Humbja e vetëdijes dhe namazi

selam alejkum. Në qoftë se person e humb vetëdijen dhe i kaPyetje-Pergjigje humbur 5 pse kohe te namazit dhe vjen ne vet dije si i llogariten këto 5 pesë kohe kaza ose eda ?

Pyetja tjetër nëse një person e bën nijet me udhëtua ma shumë se 83 kilometra por ka kaluar vetëm dhjet kilometra dhe e fal namazin a duhet me e shkurtua ose jo ?

Përgjigje

Alejkum selam. I nderuar, tek njeriu esenciale është shëndeti kurse sëmundjet janë aksidentale. Kjo nënkupton se në disa raste për shkak të ndryshimit të gjendjes shëndetësore, ndryshon edhe dispozita e veprimit apo forma e kryerjes së veprimit.  Në këtë parim bënë pjesë edhe sëmundja mendore (çmenduria) ose humbja e përkohshme e vetëdijes.

Nëse personi alivanoset- pra e humb vetëdijen, qoftë edhe për ndonjë shkak siç është frika apo për diçka tjetër dhe periudha e humbjes së vetëdijes zgjatë sa pesë kohë të namazit (pra një ditë e një natë), obligohet që kohët e namazit që i kanë ngelur pa i falur ti bëjë kaza[1]. Mirëpo, nëse i ka kaluar edhe koha e namazit të gjashtë dhe ai është në gjendje të alivanosjes, atëherë nuk bënë kaza asnjë namaz.

Disa nga fukahat islam kanë sqaruar në detaje duke thënë se nëse alivanosja apo humbja e vetëdijes bëhet si shkak i dorës së njeriut , siç është rasti i përdorimit të lëndëve narkotike, alkoolit, anestezisë apo diç tjetër, ai obligohet me faljen e namazit kaza edhe nëse zgajte gjendja e tij si i sëmurë. Gjykohet kështu ngase kjo gjendje ka ardhur si pasojë e njeriut dhe ka tretmanin e gjumit, andaj edhe nuk lirohet nga falja kaza, sepse në të shumtën e rasteve zakonisht kjo gjendje nuk zgjatë një ditë e një natë, andaj edhe nuk ka vështirësi në faljen e kazasë, për ndryshim nga alivanosja apo humbja e vetëdijes për shkaqe aksidentale (siç janë ndeshjet në rrugë, rrëzimet etj) sepse zakonisht kjo zgjatë shumë.[2]

Përgjigja e dytë

Për derisa njeriu gjendet në udhëtim (seferi), për lehtësim ngase konsiderohet se vetë udhëtimi ka vështirësi, atëherë detyrimisht namazet farze katër rekatëshe shkurtohen në dy rekate. Andaj personi i cili ka vendosur të udhëtojë, në largësi më shumë se 83 kilometra me daljen e tij nga atari i vendbanimit të tij, apo periferinë e qytetit ku ai jeton, dhe hynë koha e namazit, atëherë fillon edhe me shkurtimin e namazit farzë prej katër në dy rekate. Pra në rastin konkret, në pyetjen tuaj duhet të shkurtojë namazin.

Vall-llahu elaem.



[1] Shih Merakijel Felah, Shurubulali.

[2] Më gjere Shih Hashijetu Ibni Abidin

Lini një Përgjigje