Biografi

El -Ustuvij (343-432h = 954-1040m)

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Said b. Muhamed b. Ahmed b. Abdullah ebul Ala el Ustuvaij ebul –Ala En-Nisaburi[1], Kishte lindur në një fashat afër Nisaburit, andaj konsiderohet dijetar i medhhebit hanefij dhe gjykatës i Nisaburit.. Shkencën e fikhut e kishte mësuar nga shumë dijetar por më të njohuri ishin  Alij ebu Nasr b. Sehli. Vepra e tij më e njohur është “ El I’tikad”. Dijetari Abdulmelik thekson se Ustaviu në këtë vepër sinjalizon në pallatin e urtë në Basra nga i cilin kishin dalur shtatëdhjetë gjykatës hanefij, dhe të gjithë ata vërtetonin çështjen e Kaderit, se Allahu xh.sh. ka krijuar të mirën dhe të keqen. Këtë e transmetonin nga ebu Hanifja, ebu Jusufi, Muhamedi, Zuferi dhe shokët e tyre. Ai ka jetuar në Nisabur dhe atje kishte punuar si gjykatës dhe kishte vdekur në postin e gjykatësit.



[1] . Ibni Kutlubuga, Taxhu et-teraxhimi fi tabekatil hanefijeti, – Ismail pasha el Bagdadi, Hedijetul Arifin.

Lini një Përgjigje

Maqedonisht