Imam Serahsiu (?-483h / ?-1090m)

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Ebu Bekr Muhamed b. Ahmed b. Es- Serahsij[1]. Emrin Es-Serahsij e mori nga nga një vend i vjetër në Horasan, ku në emër të këtij vendi janë quajtur shumë dijetarë. Serahsiu njihet në mesin e dijetarëve më eminent të medhhebit hanefij si fikhis, usulist, muhadith dhe akaidolog me një fjalë erudit i vërtetë. Gjithashtu ai njihet edhe si muxhtehid në çështje të fikhut. Ishte shumë i mpreftë dhe mbante mendë shumë, thuhet se ai mbante mend dymbëdhjetë mijë fletore të shkruara[2]. Serahsiu kishte mësuar nga  dijetari i famshëm Abdulaziz el Halevani dhe nga ai e mori ixhazetin. Imam Serhasiu kishte edhe shumë nxënës e më të njohurit ishin Ebu Bekr Muhamed b. Ibrahim el Husejrij dhe ebu Hafs Omer b. Habibi, gjyshi i dijetarit të famshëm Merginanit autor i Hidajes. Imam Serahsiju vërtetë ishte një erudit i çuditshëm, ishte dijetar që kishte memori shumë të fortë,  punëtor dhe thirrës në të vërtetën e ndalues nga e Keqja. Ai asnjëherë nuk bënte ndonjë kompromis në dëm të islamit, gjithnjë e luftonte të pavërtetën pavarësisht se me kë bisednte. Këmbëngulësia e tij për të mbrojtur të vërtetën, ishte shkak që ai të arrestohet për disa vite. Ajo që është interesante është se ai ishte arrestuar në pus- bunar në Fergane, por megjithate përhapjen e dituris së tij askush nuk mudi ta pengojë. Ai përderisa ishte në  arrestuar shkroi një sër librash, e nga më të njohura është libri i tij i quajtur “El-Mebsut”. Kjo libër është ndër librat më voluminoze në medhhebin Hanefij që përbëhet prej tridhjet vëllimesh, dhe nga më burimoret që ekzistojnë. Tërë këtë ai e kishte në tru dhe e dinte përmendësh. Gjithashtu Serhasiu kishte plotësuuar edhe librin “Sijerul Kebir” nga Muhamed Hasan Esh-shejbani. Veprat tjera të tija janë; Sherh xhamiul kebir” “el Usul” nga usuli fikhu, sherh muhtesar Et-Tahavij” dhe shumë vepra tjera. Pasi kishte dalur nga arresti kishte qëndruar në fergane derisa ia kishte dorëzuar shpirtin Krijuesit të tij, Allahut xh.sh.

[1]. Mevsuatu islamije el mujesere 6/1276, – Mula Alij Sultan Muhamed el Karij, Sherh fikhul ekber li ebi Hanife En-Nu’man, f. 93. – Hajrudin Ez-Zirkilij, El Ealam 5/315.- Ibni Kutlubuga, taxhu et-teraxhi fi tabekatil hanefijeti.- Ismail pasha el Bagdadi, Hedijetul Arifin.

[2] .Ibni Kutlubuga, Taxhu et-teraxhimi fi tabekatil hanefijeti.

Shkrime të ngjashme