Shkuran: Jusuf  ZIMERI

Muhamed b. Semaa b. Ubejdullah b. Hilal b. Veki b. Bishr Et-tejhemij[1]. Ka mësuar te Lejth b. Sa’di, te ebu Jusufi dhe Imam Muhamedi. Ishte dijetar i përpikët në transmetimin e haditheve dhe të çështjeve të fikhut. Ishte shumë  i devotshëm dhe mistik. Për çdo ditë i falte nga 200 rekate namaz nafile. Dijetari Muhamed b. Imrani ka thënë: e kam dëgjuar ibni Semaan duke thënë:” Dyzet vjet nuk më ka kaluar tekbiri fillestar në namaz me imamin, me përjashtim të një dite kur më kishte vdekur nëna ime dhe atë ditë më kaloi një namaz pa e falur me xhemat. Për ta arritur vlerën e namazit të xhematit u ngrita dhe fala 25 namaze derisa u lodha dhe më zuri gjumi. Në gjumë më erdhi një thirrës dhe më tha: O Muhamed, i fale 25 namaze, porse si do ta arrish thënien e Melaikeve fjalën Amin. Në vitin 192 pas vdekjes së Imam Ebu Jusufit Halifja Me’mun e kishte emëruar gjykatës të Bagdadit dhe qëndroi në këtë post derisa iu dobësua të pamurit. Thuhet se ibni Semaa ka jetuar 163 vjet, e edhe në kohën e pleqësisë i hipte kuajt dhe devetë. Vepra e tij më e njohur është “Edebul Kadi“.


[1].Abdullah b. Mahmud b. Mevdud el Musilij, el Ihtijaru li ta’lil muhtaru 1/14, – Abdulganij el Gunejmi el Midanij, el-lubab fi sherhil kitab, 1/10, – Ibni Kutlubuga, Taxhu et-teraxhimi fi tabekatil hanefijeti.,, – Hajrudin Ez-Ziriklij, El ealam 6/152 – Ismail pasha el Bagdadi, Hedijetul Arifin.

Shkrime të ngjashme