Dispozita e vizitës së varrit të Pejgamberit Alejhis-selam

Prof. Dr. Nurudin Itri

Ekziston konsensus (ixhma) për faktin se dispozita e vizitës së varrit të Pejgamberit a.s. është Sunnet. Për këtë dëshmon Dijetari eminent el Kadi Ijad në veprën e tij “Eshifa” (2/148-149) thotë: Vizita e varrit të Pejgamberit s.a.v.s. është sunet  nga sunetet e muslimanëve, e për këtë ka konsensus të ummetit.n konsensusi i muslimanëve në çdo vend dhe kohë, e për këtë kanë sqaruar dijetarët eminent të Ummetit siç është Kadi Ijadi, Imam Neveviju, Kemaludin ibni el Humami, Sundiju dhe shumë të tjerë.

Dijetari Hafidh Ibni Haxher Askalani në “fet’hul Bari” (3/43) thotë: vizita e varrit të Pejgamberit s.a.v.s. është prej veprave më të mira, prej afrimeve më të mira që bënë te All-llahu xh.sh., kurse ligjësimi i vizitës është vërtetuar me konsensus pa asnjë dilemë.

Imami dhe muhadithit El Kastalani në veprën “el mevahibu ed-dinije” (3/504) thotë: Dije se vizita e varrit të ndershëm konsiderohet nga afrimet më të mëdha te Allahu xh.sh. dhe nënshtrimeve më të shpresuara, rruga drejt derexheve – sevapeve më të ngritura, e kush beson ndryshe nga kjo, është zhveshur nga petku islam, dhe ka kundërshtuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij.

Disa mendojnë se vizita e varrit të Pejgamberit a.s. është vaxhib.

Pra ka edhe mendime se vizita e varrit të Pegamberit a.s. është vaxhib.

Shumica dërmuese e dijetarëve janë të mendimit se vizita e varrit të Pejgamberit a.s. është sunnet, e kjo është edhe fetvaja e zgjedhur te katër medhhebet. (shih:Fet’hul kadir 2/336, Redul muhtar, 2/353, el Mugni, 3/556, etj.)

Mirëpo ka disa dijetarë që thonë se kjo vizitë ka dispozitën e Sunnetit të fortë (sunneti muekkede), që i afrohet shkallës së vaxhibit. Këtë fetva e gjenë te disa dijetarë nga medhhebi Hanefij, si fikhisti i njohur Mahmud el Musililj, Es_sundiju  dhe Alij el Karij. (shih; el ihtijar sherhul muhtar 1/173,).

Njëri nga fikhistat e medhhebit Malikij, ebu Amri tregon se Musa b.isa ka thënë se vizita e varrit të Pejgamberit a.s. është vaxhib., të njëtjin mendim e kanë edhe dhahiritë.(shih: e l mevahibu edinije nga Kastalani, 2/504)

Argumentet ku mbështeten këto mendime.

Nga Kur’ani.

Allahu xh.sh. thotë: ”E sikur të vinin ata te ti, pasi që ta kenë dëmtuar veten e tyre…” (En-Nisa:64). Vërtetë i Dërguari i Allahut s.a.v.s. është i gjallë në varrin e tij, edhe pas vdekjes së tij, ashtu siç janë dëshmorët të gjallë siç e vërtetonë edhe Kur’ani. Është e vërtetë fjala e tij kur thotë: “Pejgamberët janë të gjallë në varret e tyre” (e ka regjistruar ebu Ja’liu në musnedin e tij dhe e ka sqaruar dhe vlerësuar el Menavi si hadith sahih në veprën e tij “Fejdul Kadir” (3/184), gjithashtu ka përpiluar edhe Bejhekiju një pjesë të tij. Më gjërë shih veprën; “Nejlul evtar” 5/94).

Në sahihin e Muslimit ku rrëfen për ngjarjen e Isras thotë:”Naatën e Isras, kalova pran varrit të Musas a.s., e ai ishte i ngritur dhe falej në varrin e tij” (Muslimi, fil fedail, Fedail musa alejhis-selam 7/102, Nisaiju fi ihjai el-lejli, te kapaitulli namazi i pejgamberit të Allahut Musas a.s.)3/175)

Nga Sunneti.

Argument nga Sunneti për vizitën e varrit të Pejgamberit s.a.v.s. kemi hadithin ku ka thënë: “Vizitoni varrezat, sepse ato përkujton në vdekjen” (Muslimi, babu isti’dhani en-nebij s.a.v.s. 3/65) Pra, Pejgamberi a.s. urdhëroi që të vizitohen varrezat në përgjithësi, kurse vizita e varrit të tij në veçanti është më me përparësi, ngase urdhri për vizitën e veçantë, pra të varrit të tijë përfshihet brenda urdhrit të përgjithshëm. Ekzistojnë shumë hadithe ku vërtetojnë vizitën e Mustafas s.a.v.s., e në mesin e tyre po paraqesim disa prej tyre.

Pejgamberi a.s. ka thënë: “kush më viziton mua pas vdekjes sime, është ngjajshëm sikur të më ketë vizituar gjatë jetës sime”

Transmeton nga Pejgamberi s.a.v.s. Hatibi te Ed-Dare Kutni, ibni Omeri poashtu te Ed-Dare Kutni, ebu Ja’li, Bejhekiju dhe ibni Adiju, Aisheja te Taberani në el Evsat dhe ibni Abasi te el Ukajliju. (më gjërë shih veprën “Nejlul evtar 5/95, Sunenin e Bejhekiut, 5/246.

Pejgamberi a.s. ka thënë: “kush e viziton varrin tim, i obligohet shefati im”.

Këtë hadith e ka transmeton Ibni Omeri Allahu qoftë i kënaqur me të,  i regjistruar te Dare Kutni dhe Ibni Huzejme, Bejhekiju, Taberaniju dhe të tjerë, dhe hadithin e kanë konsideruar sahih disa dijetar eminent si ibni Sekni, Abdulhaki dhe Tekijudin Es-Sebki (shih: Nejlul evtar, dhe  Sherhul Karij ala eshifa, 2/149) edhe atë për shkak të shumë transmetimeve dhe dëshmive të shumta. (Shih: sherh Ez-Zerkaij ala el mevahib 8/298).

Nga arabishtja: Jusuf ZIMERI

Leave a reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *