Biografi, Shkrime Autoriale

Ebu Seid El Berdeij (?-317h/? 929m)

Shkruan:Jusuf ZIMERI

Ahmed b. El Husejn ebu Seid el Berdeij[1]. Emri i tij El Berdeij ndërlidhet me vendin e quajtur Berdea, në Adherbejxhanin e largët. Ishte dijetar i dijetarëve të shkollës juridike hanefite në Bagdad. Berdeiju kishte mësuar nga Ebu Alij Ed-Dekaki dhe nga Musa b. Nasri. Berdeiju nuk kishte treguar aftësi vetëm si nxënës i diturisë, porse, edhe si mësues sepse nga ai kishin dalë dijetar të famshëm si Ebul Hasan el Kerhiju, Ebu Tahir Ed-dubasi, Ebu Amr Et-Taberiu etj. Kishte vdekur i vrarë në një betejë me Keramitët duke qenë në haxh në Meke. Vepra e tij e njohur është “Mesailul hilaf” e botuer në Tunis, në të cilën përshkruan mospajtimet mes Imam Ebu Hanifes dhe Imam Shafiut në çështjet e fikhut.


[1] .Abdulganij el Gunejmi el Midanij, el-lubab fi sherhil kitab, 1/9 – Tekijudin Abdulkader et-Temimij, Et-tabekatu es-sunije fi teraxhimil hanefije, f. 53

Lini një Përgjigje

Maqedonisht