Ebu Es-Suud

898-982 = 1493-1574
Muhamed b. Muhamed Mustafa el Imadij ebu Es-Suud . Dijetar i medhhebit hanefij, mufesir dhe muftij në pushtetin osman. Ka lindur në një fshat afër Stambollit, kurse mësimet e para i kishte marrë nga i ati i tij dhe nga të tjerë, e në mesin e tyre ishte dijetari i njohur el Mevla Kadiriju. Kishte punuar një kohë të gjatë si ligjërues nëpër xhami të ndryshme. Më vonë emërohet gjykatës i Brusës, pastaj edhe gjykatës i Stambollit. Më vonë ishte emëruar edhe gjykatës ushtarak në vilajetin e Rumelisë ku kishte qëndruar tetë vite në këtë post. Pas këtij posti në vitin 952 h. emërohet muftij ku ushtroi këtë post afër tridhjet vite. Gjat qëndrimit në këtë post ishte shumë i sukseshëm ku i regjistronte edhe fetvat e tija. Ebu Suudi ishte shumë i devotshëm, mistik dhe punëtor, por angazhimi i tij kohë të gjatë në postin e muftis nuk ia mundësoi të merret shumë me shkrime, me përjashtim të tefsirit të tij të quajtur “Irshadul akli es-selimi ila mezaja el kitabil kerimi”. Ebu Suudi ishte marrur edhe me poezi që disa prej tyre i kishte të botuara. Vdiq në Stamboll e xhenazja e tij u fal në xhamin e sultan Muhamedit, kurse trupi i tij u varros afër varrit të ebu Ejub el Ensariut r.a..

Leave a reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *