En-Nesefij (461-537h / 1068-1142m)

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Omer b. Muhamed b. Ahmed b. Ismail ebu Hafs Nexhmudin en-Nesefij. Dijetar hanefij i njohur në lëminë e fikut, hadithit, tefsirit, letërsisë dhe historisë. Nesefiu është autor i veprave të shumta, saqë thuhet se numri i veprave të tija arrinë njëqindëshin, por më të njohurat janë; ”El ekmelul etvel” dorëshkrim nga lëmia e tefsirit, “El ish’aru bil muhtari minel esh’ari” njëzet vëllime “Nudhumu el xhamii es-sagiri” dorëshkrim nga fikhu, “Tarihu Buhara”, “Talebetu et-talebeti” e botuar nga lëmia e terminologjis së fikhut, “el akaid” e botuar vepër kjo e cila njihet me emrin Akaidi i Nesefiut si dhe shumë vepra tjera. Ka vdekur në Semerkand.

Shkrime të ngjashme