Duaja e kunutit

Pyetja:
Selamun Alejkum. Nje pytje hoxh i nderuar, ne salati vitrim ne reqatin e tret, masi te mirret tekbiri, a vet Pejgamberi a.s e zgjedhi duan e Allahume inanesteinuke, (duaja e kunutit ne mos gabofsha), a po i erdh obligim nga ana e Zotit?
Respekt me te mira…Përgjigja:

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

I Nderuari, (plaku pa pa mjekërr- edhe pse më mirë do kishte qenë me mjekërr) sa i përket pyetjes suaj duaja: All-llahum-me in-na nesteinuke…) duaja e Kunutit, lexohet në namazin e vitrit pas marrjes së tekbirit të kunutit. Sipas dijetarëve të medhhebit hanefij, pas marrjes së tekbirit të kunutit duhet të lexohet kjo lutje, (edhe pse te medhhebet tjerë ka mendime edhe pët lutje tjera). Mirëpo përderisa ne jemi zbatues të medhhebit hanefij, atëherë zbatojmë këtë që parashihet sipas medhhebit hanefij. Ky mendim I dijetarëve të medhhebit hanefij mbështet në hadithin e transmetuar nga Ata b. Es-Saibi, ky nga Abdurrahmani I cili ka thënë: na e mësoi neve Ibni Mes’udi që pas tekbirtit të kunutit të lexojmë: /All-llahumme inna nesteinuke ve nestagfiruke ve nu’minu bike ve netubu ilejke ve netevekkelu alejke nuthni alejkel hajre kul-lehu neshkuruke ve la nekfuruke ve nahleu ve netruku men jefxhuruke. All-llahumme ijjake na’bugu ve leke nusal-li ve nesxhudu ve ilejke nes’a ve nahfedu nerxhu rtahmeteke ve nahsha adhabeke inne adhabeke bil kuffari mulhikun/.” Ngjajshëm vërtetohet edhe nga hadithi poashtu I Atait por me transmetim nga Ubejd b. Umejri e ky nga Omer b. Hatabi r.a.

I nderuar, kjo dua është nga Pejgamberi a.s. sepse teksti nuk është nga Allahu xh.sh., por duhet të kemi të qartë një  send, se Pejgamberi s.a.v.s. ka qenë dhe është burim i sheriatit Islam, sepse Pejgamberi a.s. në çështjet fetare asnjëherë nuk ka folur nga hamendja e tij, por vetëm ashtu si i është shpallur, apo si është inspiruar nga Allahu xh.sh.. Këtë e vërteto Kur’ani Fisnik. Nga kjo nënkuptohet se kjo lutje është nga Pejgamberi a.s., por me insiprimin nga Allahu xh.sh.

Shpresoj të kemë qenë i qartë, Allahi qoftë razi me këtë.

Me nderime. Jusufi.

Llojan, Nëntor 2011

2 komente
  1. DUAJA E KUNUTIT

    “All-llahumme inna nesteinuke, ve nestagfiruke, ve nestehdike, ve nu’minu bike, ve netubu ilejke, ve netevekkelu alejke, ve nuthni alejkel-hajre kul-lehu, neshkuruke, ve la nekfuruke, ve nahleu ve netruku men jefxhuruke”. “All-llahumme ijjake na’budu, ve leke nusal-li ve nesxhudu. Ve ilejke nes’a ve nahfidu. Nerxhu rahmeteke ve nahsha adhabeke. Inne adhabeke bil-kuffari mulhik”. Allahu u shpërbleftë por si shifet e keni haru një fjalë;- ve nestehdike, por nejse se sprish punë pasi e kuptojmë se si duhet të jetë duaja e kunutit. Allahu u shpërbleftë dhe bekoftë!

  2. Esselamu Alejkum deshta me ju pyt a ngriten duart gjat tekbirit para shkuarjes ne ruku ne rekatin e fundit ne namazin e vitrit?

Lini një Përgjigje