Falënderim publik

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Të nderuar miq dhe dashamirë ndiej për obligim moral e fetar që publikisht të falënderoj dhe të shprehi mirënjohje për të gjithë ata që ndihmuan në nxjerrjen në dritë të këtyre veprave. Fillimisht falënderoj familjen time që më përgatitën atmosferë për punë në familje, falënderoj shokët të cilët gjithnjë më përkrahët në këtë drejtim, falënderoj recensentët: Mr. Taxhedin Bislimi dhe Sumeja Shabani, Hfz. Irfan Abazin,  redaktorët si dhe lektorët, Mr. Elez Ismaili dhe Selajdin Shabani që pa kursyer ndihmuan në përgatitjen e këtyre dy titujve.

Falënderim të veçantë në këtë rast meritojnë edhe donatorët të cilët me kontributin  tyre mundësuan nxjerrjen në dritë të këtyre veprave, e ato janë: Xhemati i Xhamisë në krye me imamin: Xhamia e Bashkësisë Islame në Chavannes-pres-Renes” në Llozanë – Zvicër, pastaj një grup nga xhemati i Cirihit në krye me H. Ejup Mustafen nga fsh. Llojan, si dhe H. Rexhep Huseinin nga Kërçova. I lutemi Allahut Fuqiplotë që të gjithë këtyre dhe familjeve të tyre, Allahu xh.sh. t’ju dhuroj të mira në jetën e kësaj bote dhe botës tjetër.

Gjithashtu shprehi mirënjohje edhe për një grup aktivistë të dalluar nga Kumanova, të cilët më përkrahën pa rezervë në çdo hap, dhe që me vetë iniciativën e tyre për asnjë moment nuk kursyen mundin e tyre për të organizuar promovimin e këtyre titujve, e ata janë shumë, por në këtë rast do ti kisha dalluar: z. D. Shabani, z. S. Shabani, z. L. Limani, z. M. Ismaili, z. Sh. Osmani, z. I. Beqiri dhe shumë e shumë të tjerë, të cilët me aktivitetet e tyre të pa lodhshme me rastin e promovimit të këtyre dy titujve na e stërmbushën sallën dhe na krijuan një atmosferë festive shkencore, duke na sjellë mysafirë dhe dashamirë të librit she fjalës së shkruar jo vetëm nga Kumanova e Lipkova, por edhe nga: Kërçova, Velesi, Shkupi, Presheva e Ferizaji. Në këtë rast shprehi mirënjohje dhe falënderim edhe për donatorët e këtij promovimi.

Mua në emrin e këtij këshilli organizativ vetëm më ngeli të jem mirënjohës ndaj të gjithëve atyre që prezantuan në këtë manifestim tonin e na nderuan, Allahu i shpërbleftë dhe i nderoftë në dy botët.

A-llahu ju shpërbleftë të gjithve, All-llahu ju bekoftë

Lini një Përgjigje