Shkruan: Jusuf ZIMERI

Mos më daltë shpirti pa e parë flamurin shqiptarë duke valuar mbi kalanë e Shkupit”   Hoxhë Ataull Kurtishi

Kush po e akuzon Maqedoninë për intolerancë fetare dhe kombëtare? Këtë mund ta bëjnë vetëm ata që nuk ia duan të “mirën” këtij Shteti. A nuk po e shihni se çfarë tolerance, brenda muslimanët brenda nate ndërtojnë një xhami nga bora, e ata brenda natës ndërtojnë një kishë nga betoni, më falni nga hekuri. A s’është kjo drejtësi dhe tolerancë ?!

Ndoshta dikush ka harruar, andaj po ua përkujtoj. U bë një vit kur në Kalanë e Shkupit u ndez fesadi. Ethja ishte bërë nëpër kabinetet e ministrive dhe të qeverive, por kopili brenda natës lindi në kalanë e Shkupit. Disa njerëz të kabineteve këtë e quajtën këtë mbirje brenda natës e quajtën legjitim sepse, dihet mëma dhe ati, kurse disa e quajtën kopil. Si pasojë e kësaj mosmarrëveshje lindi polemika e emrit, si ta quajmë, ta quajmë kishë ortodokse maqedone, apo ta quajmë muze kishë apo kishë muze.

Si duket mehri i këtij objekti ishte populli, sepse ky pagoi çmimin kur vendosi ta pastrojë terrenin, sepse disa prej tyre ngrënën qutekun e disa fituan padi dhe u dënuan edhe me nga dy vjet burg me kusht. Këto dënime ishin parashenja se në të ardhmen kur të fillojmë të ndërtojmë kishën ai që flet, vendin e ka të siguruar në qeli.

Atëherë, me rëndësi ishte se ne vendosëm të bisedojmë edhe një vit, e pas një viti Gospodin Pasko vendosi që në Kalanë e Shkupit të vazhdojë ndërtimi i Kishës – Muze, i shoqëruar edhe me dy objekte, pra gjithsej me tre objekte, një i definuar Kishë, kurse dy të tjerë të pa definuar, njëri objekt osman e tjetri objekt parahistorik siç thotë drejtori i drejtorisë gospodin Pasko Kuzman.

Përfaqësuesit tanë politikë në Qeverinë e Gruevskit III edhe këta që atëherë kanë shprehur qëndrimin e  tyre të pa koordinuar, njëri thoshte, nuk ndërtohet kishë në Kala, tjetri thoshte jo kishë por si kishë etj etj. Nejse kjo s’ka rëndësi, me rëndësi është qëndrimi i participantëve shqiptarë në Kulaçin e qeverisjes se ne nuk jemi të interesuar të ndërtojmë Xhamia, e par me meqë ne nuk jemi të interesuar të ndërtojmë xhamia këta të tjerët si të duan le të ndërtojnë për ditë nga një kishë, bile edhe në oborrin tonë, sepse neve aspak nuk na pengon!.

Po Kështu i duhet Shkupit të dëshmojë se është qytet multietnik dhe multifetar, andej në maje të Vodnos një kryq me shumë drita që porezin (tatimin) ia paguajmë bashkërisht, edhe këndej Vardarit në maje të Kalasë  një kishë që sërish çmimin ia paguajmë ne. Po pra atëherë        Kryqin na e dhuroi kualicioni VMRO-PDSH, tash kishën na e dhuron koalicioni VMRO-BDI. Kjo është transparencë, poli(e)tikë e drejtë. Ju lutem, nuk ka vend për intolerancë, dhe nacionalizëm sepse ju shqiptarët të shtunën e ndërtuat Xhaminë mu në mes të Shkuptit dhe atë nga bora, pa lejen e nga Pasko Kuzmani, pa projekt, pa asgjë dhe askush nuk ju akuzoi për asgjë, e tani s’po toleroni të ndërtojmë Kishën në Kala. Kështu pra, Shkupi është i përbashkët edhe i Maqedonve edhe i Shqiptarëve e edhe i të tjerëve, bile edhe i atyre të parahistorisë.  Parahistorisë! këtë nuk po e kuptoj më falni, nuk po e di ku paska filluar historia!

Nejse, do presim ndoshta këta kultukxhinjët tanë nga ministria e Kulturës do na tregojnë se çka donë me than kjo deklarata e Paskos për objektin parahistorik, e Inshalla nuk ju shkon ndërmend me i sanksionua këta djemtë e ri që brenda natës e ndërtuan Burmali Xhaminë nga bora pa lejen e organeve kompetente!!

 

Shkrime të ngjashme