Bashkëpunëtorr

Hutbeja e namazit të xhumasë

Shkruan: Hfz. Irfan ef. ABAZI

 Hutbeja Fikhnë namazin e xhumasë është kusht i vlefshmërisë së namazit të xhumasë, që nënkupton se namazi i xhumasë nuk mund të jetë i vlefshëm pa hutben. Argumenti që vërteton se hutbeja është kusht  i namazit të xhumasë është ajeti kur’anor ku Allahu xh.sh. thotë: “kur bëhet thirrja për namaz ditën e xhumasë, ecni shpejtë për aty ku përmendet Allahu ( dëgjojeni humben, faleni namazin)..el Xhumua : 09.

Në një hadith të pejgamberit Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme të transmetuar nga Enes b. Maliku  thotë: Vërtetë i dërguari i Allahut s.a.v.s  ishte ngjitur në minder e në shkallën e parë tha; Amin, edhe në shkallën e dytë tha; Amin,  e edhe në shkallën e tretë e përsëriti duke thënë Amin, pastaj u drejtua nga xhemati dhe u ul. Më pas sahabiu i njohur me emrin Muadh b. Xhebeli r.a. i kishte thënë: Hipe në hutbe o i dërguari i Allahut Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme dhe gajtë hipjes e përsërite tri herë fjalën Amin, çka donë të thotë kjo? I dërguari i Allahut Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme i tha: Më erdhi Xhibrili[1] dhe më tha: O Muhamed, kush e arrin Ramazanin i shëndoshë dhe nuk i falen atij mëkatet derisa ai vdesë në atë gjendje, do të hyjë në xhehenem dhe Allahu xh..sh. do ta largojë nga mëshira e Tij, e unë thash: Amin. Pastaj Xhibrili tha: Kush i arrin prindërit e tij, ose njërin prej tyre dhe nuk i respekton ata dhe vdes në atë gjendje, do të hyjë në xhehenem dhe do ta largojë nga mëshira e Tij, e unë thash Amin. E nëse ti o Muhamed përmendesh te ndonjë njeri e ai nuk të dërgon salevate, edhe ai është në xhehenem, e unë thash: Amin [2].

 Sipas mendimit të dijetarëve të medhhebit hanefij, hutbeja nuk është plotësim i dy rekateve të xhumasë, porse është i barabartë në sevape me dy regate namaz farz.

Hutbeja e namazit të xhumasë, përveç se është kusht i vlefshmërisë, ajo në vete përmbanë edhe disa kushte, që ndërlidhen me vetë humben e që janë:

  1. Hutbeja është kusht që të mbahet para faljes së farzit të namazit të xhumasë,
  2. Hutbeja është kusht që në të, të përfshihet tesbihu (pastrimi i njësisë së Allahut xh.sh. nga shoqërimi) dhe gjithashtu të përfshihet edhe Tahmidi (falënderimi i Allahut xh.sh.) pra të thuhet elhamdulil-lah.
  3. Nijeti i hutbes po ashtu është kusht i hutbes, ngase mbajtja e hutbes pa nijet sipas mendimit të dijetarëve të medhhebit hanefij dhe hanbelij nuk është e vlefshme.
  4. Hutbeja duhet të fillojë në gjuhën arabe, porse sipas mendimit të medhhebit hanefij lejohet që hutbeja të mbahet në gjuhën e popullit, respektivisht në gjuhën që e flasin xhemati i atij vendi.
  5. Gjithashtu kushtëzohet që hutbeja të mbahet në kohën e vet me çka nënkuptohet se nëse humben e bënë para hyrjes së kohës së namazit të xhumasë, e pastaj e falë namazin e xhumasë (farzin) në kohëm ky namaz i xhumasë konsiderohet i pa vlefshëm dhe atë sipas të gjithë medhhebeve.
  6. Që të dya humbet duhet të bëhen me zë, me qëllim që dëgjuesi ta dëgjojë fjalimin e hatibit, e për këtë çështje  ekziston konsensus mes fukahave.
  7. Gjatë mbajtjes së hutbes është kusht që të prezantojnë më shumë se një xhematë përveç imamit, sepse nuk plotësohet ky kusht konsiderohet se hutbeja nuk është mbajtur.
  8. Mes hutbes dhe namazit nuk guxon të kryhet ndonjë veprim që nuk ka të bëjë me namazin si psh, ushqimi, muhabeti etj.

Sunetet e hutbes

Hutbeja e xhumasë ashtu si i ka kushtet e veta ka edhe sunetet e hutbes e që janë;

  1. Hatibi, personi i cili e mbanë humben, duhet të jetë i pastër nga dy  pastrimet (gualli) dhe astrimi i vogël (abdesi), e nëse hatibi është pa busull apo pa abdes, hutbeja konsiderohet e vlefshme por me kerahet (e rrejtur), kurse përsëritaj e kësaj hutbe është mendua.
  2. Hutbeja duhet të mbahet nga minberi[3], ose në mungesë të minberit të mbahet nga ndonjë vend i ngritur nga toka, kurse po ashtu është sunet që minderi të jetë në anën e djathtë të Mihrabit.
  3. Gjithashtu është sunet që hatibi të ulet në minder para se të fillojë humben,
  4. Thirrja e ezanit derisa hatibi të qëndrojë ulur në hutbe
  5. Është sunet që hatibi fjalimin e tij, rresoektivisht humben ta mbajë në këmbë, e nëse fjalimin e mbanë ulur, ose mbështetur, hutbeja është e vlefshme por me kerahet.
  6. Hatibi gjatë fjalimit të tij është sunet të jetë me fytyrë i drejtuar  kah xhemati e jo të kthehet në të djathtë dhe në të majtë. Ibni Maxhe ka regjistruar hadithin nga Adij . Thabiti, nga i ati i tij i cili ka thënë: Kur pejgamberi Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme hipte në minder u drejtohej njerëzve me fytyrën e tij.
  7. Htibi, humben duhet ta fillojë me fjalën Eudhubil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim, bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim, pa zë, e pastaj me zë të fillojë me fjalën Elhamdulil-llahi, pastaj dëshminë dhe salevatet mbi pejgamberin Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme, duke e këshilluar veten dhe xhematin që të largohen nga e keqja, pastaj duke e nxitur veten dhe xhamatin për të bërë vepra të mira, vepra këto me të xcilat fitohet dy botët, dhe në fund të hutbes së parë so zakonisht e lexonë një ajet nga Kur’ani famëlartë.
  8. Htibi duhet të mabjë dy hutbe, e para ësht sunet, kurse hutbeja e dyt është shart (kusht) i xhumasë.
  9. Ulja në mes të dy hutbeve është sunet, e kjo ulje të bëhet me një interval sa leximi i tre ajeteve nga Kur’ani fisnik, e nëse nuk ulet në mes të dy hutbeve hatibi konsiderohet mëkatar.
  10. Është sunet që në hobe të lexohet së paku një ajet Kur’anor.
  11. Pas mbarimit të pjesës së parë, ulet hatibi dhe bënë një dua (lutje) në veti e pastaj ngritët për ta vazhduar  pjesën e dytë, duke filluar me elhamdulil-lah, duke madhëruar Allahun xh.sh. dhe duke dërguar salevate mbi Pejgamberin Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme, e pastaj bënë lutje Allahut xh.sh. për të gjithë besimtarët dhe istigfar për shlyerjen e mëkateve
  12. Dëgjimi i hutbes nga xhemati është sunet,
  13. Gjithashtu është sunet që hutbeja e dytë të jetë pak më e shkurtë se sa hutbeja e parë,
  14. Po ashtu është sunet që hutbeja të jetë  qartë për xhematin.

Mekruhet e hutbes.

Mekruhet janë veprime të urrejtrura islamikisht, kurse në rastin konkret kemi fjalën për mekruhet që konsiderohet mekruhe për shkak të lënies së ndonjë suneti. Mekruhet më të theksuar në humben e xhumasë janë:
– Është mekruh që imami kur të ngjitet në hutbe, të kthehet nga xhemati dhe të përshëndetë xhematin,
– Po ashtu është mekruh që imami sunetin para farzit ta falë në mihrab.
– Mekruh është që hatibi të mos flet për çështjet që konsiderohen urdhër në të mirë dhe ndalesë nga e keqja (emru bil ma’ruf dhe nehju anil bunker),
– Folja, llafosja, muhabeti i xhamtit gjatë ligjëratës (hutbes) është mekruhi tahrimen. Në momentin kur hatibi mbanë ligjëratën e tij, xhemati pavarësisht se e ndien apo nuk e ndien zërin e hatibit nuk ka të drejtë të llafosë ose të bisedojë me dikë afër tij. Kjo vërtetohet me hadithin e Pejgamberit Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme ku ka thënë: Nëse ditën e xhuma derisa imami mbanë humben, i thua shokut tënd “hesht” veç ke gabuar. Po ashtu hadithi tjetër ku Pejgamberi Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme ka thënë; Kush thotë hesht, ai veç ka gabuar, e kush ka gabuar, ai nuk ka xhuma[4].

Kjo heshtje fillon thjesht me ngjitjen e hatibit në mkinber. Sipas dijetarëve të medhhebit hanefij, gjatë dëgjimit të hutbes ndalohen shumica e gjërave që ndalohen gjatë faljes së namazit, si psh, të ngrënit, të pirit, madje edhe tesbihu. Kur xhemati gjatë hutbes e ndien emrin e Pejgamberit Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme lejohet për xhematin që në veti pa zë të thotë; All-llahum-me sal-li ala Muhamedin, e nëse e sheh ndonjë gabim te dikush tjetër mund ta lëvizë vetëm kokën.

–          Gjithashtu gjatë këndimit të hutbes është mekruhi tahrimen ta marrish selamin nëse dikush të jep selam, ose ti përgjigjesh në rast pyetje, apo atij që teshë ti thuash Jerhamukall-llah (Allahu të mëshiroftë).

Kalimi mbi kokat e njerëzve ditën e xhuma

 Para se të shtjellojmë dispozitën e këtij veprimi të përkujtojmë se sevapet që fitohen ditë e xhuma, nuk regjistrohen në bazë të kriterit të vendit ku ulesh në xhami, por në bazë të kriterit të kohës kur shkon në xhami. Ky kriter përfitohet nga hadithi i Pejgamberit Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme ka ka thënë: Kush pastrohet ditën e  xhuma ngjashëm sikur pastrimi nga xhunubllëku e pastaj shkon në xhami, fiton sevapet sikur të ketë therrë një deve (dhe ta ketë dhënë sadeka), e kush shkon në orën e dytë sikur të ketë therrë një lopë, kush shkon në orën e tretë sikur të ketë therrë një dash, kush shkon në orën e katërt sikur të ketë prerë një pulë, e kush shkon në orën e pestë sikur të ketë dhënë një vezë, e kur imami të ngjitet në hutbe, melekët prezantojnë në dëgjimin e ligjëratës[5].

Nga edukata islame është që xhemati kur të hyjë në xhami të zë vendin e  tij me radhë, e jo të japin mundësinë të kalohet mbi kokat e njerëzve. Ngritja e dikujt nga vendi ku është ulur, me qëllim që ai të ulet në atë vend është veprim i ndaluar (haram) sipas mësimeve islame. Ibni Omeri transmeton se Pejgamberi Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme ka ndaluar ngritjen e dikujt nga vendi i tij me qëllim që ai të ulet aty.[6]

Falja e namazit derisa hatibi mbanë humben

Falja e namazit në momentin kur hatibi është duke e mbajtur humben e tij, sipas mendimit të imam ebu Hanifes dhe imam Malikut nuk lejohet qoftë edhe për namazin i cili quhet “Tehijetul mesxhid”. Ky mendim mbështetet në rastin kur një njeri kishte hyrë në xhami dhe kalonte mbi kokat e njerëzve derisa Pejgamberi Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme ishte në hutbe, e ai iu drejtua duke i thënë: Ulu, se veç je vonuar”[7]

Gjithashtu Pejgamberi Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme në një hadith tjetër ka thënë: Nëse ndonjëri nga ju hznë në xhami dhe imami është duke e mbajtur humben (ligjëratën), nuk ka namaz e as fjalë, derisa të përfundojë imami[8].



[1] Xhibrili është Meleku i cili ua solli shpalljen gjithë Pejgamberëve e edhe Muhamediut a.s.

[2] Imam Muslimi dhe Tirmidhiu.

[3] Minberi i pejgamberit Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme ishte prej tri shkallëve përveç pushimores ku ulej.

[4] Hadithi transmetohet nga të gjithë nga ebu Hurejra me përjashtim të Ibni maxhes.

[5] Transmetohet nga ebu Hurejra nga të gjithë, përveç Ibni Maxhes.

[6] Mutefikun alejhi, Buhari Muslim.

[7] Ebu Davudi, Nisau, Ibni Maxhe dhe Ahmedi.

[8] Taberaniu nga Ibni Omeri.

Lini një Përgjigje

Maqedonisht