Akaid, Përkthime

Kush është djalli – shejtani

Muhamed Muteveli  Sha’ravi
Përshtat nga arabishtja: Jusuf  ZIMERI 

Gjithnjë sillet vërdallë nëpër kokat tona kush është djalli – shejtani ?. Akoma pa i gjetur përgjigje kësaj pyetje … djalli është sekret për ne, i pa dukshëm, ai na sheh neve, e ne nuk e shohim atë. Ai çuçuritë në veshët tonë, na krijon një vesvese – hipokondri pa e ditur ne se ku është ai…. çka vepron etj. Andaj, edhe më tutje ngelë pyetja:  Kush është djalli ?.

Allahu i plotfuqishëm nga mëshira e Tij ndaj neve na mësoi se kush është djalli – shejtani, cila është ngjarja e armiqësisë ndaj njeriut dhe si u lind dhe zhvillua ajo armiqësi. Ai na mësoi si të ballafaqohemi dhe të ngadhënjejmë ndaj tij dhe ndaj çdo force tjetër që është e fshehtë apo e dukshme në univers.

Allahu i lartëmadhërishë na ka urdhëruar që të kërkojmë ndihmë dhe mbrojtje prej Tij, sepse Allahu xh.sh. është Mbizotërues mbi të gjitha krijesat e Tij, besimtar dhe jobesimtar, nga ata që i nënshtrohen Allahut apo ata që bëjnë mëkate, ata që kanë të alternativën e zgjedhjes apo janë pa alternativë zgjedhjeje. Të gjitha krijesat janë të nënshtruara ndaj Allahut xh.sh., andaj nuk ka ndonjë krijesë në univers që mund të dalë nga mbikëqyrja e Allahut xh.sh apo dëshira e Tij. Allahu xh.sh. në Kur’anin famëlartë thotë:
“Ai është mbizotërues ndaj robërve të Tij. Ai hollësisht di punët e Tij dhe të robërve të Vet”. El En’am:18

Nuk ka krijesë në univers që mund të dalë jashtë dëshirës së Allahut në veprim, por krijesat që posedojnë alternativën e zgjedhjes në veprim apo mos veprim, kanë mundësi që të dalin jashtë dëshirës  ligjësuese apo metodologjisë në çështjen vepro apo mos vepro. Mirëpo edhe këto që dalin nga ky sistem, sërish dalin me alternativën e zgjedhjes që ua ka dhënë Allahu xh.sh., sepse po të donte Ai, do ti krijonte të gjitha krijesat të adhurojnë dhe veprojnë me imponim, pa të drejtë zgjedhjeje dhe do ti kishte nënshtrua ndaj ligjeve të tij pa dëshirën e tyre, mirëpo Allahu xh.sh. deshi që krijesat e Tij të jenë ashtu si janë. Në kontekst të kësaj gjejmë fjalët e vërteta të Allahut xh.sh. të shprehura në Kur’an ku thuhet:
A mos do ta mbysësh ti veten (Muhammed) pse ata nuk bëhen besimtarë?! Sikur të duam Ne, do të zbritnim një argument (mrekulli) nga qielli mbi ata, e në qafat e tyre do t’i rrinin përulur atij”.Esh-shura:3-4

Ky ajet kur’anor është këshillë për të dërguarin e Allahut s.a.v.s. i cili ishte i dëshpëruar dhe i shqetësuar në veten e tij për shkak se disa njerëz refuzonin besimin, sepse i dërguari i Allahut s.a.v.s. e dinte mirë për ndëshkimin që do ti presë ata ditën e ringjalljes- kiametit. Andaj, meqë ai ishte mëshirë për të gjitha botët, ishte thellë i interesuar që ti shpëtojë të gjithë nga ndëshkimi dhe dënimi që i pretë pabesimtarët ditën e gjykimit. Allahu xh.sh. e informon të dërguarin e Tij se ata njerëz nëse janë larguar nga dëshira e Allahut në çështjet legjislative, që Allahu xh.sh ua dëshiroj besimin dhe ndjekjen e metodologjisë islame, ata nuk kanë mundësi të dalin jashtë dëshirës së Allahut në çështjet e veprimit, sepse po të dëshironte Allahu xh.sh. të gjithëve do t’ua impononte nënshtrimin, mirëpo dëshira e Allahut ishte që ata të kenë të drejtën e alternativës – zgjedhjes, që të besojnë apo mos besojnë, ti nënshtrohen apo të bëjnë mëkat. Andaj ua dha të drejtën e zgjedhjes që të veprojnë apo mos veprojnë. Kjo e drejtë e zgjedhjes  buron nga dëshira e Allahut, sepse po të mos ishte ajo dëshirë ata nuk do të kishin mundësi të zgjedhin në veprim. Pra e tërë kjo nënkupton se nuk ka krijesë në univers që mund të dalë jashtë dëshirës së Allahut xh.sh.

Cilësia e djallit
Para se të themi diçka rreth kësaj në fillim patjetër na duhet të bëjmë dallimin mes cilësisë djall dhe vet djallit. Nocioni djall – shejtan, si cilësi universale nënkupton çdo gjë që e largon njeriun nga nënshtrimi ndaj Allahut xh.sh. dhe nga e vërteta. Çdo gjë që e nxitë në rebelim –mëkat dhe tenton që njeriun te hedhë në të keqe, secili prej tyre është djalli.

Duhet ditur se ekzistojnë djaj- shejtanë nga xhinët dhe nga njerëzit, e që të dy këto i bashkon cilësia e njëjtë ashtu si i bashkon qëllimi i njëjtë që është zgjerimi i rebelimit – mëkatit dhe çrregullimeve në rruzullin tokësorë. Djajtë nga xhinët janë mëkatarët nga xhinët që nuk kanë pranuar të vërtetën – islamin dhe ftojnë në kufr, e edhe djajtë nga njerëzit kryejnë të njëjtin rol. Pra, shprehja shejtan në këtë rast është cilësi për një rol të caktuar, e nuk është personifikim i ndonjë personi apo emri, andaj çdokush që fton në mosbesim dhe idhujtari e rebelim – mëkat, ai është djall.

Iblisi është djall nga Xhinët i cili gëzonte autoritet të lartë saqë thuhet se jetonte me melekët. Iblisi është krijesë prej krijesave të Allahut xh.sh. por ndryshon nga melekët (engjëjt) sepse bli ka lirinë e zgjedhjes në veprim apo mos veprim. Ai nuk ka mundësi të rebelohet në çështjet e Allahut edhe pse posedon të drejtën e zgjedhjes, porse ka mundësi të rebelohet në ato çështje që ka të drejtë zgjedhje. Pra ai ka mundësi të mos nënshtrohet urdhrave të Allahut, dhe për këtë arsye doli nga mëshira e Allahut dhe u mallkua.

Njerëzit kanë biseduar gjerë e gjatë për mëkatin e Iblisit. Disa thonë, si mund ta ketë dënuar Allahu xh.sh Iblisin për shkak se ai refuzoi ti bëjë sexhde dikujt tjetër përveç Allahut ?! Allahu e urdhëroi që ai ti përulet, ti bëjë sexhde Ademit, e ai refuzoi ti bëjë sexhde dikj tjetër jashtë Allahut xh.sh.

Ata që e shpikën dhe propagandojnë këtë shprehje dhe ide janë ateistët dhe aleatët e tyre. Ne u përgjigjemi atyre duke u thënë, Ata nuk e kanë të qartë kuptimin e vërtetë të ibadetit – adhurimit.  Ibadeti është nënshtrimi i krijesës urdhrave të Krijuesit të tij. Andaj, kur Allahu xh.sh. na urdhëron neve të falim namazin pesë herë në ditë, kjo nënkupton nënshtrueshmëri, adhurim dhe iradet ndaj Allahut xh.sh.. Ngjashëm është edhe çështja e zeqatat, agjërimit haxhit si dhe çdo urdhër i Allahut xh.sh. që ka urdhëruar të veprohet është adhurim dhe nënshtrueshmëri.

Ne nuk i polemizojmë Allahut xh.sh. porse i nënshtrohemi urdhrit të Tij, ne nuk themi pse të falim pesë kohëa namaz e të mos i falim katër apo tri, ose pse të falim katër rekat e jo më shumë ose më pak etj, porse ne i nënshtrohemi urdhrit të Tij edhe atëherë kur nuk dimë urtësinë (hikmetin) apo shkakun e atij veprimi, sepse motivi në adhurime është se ai buron nga Allahu xh.sh. . Pra ne kemi për obligim të verifikojmë dhe të bindemi se urdhri është nga Allahu xh.sh., e kur të verifikojmë dhe të bindemi, atëherë menjëherë kalojmë në zbatim pa koment, sepse motivi për zbatim është urdhri nga Allahu xh.sh..

Roli i mendjes së njeriut është të vërtetojë dhe të bindet se ky univers ka krijues që e ka krijuar, dhe se i njëjti Krijues është që na krijoi edhe neve. Ai ka krijuar sistemin me një precizitet të lartë, dhe këtë univers të mbushur përplot me mrekulli që dëshmon se tërë kjo nuk mund të krijohet pa një Krijues Madhështor.

Nëse arrijmë deri te kjo konkluzë, atëherë këtu është fillimi i besimit…. mirëpo mendjet tona janë të kufizuara, saqë nëse kanë arritur deri te kjo linjë, nuk kanë mundësi të tejkalojnë këtë pikë. Mendja e njeriut pash. Nuk mund ta dijë se kush është ky Krijues madhështor, si e ka emrin, çka dëshiron nga ne dhe pse na ka krijuar. Për këtë arsye për ti dhënë përgjigje këtyre enigmave vjen në shprehje roli i të dërguarve për ti plotësuar gjërat. Allahu dërgoi të dërguar me shpallje dhe të përforcuar me mrekulli nga qielli që rrënojnë ligjet e fizikës- universit. Këta të dërguar i informojnë njerëzit se Allahu xh.sh. është Ai i cili krijoi  universin, Ai është i cili krijoi këtë univers në shërbim të njeriut bile edhe fuqitë e mëdha siç është dielli psh,  detrat, yjet etj. Të gjitha këto janë të krijuara në shërbim të njeriut.

Dielli lindë për çdo mëngjes dhe nuk ka mundësi të gabojë apo bëjë mëkat, ose të thotë, sot nuk dua të lindë, detet avullojnë ujin që Allah e zbret nga qielli përmes shiut, e edhe ato nuk kanë bërë ndonjë mëkat ndonjë ditë që të thonë; Uji është i imi, sot nuk e avulloj, nuk e zbrazë, pra deti nuk ka mundësi të pengojë që të avullohet uji.

Atëherë roli i të dërguarve  ishte të na informojnë se Allahu e ka Krijuar tërë këtë ekzistencë në shërbimin e njeriut, e Ai kërkon nga ne që vetëm ta adhurojmë dhe të veprojmë sipas asaj që na urdhëron Ai. Pejgamberët deri te ne kanë bartur metodologjinë e adhurimit ndaj Allahut xh.sh. e Allahu ata i përforcoi me mrekulli që ishin mbi fuqinë dhe mundësinë e njeriut. Qëllimi i këtyre mrekullive që ne të bindemi se ata vërtetë janë të dërguarit e Allahut xh.sh. dhe t’ua presë rrugën gënjeshtarëve apo djajve që pretendojnë se edhe ata janë të dërguar dhe bartin shpallje me vete.

Pra, nëse kemi arritur të kuptojmë se çka dëshiron Allahu xh.sh. nga ne, atëherë ne kemi për obligim të nënshtrohemi dhe të adhurojmë. Pra kemi për obligim dëgjueshmëri dhe nënshtrim pa polenizim, sepse motivi  i nënshtrimit dhe adhurimit është thjesht se urdhri vjen nga Allahu xh.sh.. Ai me diturin e Tij të pa kufizuar dinë atë që ne nuk e dimë, pastaj Ai me urtësinë e tij e din ku është e mira dhe interesi i jonë, sepse ne me  mangësinë tonë ndoshta bëjmë keq duke menduar se po bëjmë mirë.

Allahu xh.sh. me të gjitha cilësitë e Tij është absolut. Nëse njeriu dëshiron të polemizoj, është krejt e natyrshme të polemizoj me rivalin e tij, me atë që është i barabartë me te në dituri, psh  mjeku kur duhet të polemizoj polemizon me një mjek si ai, inxhinieri polemizon inxhinierin. Mjeku nuk bënë polemikë në lëmin e medicinës me zdrukthëtarin etj. Pra nëse duhet patjetër polemizuar dhe dëshirojmë që polemika të jetë e frytshme, duhet që patjetër polemika të bëhet mes dy subjekteve të barabartë në dituri. Atëherë cili nga ne është i barabartë me diturinë e Allahut xh.sh që të polemizoj me te për çështjet që na ka urdhëruar ose të polemizojmë në ndonjë dije prej dijeve të shumta. Pra për këtë lexo ajetin Kur’anor ku Allahu xh.sh. thotë:
“Kur All-llahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare. E kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së vërtetës” Ahzab;36

Poashtu ajetin tjetër ku Allahu xh.sh. thotë:
“I dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të tij, e ashtu edhe besimtarët. Secili i besoi All-llahut, engjëjve të Tij, shpalljeve të Tij, të dërguarve të Tij. Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin nga të dërguarit e Tij, dhe thanë: “Iu përgjigjëm thirrjes dhe respektuam urdhërin. Kërkojmë faljen tënde o Zoti ynë! Vetëm te Ti është ardhmëria jonë”. Bekare : 285

Lini një Përgjigje

Maqedonisht