Halifja dhe Atai (tregim- bisedë mes halifes dhe Atait)

Përktheu dhe përshtati: Jusuf  Zimeri

Transmeton Katade nga Othman b. Atai, nga i ati i tij i cili ka thënë: Një ditë hyra te Halifja Hisham b. Abdulmeliki në vizitë e ai më pyeti:

O Ata, a ke njohuri për dijetarët e trojeve islame? I thash: Po si jo o sunduesi i myslimanëve i njoh mirë dijetarët e trojeve Islame. Pastaj Halifja filloi të më pyes:  Kusht është Fekihu i Medines ?. Nafiu i liruari i Omerit iu përgjigja.

– Po mirë kush është fekihu i Mekes?. Fekihu i Mekes është Ata b. Ebi Rabaha, i thash unë. Ky është arab apo jo arab më pyeti Halifja? Jo i thash ky nuk është arab.

– Kush është fekihu i Jemenit ?. Tavus b. Kejsani i thash unë. Po ky është arab apo jo arab?. Jo nuk është arab iu përgjigja unë.

– Kush është Fekihu i Jemames ?. Jahja b. Ebu Kethiri, i thash unë. Po ky është arab apo jo arab. Jo arab i thash unë.

– Po kush është fekihu i Shamit më pyeti Halifja?. Mekhuli i thash unë. Po ky është arab apo jo arab? Jo nuk është arab i thash unë!.

– Po kush është fekihu i xhezires arabe ? Mejmun b. Mehrani, i thash unë! Po ky është arab. Jo i thash nuk është arab!.

– Po kush është Fekihu i Horasanit ? I thash: Dahak b. Mezahimi. Është arab ky apo jo, pyeti Halifja. Jo nuk është arab, iu përgjigja unë.

– Po kush është fekihu i Basres ? i thash: Hasani dhe Ibni Sirini. Po këta dy, janë arab apo jo ? Thash. Jo nuk janë arab janë të huaj.

Halifja i nevrikosur, Po kush është Fekihu i Kufes ? Ibrahim Nah’iju, i thash unë. Po ky është arab apo jo arab?.  E ky është arab.

 Halifja tha: ishte duke më dalë shpirti po të mos kishe thënë se ky është arab.

Shkrime të ngjashme