Biografi, Shkrime Autoriale

Imail b. Hamadi (? – 212h)

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Ismail b. Hamad b. Imamul Eadhem Ebu Hanife[1]. Nipi i Imam Ebu Hanifes, i cili fillimisht kishte mësuar nga babai i tij. Fikhun e kishte mësuar nga Hasan b. Zijad El-Lu’luij. Kishte ushtruar postin e gjykatësit në Basra dhe në Rrefe. Ishte imam, dijetar dhe largpamës në veçanti në lëmin e gjyqësisë. Po ashtu ishte vizionar dhe kishte prirje për tu ballafaquar me problemet dhe çështjet që paraqiteshin me kohën. Kishte përpiluar veprën “el xhamiu fil fikhi” nga gjyshi i tij Ebu Hanifja, pastaj vepra “Err-rredu alel kaderije” “vepra tjetër“ “el erxha” etj. Nxënësi i tij më i njohur është Ebu Seid el Berdeij.


[1] . Ibni Kutlubuga, Taxhu et-teraxhimi fi tabekatil hanefijeti.

Lini një Përgjigje

Maqedonisht