I nderuari Hoxhë, këtu në vendin tonë ditë bajrami e kanë shpallur ditën e enjte, kurse në saudi kurse haxhitë në arenat janë ditën e enjte e të premten bajram, atëherë, ne do ta falim bajramin diten e enjte, por a bënë që kurbanin ta presim ditën e premte me qëllim që të mos jetë prerë para kohe. Sëpkau kështu po flasin shumë hoxhallarë në teren. Andaj kërkoj një sqarim nga ju.

Përgjigje.

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim. Elahmdulilah ves-salatu ves-selamu ala resulil-llah ve ba’d.

I nderuar është fakt se është shpalosur një huti rreth përcaktimit të ditës së bajramit, se a do të jetë ditën e enjte apo ditën e premte. Këtë huti edhe më shumë e shtoi rasti kur Muftiu i Kosovës ndërroi mendimin që bajrami të jetë ditëne xhuma, edhe pse fillimisht po ai kishte kërkuar nga bashkësia Islame e Maqedonisë dhe Shqipërisë që të jenë unik në përcaktimin e ditës së Bajramit, e ky mendim i tij u përkrah, që ai më vonë të ndryshojë mendimin pa informuar të parat se do të ndryshoj mendimin. Nejse kjo le të ngelë problem i tij.

Në anën tjetër, kjo çështje ngelë në përgjegjësinë e organeve dhe institucioneve të bashkësisë islame, sepse ata do të bartin përgjegjësi edhe para njerëzve edhe para Allahit xh.sh., kurse ne besimtarët islamë duhet të veprojmë ashtu si ka përcaktuar institucioni. Pra sipas kësaj që është në fuqi deri më tani, nëse nuk ndryshon, tek ne bajrami është ditën e enjte pra më 25.10. 2012. Këtë ditë ne falim namazin e bajramit, dhe me faljen e namazit të Bajramit hapet edhe rruga për therjen e kurbanit. Ky është rregull fetar. Kurbani mund të pritet prej ditës së së parë të Bajramit e deri ditën e tretë në namazin e iqindisë. Mirëpo kjo që po thonë disa hoxhallarë se të enjten do ta falim bajramin, kurse kurbanin për shkaqe sigurie do ta presim të xhumanë nuk mbanë fetarisht, sepse kjo çështje vetëm se shpalos përçarje.  Sikur të ishte ashtu, çka bahen me namazin e bajramit i cili poashtu është Vaxhib falja e tij sikur therja e kurbanit, kurse kurbani nuk mund të theret pa u falur bajrami !. Mirëpo po shihet qartë se dikush po i jep më shumë rëndësi kurbanit se sa namazit të bajramit, e ky vlerësim sipas bindjes sime është gabim. Pra, që të jem i qartë, kurbani mund të theret deri në ditën e tretë të bajramit, (por jo nga bindja se ditën e parë nuk është bajram edhe pse e kam falur bajramin), e nesër sigurisht se asht ditë bajrami,  por më e preferuar është prerja ditën e parë të bajramit.

Ve bil-lahi teufik

Shkrime të ngjashme