Jurisprudencë, Shkrime Autoriale

Dispozitat e Mirathit në Kur’anin Fisnik

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Nisur nga fakti se Kur’ani është burimi i parë dhe thelbësor i legjislacionit Islam, dispozitat dhe normat e së drejtës së trashëgimisë në Kur’anin famëlartë janë të paraqitur në dy mënyra:

1. Dispozitat e trashëgimisë të përfshira në mënyrë globale dhe universale duke i dhënë të drejtë juridike trashëgimtarit për trashëgimi, por duke mos përcaktuar në mënyrë të prerë sasinë e trashëgimit të tij, e këtë e argumentojnë ajetet e poshtëshënuara:

Allahu xh.sh. thotë:

{ لِلرِّجَالِ نَصِيبٌ مِمَّا تَرَكَ الوَالِدَانِ وَ الأقْرَبُونَ وَ لِلنِّسَاءِ نَصِيبٌ مِمَّا تَرَكَ الوَالِدَانِ وَ الأقْرَبُونَ مِمَّا قَلَّ مِنْهُ أَوْ كَثُرَ نَصِيبًا مَفْرُوضًا {7} وَإِذَا حَضَرَ القِسْمَةَ أُولُوا القُرْبَى وَ اليَتَامَى وَالمَسَاكِينَ فَارْزُقُوهُمْ مِنْهُ وَ قُولُوا قَوْلاً مَعْرُوفًا

“Meshkujve u takon pjesë nga pasuria që e lënë prindërit e të afërmit (pas vdekjes), edhe femrave ju takon pjesë nga ajo që lënë prindërit e të afërmit, le të jetë pak ose shumë ajo që lënë, ju takon pjesë e caktuar (nga Zoti). Kur të prezantojnë (në pjesëtimin e pasurisë që ka lënë i vdekuri) të afërmve, bonjakëve dhe varfanjakëve (që nuk janë pjesëtarë në trashëgimi), jepuni nga ajo (pasuri e lënë) dhe atyre thuaji fjalë të mira”.

Nga këto ajete kur’anore në mënyrë të qartë shihet se dispozitat e të drejtës së trashëgimisë nuk janë të definuara dhe të prera, por janë universale. Në këtë kontekst, vlen të theksohet se ky ajet kur’anor është ajeti i parë i cili rrënjësisht dhe në mënyrë të prerë përmirësoi gjendjen e trashëgimisë edhe të gjinisë femërore, duke e bërë të barabartë me mashkullin në të drejtën e trashë­gimisë.

2. Dispozitat e trashëgimisë me përpikëri përcaktojnë trashëgimtarin dhe sqarojnë sasinë që i takon çdo trashëgimtari nga pasuria e lënë dhe se askush nuk ka të drejtë ta pengojë në atë që i takon. Ajetet që përfshijnë dispozitat e sqaruara në detaje të cilat në vazhdim paraqesim sipas zbritjes së tyre janë:

)يُوصِيكُمُ اللَّهُ فِي أَوْلاَدِكُمْ لِلذَّكَرِ مِثْلُ حَظِّ الأُ نْـثَيَـيْنِ فَإِنْ كُنَّ نِسَاءً فَوْقَ اثْـنَتَيْنِ فَلَهُنَّ ثُلُثًا مَا تَرَكَ وَإِنْ كَا نَتْ وَاحِدَةً فَلَهَاالنِّصْفُ وَلِأَبَوَيْهِ لِكُلِّ وَاحِدٍ مِنْهُمَا السُّدُسُ مِمَّا تَرَكَ إِنْ كَانَ لَهُ وَلَدٌ فَإِنْ لَمْ يَكُنْ لَهُ وَلَدٌ وَوَرِثَهُ أَبَوَاهُ فَلِأُمِّهِ فَإِنْ كَانَ لَهُ إِخْوَةٌ فَلِأُمِّهِ السُّدُسُ مِنْ بَعْدِ وَصِيَّةٍ يُوصَى بِهَا أَوْ دَيْنٌ آبَاؤُكُمْ وَ أَبْنَأؤُكُمْ لاَ تَدْرُونَ أَيُّهُمْ أَ‎َفْرَبُ لَكُمْ نَفْعًا فَرِيضَةً مِنَ اللَّهِ إِنَّ اللَّهَ كَانَ عَلِيمًا حَكِيمًا {11}

“All-llahu ju urdhëron për (çyshten e trashëgimit) fëmijët tuaj: për mashkullin hise sa për dy femra; nëse janë (trashëgimtare) vetëm femra, dy e më shumë, atyre ju takojnë dy të tretat e pasurisë që trashëgohet; nëse është një femër, asaj i takon gjysma; për prindërit, për secilin nga ata, ju takon e gjashta nga ajo që ka lënë (i vdekuri) nëse ka fëmijë; e në qoftë se (i vdekuri) nuk ka fëmijë e atë e trashëgojnë (vetëm) prindërit, atëherë nënës së tij i takon një e treta; në qoftë se ai (i vdekuri) ka vëllezër, nënës së tij i takon vetëm një e gjashta, (kjo e drejtë në trashëgim bëhet) pasi të kryhet (vasijjeti) që ka lënë dhe pasi të lahet borxhi; ju nuk dini se kush është më afër dobisë suaj. (Ky përcaktim është) Urdhër nga Allahu. Vërtet Allahu është më i Dijshmi, më i Urti”[1].

وَلَكُمْ نِصْفٌ مَا تَرَكَ أَزْوَاجُكُمْ إِنْ لَمْ يَكُنْ لَهُنَّ وَلَدٌ فَإِنْ كَانَ لَهُنَّ وَلَدٌ فَلَكُمُ الرُّبُعُ مِمَّا تَرَكْنَ مِنْ بَعْدِ وَصِيَّةٍ يُوصِينَ بِهَا أَوْ دَيْنٍ وَلَهُنَّ الرُّ بُعُ مِمَّا تَرَكْتُكمْ إِنْ لَمْ يَكُنْ لَكُمْ وَلَدٌ فَإِنْ كَانَ لَكُمْ وَلَدٌ فَلَهُنَّ الثُّمُنُ مِمَّا تَرَكْتُمْ مِنْ بَعْدِ وَصِيَّة تُوصُونَ بِهَا أَوْ دَيْنٍ وَإِنْ كَانَ رَجُلٌ يُورَثُ كَلاَلَةٌ أَوِ امْرَأَةٌ وَلَهُ أَخٌ أَوْ أُخْتٌ فَلِكُلِّ وَاحِدٍ مِنْهُمَا السُّدُسُ فَإِنْ كَانُوا أَكْثَرُ مِنْ ذَلِكَ فَهُمْ شُرَكَاءٌ فِي الثُّلُثِ مِنْ بَعْدِ وَصِيَّةٍ يُصَى بِهَا أَوْ دَيْنٍ غَيْرَ مُضَارٍّ وَصِيَّةً مِنَ اللَّهِ وَاللَّهُ عَلِيمٌ حَلِيمٌ

“Juve u takon gjysma e asaj (pasurie) që e lënë gratë e tuaja, nëse ato nuk kanë fëmijë, por nëse ato kanë fëmijë, juve ju takon një e katërta nga ajo që lënë ato, pasi të kryhet testa­menti i tyre dhe pasi të lahet borxhi. Atyre (grave) ju takon një e katërta nga ajo që lini ju, nëse nuk kini fëmijë, por nëse keni fëmijë, atyre ju takon një e teta nga ajo që leni pas kryerjes së testamentit që keni përcaktuar ose borxhit. Në qoftë se (i vdekuri) është mashkull ose femër, e trashëgohet nga ndonjë i largët (pse s’ka as prindër as fëmijë) po ka një vëlla ose një motër (nga nëna), atëherë secilit prej tyre u takon një e gjashta, e në qoftë se janë më shumë (se një vëlla ose se nj motër) ata janë pjesëmarrës të barabartë në të tretën (e tërë pasurisë), pas testamentit të porositur ose borxhit, e duke mos dëmtuar (trashëguesit). Ky përcaktim është porositur prej Allahut. All-llahu është i gjithëdijshmi, jo i ngutshëm.[2]

يَسْتَفْتُونَكَ قُلِ اللَّهُ يُفْتِيكُمْ فِي الكَلاَلَةِ إِنِ امْرِؤٌا هَلَكَ لَيْسَ لَهُ وَلَدٌ وَ لَهُ أُخْتٌ فَلَهَا نِصْفٌ مَا تَرَكَ وَهُوَ يَرِثُهَا إِنْ لَمْ يَكُنْ لَهَا وَلَدٌ فَإِنْ كَنَتَا اثـْنَـتَيْـنِ فَلَهُمَا الثُّـلُثَانِ مِمَّا تَرَكَ وَإِنْ كَانُوا إِخْوَةً رِجَالاً وَ نِسَاءً فَلِلذَّكَرِ مِثْلُ حَظِّ الانْثَيَيْنِ يُبَيِّنُ اللَّهُ لَكُمْ أَنْ تَضِلُّوا وَاللَّهُ بِكُلِّ شَيْئٍ عَلِيمٌ{172}

“Kërkojnë përgjigjen tënde. Thuaju: “All-llahu ju përgjigjet për çështjen e “kelale-s” (ai që nuk ka prindër as fëmijë që e trashëgojnë). Nëse vdes një njeri që nuk ka fëmijë, por ka motër, atëherë asaj (motrës) i takon gjysma e pasurisë së lënë. Ai (vëllai) trashëgon tërë atë (që le motra) nëse ajo nuk ka fëmijë. Në qoftë se ato janë dy (motra që trashëgojnë), atyre dyjave u takojnë dy të tretat që lë ai. Në qoftë se janë vëllezër dhe të përzier burra dhe gra, atëherë mashkullit i takon hise dy fish më shumë se sa femrës. All-llahu ju sqaron, ashtu që të mos humbni. All-llahu di për çdo send.”[3]

Në këto ajete kur’anore në mënyrë të qartë vihet në dukje se në të drejtën e trashëgimisë janë përfshirë edhe fëmijët, e të dy gjinive, prindërit, vëllezërit, motrat, bashkëshorti dhe bashkëshortja, kurse sasia e tyre e përcaktuar në bazë të ajeteve është relative dhe atë varësisht nga gjendja e tyre në momentin e ndarjes së trashëgimisë. Ndërkaq, për personat të cilët nuk përmenden në këto ajete, e që kanë bazë juridike për trashëgimi, jepen sqarime në hadithet e Pejgamberit Alejhis-selam.

Në bazë të kësaj që u tha deri më tani, konkludohet se burimet mbi të cilat mbështetet kjo shkencë juridike Islame, janë Kur’ani famëlartë, Suneti i Pejgamberit Salall-llahu alejhi ve sel-leme dhe konsensusi (Ixhmai) i juristëve Islam (Fukahave) por jo edhe analogjia (Kijasi) sepse në këtë lëmi nuk ka vend për analogji.

II.1. Shtyllat (Ruknet) e Mirathit

Shtyllat legale (Ruknet) të mirathit janë pjesë përbërëse pa të cilat nuk mund të ekzistoj institucioni i mirathit. Rukni (Shtylla) sipas përkufizimit të juristëve islam (fukahave) është send nga i cili varet ekzistimi i dispozitës dhe për dallim nga kushti, është pjesë përbërëse e sendit. Ruknet e trashëgimisë janë:

1. Trashëgimlënësi (El Muver-rithu) المُوَرِّث personi i vdekur i cili ka lënë pasurinë. Për trashëgiminë nuk mund të flitet për mbartje derisa është gjallë trashëgimlënësi, ngase trashëgimia si suksesion donë të thotë bartje e disa raporteve dhe të drejtave nga një person me rastin e vdekjes së tij, në tjetrin.

2. Trashëgimtari juridik (El Varithu)الوَارِث  – personi që trashëgon pasurinë pas vdekjes së trashëgimlënësit, dhe për të cilën ka bazë juridike.

3. Prona (El Mevruthu) المَورُوث – pasuria e lënë për trashëgimi pas vdekjes, sepse i vdekuri po nuk ka lënë ndonjë pasuri, atëherë nuk mund të flitet për trashëgimi.

Nga tërë kjo, nënkuptohet se nëse mungon njëra nga këto tri shtylla, atëherë nuk mund të flitet për trashëgiminë.

 Shkaqet e trashëgimisë  اسباب الميراث

قال صاحب الرحبية

أَسْبَابُ المِيرَاثِ الوَرَى ثَلاَثَة                   كل يفيد ربه الوراثة

و هي نكاح وولاء و نسب                  ما بعدهن للمواريث سبب

Shkaqet e trashëgimisë janë ato, të cilat personit i japin të drejtën juridike për të trashëguar. Shkaqet juridike të cilat mundësojnë trashëgiminë e pasurisë nga trashëgimlënësi janë:

1. Afërsia familjare nga gjaku القرابة, nënkupton çdo lidhje familjare të vërtetë që shkak i saj është lindja, që donë të thotë se në të përfshihen paraardhësit (prindërit), pasardhësit (fëmijët) dhe të tjerët që ndërlidhen me të vdekurin përmes tyre.

2. Lidhja për shkak të kurorëzimit legjitim نكاح صحيح. Kjo lidhje është afërsi dispozitive për shkak të kontratës së shëndoshë bashkëshortore .

3. Afërsia dispozitive (Hukmen) e cila quhet (Velaul itki ولاء العتق ) e që shkaku i kësaj afërsie është kur pronari liron robin e tij dhe për hir të asaj që ai i ka rehabilituar lirinë, posedon të drejtën e trashëgimit me vdekjen e tij nëse ai nuk posedon trashëgimtare më të afërt.

Pengesat e trashëgimisë موانع الارث

وَ يُمْنَعُ الشَّخْصُ مِنَ الْمِيرَاث               وَاحِدَةٌ مِنْ عِلَلٍ ثَلاَثٍ

رِقٌ وَ قَتْلٌ وَاخْتِلاَفُ دِينٍ                  فَافْهَمْ فَلَيْسَ الشَّكَُ كَالْيَقِينِ

Pengesat juridike të trashëgimisë janë ato dukuri të cilat pengojnë të drejtën e trashëgimisë. Pengesë juridike për trashëgimi në terminologjinë e sheriatit Islam konsiderohet dukuria e cila ia humb personit të drejtën juridike të trashëgimisë edhe pse shkaku i trashëgimisë ekziston. Me këtë rast, kur ekziston kjo pengesë juridike, ekzistimi i personit trajtohet njëjte si me mosekzistimin e tij. Këto pengesa janë: Pengesat e trashëgimisë të cilat do të trajtohen në vazhdim janë: robëria, mbytja, dhe ndryshimet fetare.

 Robëria

Robëria është pengesë juridike që pengon njeriun për kryerjen e veprimeve që i kryen një i lirë si p.sh., dëshmia, kujdestaria etj. Andaj, personi i cili është rob nuk trashëgon nga të afërmit e tij, sepse pasuria e tij konsiderohet si pasuri e pronarit të tij, e nëse trashëgon nga të afërmit, atëherë konsiderohet se ka trashëguar një i huaj kurse pronari i tij nuk ka të drejtë trashëgimie te familja e tij.

 Mbytja

Personi i cili trashëgon  الوارثnëse e mbyt trashëgimlënësin المورث nuk ka të drejtë të trashëgojë nga ai. Këtë e vërteton hadithi i Pejgamberit a.s. ku ka thënë:

-عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ قَالَ لَا يَرِثُ الْقَاتِلُ مِنَ الْمَقْتُولِ شَيْئًا *

Mbytësi nuk trashëgon asgjë nga pasuria e të mbyturit.”[4]

Gjykohet kështu ngase trashëgimtari (Varithi), ka shpejtuar në marrjen e pasurisë që i takon, andaj te juristët islam (fukahat) është i njohur rregulli juridik se: ”Kush shpejton të marrë një send para kohe, sanksionohet me mos marrje asgjë nga ai”. Sipas mendimit të fukahave të medhhebit hanefij, mbytja e cila konsiderohet pengesë për trashëgimi është çdo mbytje e cila paraqet vepër penale dhe për të ka dënim, ndërkaq kur është në pyetje mbytja me të drejtë, që do të thotë, ekzekutohet si formë e ndonjë sanksioni si p.sh. prostitucioni, atëherë nuk pengon të drejtën e trashëgimisë.

Ndryshimet fetare

Dijetarët Islamë janë unik, se muslimani nuk trashëgon nga jomuslimani e as jomuslimani nga muslimani, e këtë e vërteton hadithi i Pejgamberit Alejhis-selam ku thotë :

لَا يَرِثُ الْمُسْلِمُ الْكَافِرَ وَلَا الْكَافِرُ الْمُسْلِمَ

“Muslimani nuk trashëgon nga Kafiri, e as kafiri nga muslimani”[5]

Me këtë rast, renegati (murtedi), nuk posedon të drejtën e trashëgimisë nga muslimanët. Temë diskutimi mes fukahave islam është trashëgimia e të afërmeve të murtedit nga murtedi. Sipas mendimit të Shafive dhe Malikive nuk trashëgohet nga murtedi, por pasuria e tij sekuestrohet si pronë e muslimanëve, kurse sipas mendimit të Hanefive, pasurinë e murtedit e trashëgojnë të afërmit e tij, e ky është mendimi edhe i Ebu Bekrit, Ibni Mes’udit dhe Aliut (RadiAll-llahu anhum.)



[1] En-Nisa :11

[2] En Nisa : 12

[3] En-Nisa : 176

[4] Buhariu

[5]  Buhariu

Lini një Përgjigje

Maqedonisht