Jurisprudencë, Opinione, Shkrime Autoriale, Tregime Islame

Ixhtihadi i Aliut r.a.

Përktheu dhe përshtati: Jusuf ZIMERI

I mjerë është një popull që nuk e ka një Alij” Omer b. Hatabi r.a.

I dërguari i Allahut s.a.v.s. Aliun r.a. e kishte dërguar edhe mësues edhe gjykatës në Jemen, që popullatës së Jemenit t’ia mësojë islamin dhe të vendosë drejtësinë.

Gjatë qëndrimit të Aliut r.a. në Jemen, kishte ndodhur një ngjarje e çuditshme e cila kishte përfunduar me katër viktima. Me qenë se kishte vektima, pra kemi veprim penal, e për veprimin penal patjetër duhet të ekzekutohet edhe sanksioni penal.

Veprimi kishte ndodhur si vijonë.

Popullata e një rethi të Jemenit, kishin hapur një bunar të thellë, dhe e kishin maskuar me qëllim që në të të bjerë luani. Pra ai bunar ishte kurthë për Luanin. Bunarin e kishin hapur bashkësisht banorët e këtij rrethi pa dallim fisi dhe familje. Në fund kishte ndodhur ajo për të cilën ishte hapur pusi- bunari.

Pasi që luani kishte rënë në bunar, banorët ishin afruar për rreth bunarit për të parë se çfar ka ndodhur me Luanin në bunar. Mirëpo aty kishte shumë njerëz dhe duke u shtyrë mes veti, njëri prej tyre kishte rënë në Bunar dhe atje Luani e kishte mbytur. Mirëpo ky në përpjekje për tu mbajtur e tërheq pas veti edhe personin e dytë, i dyti e tëreq personin e tretë i treti të katërtin dhe në fund mbyllet tragjedia me katër viktima.

Ngritet lënda në gjykatë te Aliu r.a. për të gjykuar. Për këtë rast nuk ka as ajet as hadith që sqaron këtë çështje, andaj duhet të përdoret ixhtihadi për të zgjidhur çështjen.

Aliu r.a. gjykoi si vijon. Vepra penale nuk është e ëllimshme, pra në këtë rast sanksioni është pagimi i gjakut që ësht 100 deve për çdo gjak.

Aliu r.a. për të parin gjykoi që ti paguhet 1/4 e dijes, për të dytin 1/3 e dijes, për të tretin  1/2 e dijes e për të katërtin dijen e plotë. Dija duhet të paguhej nga të gjithë banorët e vëndit për familjet e viktimave

Banorët e Je Western union agent me nit nuk u pajtuan Western union agent me gjykimin e Aliut r.a. dhe shkuan te Pejgamberi s.a.v.s për tu ankuar për kinse padrejtësinë që e kishte bërë Aliu r.a. në gjykimin e tij. Kur erdhën te Pejgamberi s.a.v.s. pasi ia sqaruan çështjen si ka ndodhur dhe si ka gjykuar Aliur r.a. Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Gjykoj, ashtu si ka gjykuar Aliu”.

Lini një Përgjigje

Maqedonisht