Pyetje-Përgjigje

Këndimi i talkinit, në emër të nënës apo babait

Pyetja:
Esselamu alejkum! Profesor, a është i pranueshëm këndimi i talkinit dhe a ka ndonjë argument që dëshmon se ndaj merhumit, pos emrit të tij, thirret edhe i nënës. A duhet të jetë kështu, apo mundët që edhe të thirret në emër të babait?

Përgjigjja:
Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahium

I nderuar, sa i përket leximit të talkinit, vlen të theksohet se dijetarët e katër medh’hebeve janë unik në faktin se leximi i telkinit mbi varrin e të vdekurit musliman, fetarisht, është veprim i lejuar.[1] Sa i përket leximit të talkinit, se a duhet të bëhet në emër të nënës apo të babait, mendoj se kësaj dileme i jep fund hadithi i Pejgamberit s.a.v.s i cili ka thënë: “Kur të vdesë ndonjëri nga vëllezërit tuaj, pasi që t’ia rrafshoni varrin (dheun) le të ngritët ndonjëri nga ju afër kreut të varrit dhe le ti thotë: O filan i biri i filanes, sepse vërtetë ai dëgjon por nuk mundë të përgjigjet, pastaj le të thotë; O filan i biri i filanes, vërtetë ai drejtohet ulur,.(në këtë rast) një njeri i thotë: O i dërguari i Allahut, nëse nuk i dihet emri nënës së tij si ta thërrasim? I dërguari i Allahut s.a.v.s., i tha: Le ta thirr në emrin e nënës së tij, Havasë (gruaja e parë, nëna e njerëzisë).[2] Nga ky hadith gjithashtu nënkuptohet se talkini lexohet në emër të nënës e jo në emër të babait.

Allahu e di më së miri!

__________________
[1] Thëniet se nuk lejohet leximi i talkinit mbi varrin e të vdekurit janë të kota ngase nuk mbështeten në argumente, madje për një mendim të tillë nuk ekziston as edhe  një hadith, madje qoftë edhe hadith daif- i dobët.
[2] Transmeton Taberaniu.

__________________
Jusuf Zimeri
27 Janar, 2011

Lini një Përgjigje

Maqedonisht