Ibni Xhenki (289-378h = 902-988m)

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Halil b. Ahmed b. Muhamed b. El Halil Ebu Seid Es-sexhzij[1], i njohur me ofiqin Ibni Xhenki. Ishte ligjërues eminent dhe orator i fuqishëm, dijetar dhe gjykatës i medhhebit hanefij. Kishte udhëtuar nëpër shumë vende të botës islame dhe kishte mësuar hadithin. Bashkë me Muhamed b. Is’hak Hazime kishte shkuar në Nisabur dhe atje kishte mësuar racionalizmin nga dijetarët e vendit. Pastaj e vizitoi Damaskun dhe përsëri në vitin 350 u kthye në Nisabur si Muhadith. Kishte banuar edhe në Sixhistan dhe aty kishte ushtruar edhe postin e gjykatësit e më vonë ishte tranferuar në Belh. Hadithin e kishte mësuar nga Ebul Kasim el Bugaviju, Jahja b. Saidi, nga Ibni Hazime dhe nga Muhamed b. Ibrahim Ed-dejbelij el Mekij. Imam Dhehebiu për te kishte thënë:” Ibni Xhenki ishte memoria dhe oratori më i mirë“. Ibni Xhenki ishte marrur shumë edhe me poezi e nga poezia e tij do të theksojmë vetëm një bejt me të cilin e lavdronte ebu Hanifen dhe thoshte:

“ Nu’mani për mua në fikh do të jetë shembull,

Dhe Sufjani për bartjen e hadithit do të jetë zotri”

Në fund kishte vdekur në Samerkand në postin e gjykatësit.



[1] Ismail pasha el Bagdadi, Hedijetul Arifin.

Lini një Përgjigje