Pyetje-Përgjigje

Fekondimi artificial përmes gjilpërës

Pyetje:
e selam alejkum kisha nje pyetje serioze sa me perket mua desha ta di a eshte e ndaluar qe gruaja muslimane te ngel shtatezene me ane te gjylperes pra artifical apo eshte e ndalume ne fen tone.

Përgjigje:
Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

I nderuar, fillimisht të theksojmë se kjo çështje nuk ishte e njohur në kohën e shpalljes, pra në kohën e mëhreshme, sepse atëherë njihej vetëm shtatëzënia natyrale që arrihet përmes marrëdhënive të natyrshme mes mashkullit dhe femrës. Metodat tjera janë të më vonshme, respektivisht me zhvillimin e shkencës, dhe quhen fekondime artificiale.
Mirëpo, rreth kësaj çështje dijetarët islam nuk qëndruan durë kryq por dhanë sqarime. Rreth kësaj çështjeje Kolegjiumi i Fetvave në Xhedde  të Arabisë Saudite në vitin 1986, pas debatimit, shqyrtimit dhe analizimit të shumë studimeve rreth fekondimit artificial sollën këto vendime:
Kolegjiumi lejoi lejoi që femra e cila nuk mundë të ngelë shtatëzënë përmes marrëdhënieve natyrore, por që ajo dhe bashkëshorti i saj dëshirojnë të kenë pasardhës, atëherë i lejohet fekondimi artificial, vetëm përmes këtyre tri metodave që janë:
1.    Metoda e parë: Kur merret spermatozoidi i mashkullit dhe përmes gjilpërës mbjellet në miotrën e bashkëshortes së tij përmes fekondimit të të brendshëm artificial.
2.    Metoda e dytë: Kur merret spermatozoidi i mashkullit dhe vezorja e femrës që janë bashkëshortë mes veti  dhe vendohen në epruvetë, e pastaj prej epruvetës morulla vëndohet apo mbjellet në mitrën e femrës, pra në  mitrën e femrës nga e cila është nxjerrë vezorja.
3.    Metoda e tretë: Kur merret spermatozoidi i mashkullit dhe vezorja e femrës që janë bashkëshortë dhe vëndohen në epruvetën eksperimentale, e pastaj prej epruvetës mbjellet në mitrën e gruas së dytë po të atij burri (ortakes), natyrisht pasi të hetë arritur pëlqimi i gruas së parë dhe të dytës. Gruaja e datë konsiderohet nëna e fëmijës nga qumështi dhe pasojnë të gjitha dispozitat islame rreth kësaj çështjeje.
Pra i nderuar, këto tri mundësi të fekondimit artificial sipas dijetarëve islamë, janë të lejuara por edhe lejohet përdorimi i tyre vetëm atëherë kur nuk ka alternativë tjetër të shtatzënisë natyrore, sepse islami prioritet gjithn ji i jep ruajtjes së natyrshmërisë. Nga krejt kjo nënkuptohet se në shprehje  të fekondimit artifial apo shtatzënisë artificiale mund të bëhet vetëm në mes të bashkëshortëve.
Në anën tjetër nuk lejohet fekondimi artificial për muslimanen nëse spematozoidi apo vezorja janë të pa njohura, pra të bëhet fekondimi duke e marrë spermatozoidin nga bankat spermatozoide që nuk dihet për to, Ky veprim është i ndaluar haram.
Ve bil-lahi teufik.

Lini një Përgjigje

Maqedonisht