Opinione, Tregime Islame

Disa xhami historike në Mekke Mukerreme

Mr. Taxhedin Bislimi

1.Mesxhidul Xhinn – Xhamia e Xhinëve

Kjo xhami u emërua me këtë emër sepse, një natë Pejgamberi a.s. kishte takim me Xhinët. Këtë natë Pejgamberin a.s. e shoqëroi Abdulla b. Mes’udi. Me të arritur në këtë vend, Pejgamberi a.s. me qëllim për ta mbrojtur Abdullahin, për rreth tij me këmbë bëri një rreth që Xhinët të mos kenë mundësi t’i afrohen atij. Pastaj erdhën Xhinët dhe u besatuan me Pejgamberin a.s.. Xhinët edhe më herët ishin takuar me Pejgamberin a.s në vendim e quajtur ‘Nehle’ derisa Pejgamberi a.s. ishte duke u kthyen nga Taifi. Në vendin ku kishte qëndruar Abdulla b. Mes’udi i rrethuar, po në atë vend është ndërtua kjo xhami dhe është emërua me këtë emër “Mesxhidul Xhinn – Xhamia e Xhinëve’.

Këtë ngjarje e tregon vetë Abdullah b. Mes’udi r.a.i cili në transmetimin e tij thotë: një ditë derisa i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ishte në Mekke u tha shokëve të tij:

 ” من أحب منكم  أن يحضر أمر الجن فليفعل، فلم يحضر منهم أحد غيري”

Kush dëshiron të prezantoj dhe të shoh Xhinët letë vij por përveç meje askush tjetër nuk prezantoi” [1]. U nisëm derisa arritëm në krye të Mekkes, e atje Pejgamberi a.s. me këmbën e tij, rrethe meje bëri një vijë dhe më urdhëroi të qëndroj brenda saj.  Pastaj u largua pakë nga unë dhe filloi të lexojë Kur’an, më pas e rrethuan shumë krijesa të zeza, na ndanë mes mua dhe atij, saqë edhe zërin nuk ia dëgjoja Pejgamberit a.s. Pastaj filluan të tërhiqen dhe të shkojnë si mjegullat njëri pas tjetrit derisa nuk mbetën vetëm disa nga ato. Në kohën e mëngjesit u lirua nga ato, u largua pak dhe kreu nevojën, pastaj erdhi te unë dhe më tha: Ç’u bë ma ata- Ku shkuan’? Ja këtu janë o i Dërguari i All-llahut, i thashë, atyre u dha disa eshtra dhe bajga, pastaj ndaloi që dikush të pastrohet me asht apo bajgë.

Në një transmetim tjetër Abdullah b. Mes’udi thotë: Natën e Xhinëve shkova unë me të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. derisa arritëm në Xhehun (emër vendi në Mekkë). Aty më rrethoi me një vij, pastaj, u afrua drejt tyre, dhe rreth tij u grumbulluan në mënyrë të denjë, unë ti largoj, i tha një nga zotëritë  e tyre i cili, quhej Verdan, Thuaj: Mua askush nuk mund të më mbrojë nga dënimi i All-llahut,  iu përgjigj (Pejgamberi a.s.). Në këtë raste Ibni Mes’udi thotë: Xhinët afroheshin afër vijës por nuk e kalonin, pasi e vërenin vijën drejtoheshin dhe shkonin te i Dërguari a.s.. Kjo xhami u rindërtua në vitin 1421h[2].



[1] Sabuni. Muhamed Ali, Muhtesar tefsir ibni kethir, 3/325.

[2] Sabuni. Muhamed Ali, Muhtesar tefsir ibni kethir, 3/325. Abdulganij, Tarihu Mekke, fq,132.

Lini një Përgjigje

Maqedonisht