Ideti i gruas së shkurorëzuar tre menstruacione, kurse i asaj që i vdes buri 4 muaj e dhjetë ditë ! Pse?

Shkencëtari botërorë Robert Galhem pran Institutin  “Alber Anjshtajn” specialist i Embriologjisë, njoftoi se e ka pranuar Islamin. Arsyeja që e nxiti atë të pranojë Islamin ishte njohja e të vërtetës shkencore  dhe mrekullisë së Kur’anit rreth përkufizimit të Idetit (pritjes) së femrës pas shkurorëzimit me tre muaj. Ai befasoi shkencën moderne me një të pa pritur shkencore e quajtur “Gjurmët e spermës së burrit” i cili prezervativ i mashkullit përmban 62 proteina.

Nga arabishtja: Jusuf ZIMERI

Këto gjurmë të spermës ndryshojnë nga mashkulli në mashkullin tjetër, ashtu siç ndryshojnë gjurmët e majave të gishtërinjve.  Trupi i femrës ka një “kompjuter” i cili deponon dhe ruan kodin e çdo mashkulli me të cilin kryen marrëdhënie imtime. Prandaj, nëse femra martohet me një burrë tjetër, menjëherë pas shkurorëzimit nga burri i parë, ose në atë kompjuter deponon më shumë kode, është sikur të ketë hyrë një virus në këtë kompjuter, e kjo shkakton sëmundje malinje të këqija te femra.

Është provuar shkencërisht se menstruacioni i parë pas shkurorëzimit pastron prej 32% deri 35% , me menstruacionin e dytë e pastron 67% deri 72% kurse menstruacioni i tretë e pastron 99.9% nga gjurmët e ngelura të mashkullit të parë dhe, në këtë mënyrë mitra është e përgatitur për të pranuar kode të reja pa shkaktuar ndonjë pasojë. Për këtë arsye praktika e prostitucionit ka dëshmuar se ato goditen me sëmundje vdekjeprurëse si rezultat i përzierjes së spermës në mitër.

Sa i përket Idetit të gruas që i ka vdekur burri, ajo ka nevojë për një kohë më të gjatë për tu pastruar nga këto kode, ngase dëshpërimi dhe pikëllimi ndikon në përforcimin e gjurmëve te femra, andaj ajo për tu pastruar ka nevojë për më shumë kohë siç thotë Kur’ani Famëlartë “katër muaj e dhjetë ditë” që të pastrohet përfundimisht nga ato kode.

Ky fakt shkencor e nxiti botën e embrionit që të bëjë hulumtime në një lagje afriko-amerikane e banuar me mysliman, dhe përfunduan me faktin se të gjitha gratë bartnin vetëm kodet e burrave të tyre. Kurse hulumtimet shkencore në një lagje tjetër amerikane ku femrat janë të shthurura tregojnë se ato bartin më shumë se një kod, dy tre e më shumë.

Rezultati ishte  mahnitës kur shkencëtari bëri teste për gruan e tij, ku gjeti se ajo kishte tre kode të spermatozoidit, e kjo nënkupton se ajo po e tradhtonte atë. Ai shkoi edhe më tutje për të konstatuar se vetëm njëri nga tre djemtë e saj, ishte djali i tij. Ai mbi bazën e këtij hulumtimi u bind se Islami është feja e vetme që garanton imunitetin e gruas  dhe kohezionin e shoqërisë dhe se gratë myslimane janë gratë më të pastra në rruzullin tokësor.

Subhanall-llah- I pastër është Allahu nga të metat, i plotfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm është ai kur tha: “Ne do tu tregojmë atyre shenjat tona në horizonte  dhe në veten e tyre derisa t’u bëhet e qartë e vërteta.

Shkrime të ngjashme