Biografi

Hidhami (?-321h/?-933m)

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Ibrahim b. Muhamed b. Ibrahim Ebu Is’hak El Hidhamiju En-Nisaburi[1]. Ishte nga dijetarët eminent të fikhut hanefij dhe Muhadith. Kishte mësuar në Irak dhe Sham. Në Nisabur kishte mësuar nga Ahmed b. Nasr el-Lubadi dhe nga ebu Bekr b. Jasini, kurse nga ai kanë mësuar Muhamed b. Shuajb b. Harun Esh-sha’biju. Hakimi në veprën “Historia e Nisaburit” e përmend Hidhamin duke thënë se vërtetë ishte nga dijetarët eminent i medhhebit hanefij dhe ishte shumë modest e mistik.


[1].Tekijudin abdulkader En-Nemimij, Et-tabekatu es-sunije fi teraxhimil hanefijeti, f/18,- Ibni Kutlubuga, Taxhu Et-teraxhim fi tabekatil hanefije

Lini një Përgjigje

Maqedonisht