Jurisprudencë, Pyetje-Përgjigje

Kefareti i agjërimit

Pyetja:

es-selamu alejkum profesor, deshta tua bej nje pyetje, nese nje njeri e prish agjerimin pa ndonje arsye (per qejf) 30 dite pa nderprere, dmth nuk agjeron asnje dite te ramazanit, atehere, si duhet ky njeri te veproj: te agjeroj per cdo dite nga 61, apo vetem per nje dite 61 e pastaj per cdo dite nga nje (dmth nje per nje), shpresoj tkem qen i qarte ne pyetjen, nese keni mundesi te na sqaroni pak kete ceshtje pershkak se disa  thone ndryshe e disa te tjere ndryshe…Allahu ju nderofte, selam.

Përgjigja

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim. Elhamdulilah ves-salatu ves-selamu ala resulil-lah ve ba’d !

alejkum selam. I nderuar nëse një njeri e prishë një ditë të agjërimit pa arsye juridike, fillimisht është i obliguar që këtë ditë ta kompensoj ditë për ditë Kaza, kurse kefareti i prishjes së një dite të agjërimit është agjërimi i dy muajve rresht pa ndërprerë. Kur themi dy muaj kemi për qëllim muajt e hënës, të cilët mund të jenë ose 29 ditë ose tridhjetë, e nuk munden me qenë as më shumë e as më pak. Nëse për agjërimin e kefaretit nuk fillon agjërimin me muaj, pra duhet agjëruar 60 ditë rresht, që nënkupton se nuk guxon të ketë ndërprerje në agjërim, si psh, nëse agjëron 45 ditë kefaret pastaj e prishë një ditë sërish duhet filluar nga e para, sepse nuk e ka zbatuar parimin e kefaretit “rresht pa ndërprerë“. Nëse një njeri ka prishur më shumë se një ditë agjërimi, kemi fjalën për një Ramazan, atëherë për të gjitha ditët e prishura duhet agjëruar një Kefaret që është dy muaj ose 60 ditë rresht, kurse sa ditë ka prishur aq ditë duhet bërë Kaza ditë për ditë.

Ve bil-lahi teufik

Lini një Përgjigje

Maqedonisht