Kadijanizmi (xhemati Ahmedij) fraksion me tendenca të errëta

Autor: Jusuf ZIMERI

Në mesin e shumë fraksioneve të vetëquajtura is­lame, e që në esencë janë shkatërruese dhe me tendenca të errëta është edhe kadijanizmi-respektivisht xhemati i quajtur Xhemati Ahmedij. Të potencojmë qysh në fillim se  ky fraksion objektivisht nuk ka asgjë të përbashkët me parimet dhe fundamentet e pastra Islame, edhe për krah asaj se ithtarët e sajë, tentojnë që të mbulohen me petkun Islam, por me qëllime krejtësisht të njohura që janë shkatërrimi dhe devijimi i islamit dhe myslimanëve.

Edhe pse kadijanit posedojnë një potencial mjaft të madh nga sfera ekonomiko-materiale dhe mjete më bashkëkohore për propagandimin e ideve të tyre siç janë mjetet elektronike, programet satelitore, radiot, gazetat, revistat etj, dijetarët e mirëfilltë Islam duke qenë besnik dhe të paluhatshëm në ruajtjen e besimit të pastër dhe mos devijimit të myslimanëve qëndruan pa tundje përballë këtyre rrymave të errëta anti islame.

Emri dhe prejardhja e tyre
Shprehja “Kadijanij “rrjedh nga emri i qytetit Kadijan në Pakistan, në krahinën e Benxhapit, qytet ky në të cilin lindi edhe themeluesi i këtij fraksioni Mirza Gulam Ahmedi 1839-1908. Gjeneza e familjes së tij rrjedh nga Samerkandi, ku prej saj emigruan në Indi. I ati i tij me ndihmën e anglezëve ishte njeri shumë i pasur, saqë si pronë të tij posedonte disa fshatra. Mirza Gulam Ahmedi në fillim kishte mësuar diçka nga Kur’ani famëlartë, nga gjuha arabe, gjuha persishte, filozofinë dhe logjikën, kurse me ndihmën e prindit të tij kishte lexuar edhe nga shkenca e medicinës.

Kurse emri Ahmedij rrjedh nga themeluesi i këtij fraksioni, gjegjësisht nga emri i Ahmed. Xhemati bashkëkohorë i quajtur Ahmedij, tenton që me këtë emër të mbulojë emrin e tyre Kadijanij.

Realiteti, gjegjësisht gënjeshtra e tij doli në shesh vitin 1876 kur ai shpalli veten si njeri që i vjen shpallja, pra shpalli veten si të dërguar të Allahut xh.sh., gënjeshtër kjo që shpalosi edhe tendencën dhe qëllimin e tij.

Këtyre gënjeshtrave tendencioze qëllimkeqe iu kundërvunë së pari dijetarët dhe mendimtarët Islam nga India, ku në mesin e tyre ishte, edhe dijetari dhe filozofi Islam Muhamed Ikbali. Muhamed Ikbali me shkresën e tij dërguar anglezëve më datën 10.06.1935 në mes tjerash thotë: “Kadijanizmi është tentativë e organizuar që të formon një fraksion me qëllim që të luftojë dhe të degradojë të dërguarin e Allahut xh.sh. Muhamedin a.s.  “

Atë që e tha Ikbali e vërteton edhe revista  “ El Fadl “ që me datën 11.07.1931 duke cituar fjalët e Mirza Gulamit thotë: “Ne nuk pajtohemi me muslimanët në asnjë çështje, as në besimin në Allahun xh.sh. as në pejgamberin a.s. as në namaz, haxh, zeqat etj. “  Konfrunktimet, mosmarrëveshjet jo vetëm në çështjet formale, porse edhe në ato bërthamore, esenciale e vitale vazhduan pa ndërprerë, e ky ishte edhe motivi ku në Janar të vitit 1953 u bashkuan mbi 33 organizata dhe shoqata islame e në Karaçi dhe unanimisht kërkuan nga qeveria e Indisë që kadijanit të konsiderohen si pakicë dhe fraksion jo islam. Kjo kërkesë e tyre shkaktoi që kadijanitë më vonë të ngritën dhe të demonstrojnë me të gjitha mjetet dhe metodat që posedonin pa zgjedhur formën dhe metodën.

Në mesin e kadijanive ekzistojnë disa individë të cilët janë të obliguar me obligime dhe kompetenca konkrete për devijimin e ajeteve Kur’anore. Kjo vërehet në librin e tij me titull “ Muhamedi dhe Isa “, ku në faqen 76 siç shkruan njeriu me kompetenca me emrin Markus i cili në revistën e quajtur “Revista Islame “ në gjuhën angleze thotë se “ I ati i Isas a.s. ishte një njeri me emrin Jusuf Nexhar. “ Kjo revistë bartë edhe shpifje, devijime dhe trillime tjera të kadijanive.

 Kronologjia e veprimtarisë së Mirza Ahmed Gulamit
Mirza Ahmed Gulami doli në skenë vitin 1880 dhe radhazi në pika të shkurta do të paraqesim gënjeshtrat e lansuara të një pas njëshme.

  Që nga viti 1880-1888 Mirza Gulami ishte vetëm si thirrës Islam i thjeshtë, porse viteve të fundit filloi të paraqitet para opinionit si besniku më i sinqertë i këtij Umeti-populi. Në këtë periudhë pati mjaft konfruktime me myslimanët e sinqertë porse me intrigat e tija arriti të mbulohet disi.

 – Që nga dhjetori i vitit 1888 dhe në fillim të vitit 1889 filloi ta konsideron veten si reformist dhe si i urdhëruar i Allahut xh. sh.. Ai thoshte: unë nuk thirri në islam ndryshe, vetëm nga cilësia e Isas a.s. që do të thotë se është veshur me petkun e Isas a.s.

  Vitin 1891 shpalli se Mesihu ka vdekur dhe shpalli veten se ai tani është Mesihu i premtuar. Siç thuhet në librin e tyre “Mrekullit Ahmediane” në faqen 7 si dhe në librin “Realiteti i shpalljes” faqe 149 se Mirza Ahmedi ka thënë :”Më erdhi inspirimi se ti je Mesihu i premtuar.

  Vitin 1900 të tjerët filluan që ta thërrasin me emrin i dërguar kurse ai vet herë argumentonte pejgamberllëkun e tij, e herë heshte. duke e konsideruar veten si pejgamber jo i plotë.- gjysëm pejgamberi.

 Më datën 07.08.1900 kur nga Hytbeja e xhumasë Mevla Abdul Kerim shpalli Ahmedin si të dërguar duke thënë :”Dine se mesihu i premtuar është Ahmedi, ai që nuk i beson ashtu siç i besuan sahabët Muhamedit a.s. ai  nuk është Ahmedij.” Pas namazit të xhumasë Ahmedi iu drejtua Abdulkerimit duke i thënë : Vërtetë unë jam ai ashtu siç njoftove opinionin.

 – Në vitin 1901  Mirza Gulami shpall se thënjet e tija para këtij viti si pejgamber nuk janë të vërteta, që do të thotë se pas këtij viti  ai konsiderohet ui dërguar i plotë  e gjysëm i dërguari. Thënjet e tija i abrogoi dhe se tani sipas tij duhet të jenë në fuqi vetëm thënjet pas këtij viti.

  Mirza Ahmed Gulami vdes 26.05.1908 nga sëmundja e kolerës dhe ate në vendin më të ndytë në nevojtore.

 Kadijanit sot, janë të shpërndarë në rruzullin tokësorë, me të njëjtin qëllim, pra shkatërrimin e islamit dhe të myslimanëve, duke përdorur metoda të ndryshme dhe duke u ndihmuar nga armiqtë më të përbetuar të islamit. Kjo nënkupton se kadijanitë kanë ndërruar vetëm petkun dhe metodat e tyre kurse qëllimi është i njëjti që ishte dhe ngeli.

 Ajo që është shumë me peshë të përmendet se kadijanit veprojnë përmes kanaleve të ndryshme të informimit, por fatkeqësisht jo me emrin e tyre të vërtetë por me emrin e Islamit. Kadijanit sot posedojnë disa qendra satelitore nga të cilat bartet mesazhi i tyre famëkeq siç janë në Londër, Rusi dhe në Indi. Ata gjithashtu bashkëpunojnë me një organizatë të Indisë të quajtur ZEE, ku përmes kësaj organizate realizojnë 12 orë program për përhapjen e kadijanizmit dhe atë në katër gjuhë botërore. Aktivitetet e tyre në këtë drejtim ata i kryejnë edhe nëpër spitale, çerdhe fëmijësh, shkolla, objekte shoqërore e shpeshherë edhe nëpër faltore dhe xhami. Botojnë disa gazeta dhe revista me karakter kadijan dhe antiislam Kohëve të fundit konstatohet se kadijanitë kanë ndikim të madh në formimin e organizatave të ndryshme të njohura si organizata laike- afetare.

Tmerri ekziston në atë se tërë këto aktivitete destruktive dhe djallëzore kryhen në emër të Islamit, gjë që s’ka aspak të përbashkët me thelbin Islam.

Tendencat dhe qëndrimet e Kadijanive (Xhematit Ahmedij)

Theksuam më parë se fraksioni kadijanij është fraksion anti islam, i cili Islamin e përdorë vetëm si maskë mbrojtëse.

Themeluesi i këtij fraksioni Mirza Gulami rrjedh nga një familje lojale e imperatorisë  Angleze, e cila në anën tjetër njihej si familje tradhtare në mesin e bashkë kombasve të vet.

 Vitin 1856 kur populli i Indisë ngrihet në revolucion të përgjithshëm për t’u çliruar nga okupatorët anglez, i ati i Mirza Gulamit, Murteda Gulami ishte lojal ndaj pushtetit okupues dhe ishte një ndër faktorët e rëndësishëm për dështimin e këtij revolucion çlirues të Indusve, ngase ai jo vetëm që spiunonte por edhe kishte përgatitur edhe ushtarë dhe mjete luftarake për okupatorin anglez. Si shpërblim për këtë i ati i tij pasurohet me disa fshatra si pronë e tij personale.

Mirza Ahmed Gulami në një rast në librin e tij ” Terjakul Kulub ” faqe 15. ka thënë :” Ndihem krenar që familja ime nuk ishte dorështrenjtë në dhëniet e gjakut të bijve të saj në interes dhe lojalitet të qeverisë angleze kundër Myslimanëve.”

 Po ashtu në librin e tij “Shehadetul Kur’an ” botimi i gjashtë faqe nr.10 thotë: “Qysh nga vegjëlia e derisa sot i mbusha  gjashtëdhjetë, luftoj me gjuhë dhe pendë që ti bindi zemrat e myslimanëve që t’i përulen qeverisë Angleze. Apeloj myslimanëve që të braktisin luftën sepse ajo i pengon në nënshtrim anglezëve”

 Në librin me titull “Hedije mbretit anglez ” nga autori Muhamed Ahmed ibn Mirza Gulami Kadijani, halifi i dytë i kadijanive vitin 1931 me rastin e okupimit të anglezëve kur mbreti i Britanisë Nexhla Xhorxh vizitoi Indinë iu drejtua me këto fjalë : O Nexhd, o mbreti i jonë i madhëruar, unë jam imami i fraksionit Ahmedij, dhe zëvendës i themeluesit të saj Mesihut alejhi selam, ju dëshirojë mirëseardhje në këtë vend. Të premtojmë se fraksioni Ahmedij ishte lojal, besnik i qeverisë Britanike dhe ajo do të ngelë besnike e kësaj qeverie.”

Në gazetën “El Fadl “të Kadijanive Nr 1884 të muajit dhjetor të vitit 1922 thuhet:” Njeriu i cili nuk ka vizituar Kadijanin është larguar nga begatitë dhe nuk ka fituar shpërblimet e haxhit.”

 Në kompletin e gazetave 66 të volumit 20 thuhet :”Haxhi bëhet në Kadijan ngjajshëm me haxhin në Meke

 Në gazetën “Bigamu sulh ” Nr.19 e datës 19 prill 1933 thuhet: “Kryerja e haxhit në Meka pa e vizituar Kadijanin është haxh i zbehët, sepse haxhi në Meke pa kadijan nuk ia arrin qëllimit të duhur “

 Në librin “Elberahin Ahmedije ” nga Mirza Gulam Ahmedi në faqen 558 thuhet: duke komentuar ajetin Ve men dehalehu kane aminen” thuhet:” është për qëllim xhamia e ndërtuar në Kadijan.”

 Në gazetën “EL Fadl” të datës 21 gusht, 1927 paraqitet fjalimi i halifit të Ahmedive i cili duke ligjeruar para studentëve  shpjegon diferencimin mes myslimanëve dhe Ahmedive dhe thotë : Mesihu Mirza Ahmed Gulami ka thënë:”Islami i myslimanëve nuk është islami i jonë, Zoti i tyre nuk është edhe Zoti i jonë, haxhi i tyre nuk është edhe haxhi i jonë, dhe kështu ne dallohemi nga ato (myslimanët) në çdo aspekt :”

 Në librin “Envarul Hilafe “nga autori El Mirza Beshirud-din Mahmud Ahmed në faqen 89 thuhet: “Mesihu ndaloi namazin e Ahmedive që të falen pas Muslimanëve, e jo vetëm kaq por ndaloi namazin edhe për krah tyre.”

 Në kompletin “Tebligurrisale “volumin 9 faqe 27 thuhet :“çdo kush që nuk na përkrah për fitore (ahmedit) kuptohet se ai është biri bushtres”.

 Në librin Mer’atul Kemalat faqe 548 thuhet:”Të gjithë që kanë besuar në shpalljen time dhe në mua janë mysliman, e të tjerët janë bijtë e prostitutave dhe shkatërrueseve:”

 Në librin “Zbritja e Mesihut ” faqe 4. Po ashtu në tebligu rresail pjesën e 9 faqe 37 thuhet: “çdokush që nuk më beson mua ai është çifut, krishter, idhujtar dhe nga  xhehenemlitë:”

 Në librin “Nexhmul Huda” faqe 10 “Ed-deru themin ” faqe 294 për myslimanët thuhet:” Ata janë armiqtë tanë, derrat e shkretëtirës, dhe se gratë e tyre janë më të këqija se kudrat”

Mendimi i dijetarëve Islam për Kadijanit

 Koncenzusi i dietarëve Islam është në ujdi të plotë në të gjitha kohët dhe vendet se :Një njeri i cili pranon se ka pejgamber pas Muhamedit a.s. ai është kundër ajetit Kur’anor dhe konsiderohet Kafir.

  – Imam ebu Hanifes i erdhi një njeri e i tha: Prit deri sa të bie argumentet e pejgamberllëkut: Ebu Hanifja tha: Ai i cili kërkon nga shenja pejgamberllëkut ai ka bërë kufr.

  Që mos u lodhim duke përmendur mendimet e dijetarëve gjatë katërmbëdhjetë shekujve vlen të potencohet se dijetarët e 14 shekujve konsiderojnë kafir atë që beson ndonjë pejgamber pas Muhamedit a.s. Të këtij mendimi janë edhe dijetarët më eminent Islam siç Janë”

Ebu Hanifja. Ibni Xherir Etaberiu, Imam Tahaviu, Ibni Hazem El Andelusi. Imam Gazali, Zemahsheriu, Kadi Ajadi, Fahrudin Rrazi,, Imam Bejdaviu, Muhamed El Bagdadi, Ibni Kethiri, Xhelaludin Sujuti, Ismail Hakij, Kadi Shevkani, dietarër e Indisë kompakt në librin Fetava Hindije,, Alusi, Muhamed Ikbali-nga Pakistani, dijetarët bashkëkohorë, Ebul Eala Elmevdudi, Muteveli Sha’ravi, Dr, Ramnadan Buti, Shevki Ebu Halil, etj etj..

 Misionarët kadijan sot kanë qendra të ndryshme nëpër botë e veçanërisht në shtetet afrikane dhe evropiane, por në mënyrë të veçantë qendrat e tyre i kanë në ato vende ku Britania e madhe ishte okupatore. Numri i qendrave të tyre në botë është afër 31 qendër. Ajo që është më interesante se kadijanit qendrën e tyre e kanë edhe në shtetin e Izraelit. Është shumë interesat të potencohet fakti se kadijanit të cilët rrinë në qendrën e Izraelit bartin pasaportë të Anglezëve. Për këtë shkruan hollësisht dijetari Islam nga Siria Muhamed Hajru Kadirij .

 Në fund, duke u mbështetur në shumë ajete Kur’anore dhe hadithe të Pejgamberit a.s. si dhe në koncenzusin e 33 organizatave Islame në Indi, që në kongresin e tyre në Janar të vitit 1953 në Karaçi se Kadijanit, gjegjësisht Ahmedit nuk i takojnë myslimanëve. Dhe në anën tjetër duke u mbështetur në koncenzusit e të gjithë dijetarëve Islam në mbarë botën Islame, konstatojmë se Ahmedit janë sekt anti islame me qëllime të errëta, kurse pjesëtarët e tyre lirisht mund të konstatohen Kafira- pabesimtarë.

 Vërejtje:

(punimi është përgatitur vitin 1997 me rastin e përgatitjes së një debati televiziv me Zekerija Khanin – përfaqësues i Kadijanive i cili kishte ardhur në vendin tonë për të shpalosur idetë e tija Kadijanite, por fatmirësish u demaskua shpejt dhe menjëherë iku prapë nga kishte ardhur).

Leave a reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *