Shkruan: Jusuf ZIMERI

Ahmed b. Alij Ebu Bekr Err-rrazi el Bagdadi i njohur me nofkën El Xhesasi[1]. Fillimisht kishte mësuar në vendlindjen e tij, e më pas në moshën njëzet vjeçare kishte shkuar në Bagdag dhe kishte mësuar nga dijetari i famshëm hanefij me emrin Ebul Hasan El Kerhiju. Më pas kishte shkuar në Nisabur dhe atje kishte qëndruar derisa kishte vdekur imam Kerhiju në vitin 340h. Hadithin e kishte mësuar nga Et-Taberani Sulejman b. Ahmedi, kurse gramatikën dhe gjuhën arabe e kishte mësuar nga Ebu Alij El Farisiju. Gjithashtu ai kishte edhe shumë nxënës por më të njohurit ishin, Ebu Abdullah Exh-xherxhani, Shejh el Kuduriu dhe Ebu Hasan Ez-zaferani. Xhesasi konsiderohet një nga dijetarët më eminent të medhhebit hanefij dhe i takonte kategorisë së katërt të dijetarëve të medhhebit hanefij. Xhesasi ka shumë vepra por më të njohurat janë: “Sherh muhtesar el Kerhij” nga fikhu, pastaj  vepra “Ahkamul Kur’an”, vepër kjo e cila komenton ajetet Kuranore në aspektin e fikhut dhe përfshinë ajetet që kanë të bëjnë me fikhun n tre volum. Kjo vepër është botuar në 1347 h në Kairo. Ka shpjeguar Muhtesarin e Tahaviut dhe vepra”sherh el Xhamii” nga Shejbani.



[1] . Ibni Kutlubuga,  Taxhu Et-teraxhimi fi tabekatil hanefijeti, – Ismail pasha el Bagdadi, hedijetul arifin

Shkrime të ngjashme