Islami i një mjeku amerikan

Nga arabishtja: Jusuf ZIMERI

Kjo ngjarje ka ndodhur në një spital të shteteve të bashkuara të Amerikës dhe si rrjedhojë e kësaj ngjarje një prej mjekëve amerikan pranoi islamin.Në këtë spital amerikan punonte një mjek e mysliman egjiptian i cili ishte mjaftë i përgatitur në aspektin profesional dhe si i tillë kishte ndikim të rëndësishëm në identifikimin e shumë mjekëve amerikan dhe ishte në qendër të admirimit dhe i lavdëruar në mesin e kolegëve të tij. Ai ishte edhe mik dhe shok i mirë me stafin e mjekëve. Mirëpo, në mesin e tyre kishte një shok të ngushtë me të cilin gjithnjë ishin bashkë dhe konsultoheshin për çështje të ndryshme në klinikën e obstetrikës ku punonin.

Një natë prej netëve derisa mjeku nuk ishte prezent në klinikë, përnjëherë erdhën dy raste urgjente të lindjes. Si raste urgjente lindën dy nënat foshnjat e tyre, njëra femër dhe tjera mashkull, por për shkak të neglizhencës së infermiereve nuk u arrit që në byzylykun e dorës së foshnjës të shkruhet emri i nënës për të ditur se cili fëmijë i takon cilës nënë. Kur u informuan mjekët për rastin e ndodhur, u brengosur tej mase si ta zgjidhin këtë problem, që secilit fëmijë t’ia gjejnë nënën e tij biologjike. Në këtë rast mjeku amerikan iu drejta mjekut mysliman duke i thënë: Ju thoni se në Kur’an sqarohet çdo gjë, dhe se ai përfshinë të gjitha çështjet pavarësisht se cilat janë ato! At[herë, urdhëro, si do të na e zgjedhish këtë problematikë , si do t’ia përcaktosh fëmijës nënën e tij?

Mjeku egjiptian tha: Po, Kur’ani sqaron çdo gjë, andaj shpejtë do ta argumentojë këtë, por më lejo të që pak ta studiojë rastin. Pas  kësaj mjeku egjiptian menjëherë udhëtoi për në Egjipt, dhe atje shkoi te një dijetar i Universitetit të Al Az’harit për ta konsultuar. Pasi e informoi dijetarin çka kishte ndodhur, dijetari në fjalë iu drejtua mjekut me këto fjalë: Unë nuk jam i thirru për çështjet midicinale për të cilën po flet ti, mirëpo do ta tregojë një ajte kur’anor , e pastaj ti mendo dhe studio këtë ajet e inshaAllah fo të gjesh zgjedhje për këtë çështje dhe ia lexoi ajetin: “Për mashkullin hise sa për dy femra” En-Nisa: 11.

Mjeku pasi dëgjoi ajet filloi me gjithë shpirt të mendojë rreth ajetit, e pastaj e gjeti zgjidhjen. U kthye te shoku i tij amerikan dhe i tha: Kur’ani e vërtetoi se cili fëmijë cilës nënë i takon! Mjkeu amerikan tha: Si është e mundur ajo?!

Mjeku egjiptian tha: të bëjmë analizat e qumështit të dy nënave, e pastaj do gjejmë zgjidhje. Pas analizave vërtetë e gjetën zgjidhjen, sepse nga analizat rezultati doli se përqindja e mineraleve dhe vitaminave që përmban  qumështi i nënës që ka lindë mashkull është i dyfishtë në krahasim me përbërjen që ka qumështi i nënës që ka lindë femër. Mjeku amerikan sërish e pyeti: E çka nënkupton  kjo, nga e përfitove ktë rezultat? Mjeku egjiptian ia lexoi ajetin Kur’anor: “Për mashkullin hise sa për dy femra” En-Nisa: 11.

Pas kësaj mrekullie mjeku amerikan menjëherë e pranoi islamin dhe e publikoi atë

Subhanall-llah.

 

Lini një Përgjigje