tekstin e vakëfnames së Muslihudin Abdul Ganit, që është vërtetuar 01 – 10. 01. 1550, nga gjykatësit e Shkupit dhe të Vushtrisë, në mes të tjerash ku sqarohet për ndërtimin e Hanit dhe objekteve tjera, konkretisht për hanin thuhet: Këtë han e ka lënë vakëf ai i cili “themeloi dhe ngriti themelet e tij” në rrethin dhe vendin e njohur, në qytetin e Shkupit në lagjen e quajtur Tanri Vermish. Më tutje vakëfnamja përshkruan kufijt e këtij objekti në detaje. Nga kjo që shihet në vakëfname qartë nënkuptohet se hanin e kishte themeluar Muslihudin Abdul Gani, sepse në te përmendet folja e gjuhës arabe “es-sesehu” që nënkupton se ai e kishte themeluar, për dallim nga vakëfnamet tjera të cilat asnjëherë nuk e përdorin këtë shprehje në vakëfname. Kjo na përkujton edhe në një urtësi hyjnore dhe në zgjuarsinë e autorit ngase sikur ai të kishte parandjenja se dikush pas tij këtë vepër madhështore do të bëjë përpjekje ta përvetësoj për interesa të ndryshme, andaj edhe përdori këtë formë më të lartë të shprehjes në dokumentin e tij.

Nga kjo që u tha qartë na jep të kuptojmë se thëniet e mendimtarëve dhe historianeve serb dhe maqedon për përvetësimin e këtij objekti kapital janë vetëm tentativa të kobshme që nuk zënë vend në realitetin e këtij nënqielli. Zbardhja e vakëfnames së Muslihudinit, gjithashtu nënkupton se ky objekt është Vakëf që i dedikohet mirëmbajtjes së institucioneve fetare, sepse është vakëf i xhamisë së Duqanxhikut, e nuk është vepër e karakterit profane siç pretendon dikush.

Lini një Përgjigje