Shkrime Autoriale

Ebul Fadl El Musilij 599-683h

Alametu ebul Fadl Mexhdudin Abdullah b. Mahmud, b. Mevdud b. Mahmud el Musulij[1]. Ka lindur në qytetin e Musulit në Bagdad në vitin 599 h dhe konsiderohet nga dijetarët e mëdhenj hanefij. Kishte mësuar nga shumë dijetar të vendit, e më pas u shpërngul në Damask ku edhe atje mori mësime nga shumë dijetar e në mesine tyre ishte dijetari njohur Xhemaludin el Hasirij. Ishte dijetar i famshëm dhe posedonte logjikë të fortë, sa që kur jepte fetva nuk kishte nevojë të konsultojë tekstet sepse i dinte përmendësh. Ishte njohës i fuqishën i medhhebit Hanefij. Ishte autor i shumë librave porse libri i tij më i njohur ishte “El Ihtijar lita’lilil muhtar”. Ky libër më vonë është shpjeguar dhe sqaruar nga shumë dijetarë Islam si nga Ebu Abas Ahmed b. Alij Ed-dimeshkiju në librin e quajtur “Et-tahrir”, pastaj e ka shpjeguar Muhamed b. Ibrahim b. Ahmedi në librin e tij të quajtur “Fejdul Gafar”. El Musuliju ishte emruar sy gjykatës i Kufes, porse më vonë ishte shkarkuar për të shkuar në Bagdad ku kishte ligjëruar në xhaminë e ebu Hanifes derisa vdiq në vitin 683 h.



[1] . Abdullah b. Mahmud b. Mevdud el Musilij, el Ihtijar li ta’lilil muhar 11/7,-  Ibni Kutlubuga, taxhu et-teraxhimi fi tabekatil hanefije.- Hajrudin Ez-Ziriklij, El Ealam 4/135 – Ismail pasha el Bagdadi, Hedijetul Arifin.

Lini një Përgjigje

Maqedonisht