Përkthime, Tregime Islame

Ebu Hanifja dhe nëna e tij

Përktheu dhe përshtati: Jusuf ZIMERI

Fëmija gjithnjë është i vogël në sytë e prindit. Nëna e Ebu Hanifes një ditë e pyeti djalin e saj për një çështje të fikhut. Pasi Ebu Hanifja iu përgjigjë me diturinë e vet, ajo i tha: Nuk e pranoj përgjigjen nga ti, dua ta ndëgjojë nga Abu Zer’a.

Ebu Hanifja shkoi e thirri Ebu Zer’an, erdhi të nëna e tij dhe Ebu Hanifja të njëjtën pyetje ia parashtro Ebu Zer’s para nënës së tij. Abu Zer’a i tha: Ti je më dijetar se unë dhe më fikhist o Ebu Hanife, andaj jepi përgjigje. Ebu Hanifja i tha: Unë i dhashë përgjigje, por ajo donë të dëgjojë nga ju. Ebu Zer’a tha: Përgjigja  është ashtu si është përgjigjur Ebu Hanifja dhe shkoi.

Një ditë tjetër nëna e Ebu Hanifes e urdhëroi Ebu Hanifen të shkojë te  Omer b. Dherri që ta pyes për një çështje. Shkoi Ebu Hanifja, e Omeri i tha: Ti po më pyet për këtë?!. Ebu Hanifja tha:  Nëna më ka urdhëruar për këtë. Atëherë Omeri i tha: Si është përgjigja e kësaj çështjeje? Ebu Hanifja iu përgjigj, e ai e përsëriti para tij, që t’ia dërgojë nënës së tij përgjigjen e saktë. Pastaj Ebu Hanifja u kthye te nëna e tij i tregoi për atë që kishte thënë Omeri, dhe ajo u kënaq dhe u qetësua. Andaj Ebu Hanifja për prindërit e tij dhe për mësuesin e  tij Hamaden lutej pas çdo namazi, dhe jepte sadeka për to për çdo muaj nga 20 dinar.

Lini një Përgjigje

Maqedonisht