Tregime Islame

Ebu Hanifja dhe fëmija

Jusuf ZIMERI

Një ditë Imam Ebu Hanifja Allahu e mëshiroftë, me disa shokë duke shkuar në xhami, e pa një fëmijë i cili merrte abdes, dhe lotët i shkonin sikur lumi duke qarë. Kur e pa Ebu Hanifja, iu afrua dhe e pyeti: Pse po qan o djalosh ? Ai tha: O Imam, më le në gjendjen time, kam hallin tim! Imami këmbënguli të dijë dertin dhe hallin e djaloshit që ta ndihmojë, andaj ai iu përgjigj: Lexova në Kur’an ajetin ku Allahu xh.sh. thotë: “Frikohuni nga zjarri që lënda djegëse e tij janë njerëzit dhe gurët, është i përgatitur për pabesimtarët” . Ebu Hanifja për ta qetësuar fëmijën i tha: Po, kjo është e vërtetë, por ti je ende i vogël, ende je fëmijë, e ky ajet nuk ka të bëjë me ty . Po po o Imami jonë, tha fëmija, por kur dëshirojmë të ndezim zjarrin, a nuk i vëndojmë drunjtë e vegjël në fillim që të ndezen të mëdhenjtë !!!

Ebu Hanifja u shtang për momentin dhe iu drejtua shokëve: Pasha All-llahin ky fëmijë i friket Allahut më shumë se ne .

Lini një Përgjigje

Maqedonisht