Mbrojtja prej katër gjërave

Shkruan: Jusuf  ZIMERI

Na ka treguar Kutejbe b. Seidi, nga Lejth nga Seid b. Ebu Seid el Makburiju, e ky nga vëllau i tij Abad b. Ebu Seidi se vërtetë ai e kishte dëgjuar Ebu Hurejren duke thënë: i Dërguari i Allahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme thonte: “O Zoti im, vërtetë unë kërkoj mbrojtjen Tënde nga katër gjëra: nga dituria e padobishme, nga zemra e cila nuk frikohet (kur të përmendet Allahut), nga shpirti i cili nuk ngopet (me kënaqësitë e  kësaj bote) dhe nga lutja e cila nuk pranohet. Ebu Davudi, kurse Imam Muslimi e ka regjistruar të njëjtin hadith me transmetim nga Zejd b. Erkami.

Në hadithin tjetër i regjistruar te Ibni Maxhe me transmetim nga Xhabiri r.a. Pejgamberi a.s. ka thënë: Kërkoni- lutjuni Allahut për dituri të dobishme, dhe kërkoni mbrojtje nga Allahu xh.sh.  nga dituria e pa dobishme.

Dituria e padobishme
Dijetarët islamë në shkoqitjen e këtij hadithi të Pejgamberit s.a.v.s. kanë bërë përpjekje që të ruajnë frymën e kuptimit të hadithit duke thënë se dituria e pabodishme është ajo dituri e cila nuk është funksionale, nuk është profitabile dhe frytdhënëse. Dituria e padobishme është dituria e cila nuk i shërbenë pronarit të saj e as opinionit të përgjithshëm, as në jetën e kësaj bote, e as në jetën e botës tjetër. Dituria e padobishme është ajo e cila devijohet nga realiteti i saj për interesa mediokre të kësaj bote. Dituria e padobishme është edhe dituria e cila nuk ka zënë vend në zemrën dhe dhe bindjen e atij që fletë për të, porse është dituri që buron vetëm nga gjuha sa për tu krenuar para të tjerëve se është dijetar. Imam Hasan El Basriu r.a. duke e shkoqitur këtë hadith të Pejgamberit s.a.v.s. ka thënë: Dituria është dy lloje, dituria që mbështetet në gjuhë oratori me aftësi manipulative, e cila pronarit të sajë do ti kthehet si bumerang ditën e gjykimit, e kjo është dituria e pavlefshme dhe lloji i dytë është dituria që mbështetet në zemër – bindje, e kjo është dituria e dobishme e cila jep fryte që në jetën e kësaj bote dhe në botën tjetër.

Dituria e padobishme është dituria e cila nuk ka mbështetje të fuqishme argumentuese dhe logjike si dhe diuturia e cila stilizohet përmes oratorisë, por realisht nuk përkon me realitetin që e mbanë njeriu në brendësinë e tij. Për këtë arsye Allahu xh.sh. na e tërheq vërejtjen përmes ajetit kur’anor ku thotë; Ka ndonjë nga njerëzit që fjala e tij të mahnit, por vetëm në këtë botë (meqë në botën tjetër gjykon Ai që i di të fshehtat), dhe për atë që ka në zemrën e tij, e paraqet All-llahun dëshmues, e në realitet ai është kundërshtari më i rreptë” El bekare 204

Dituri e padobishme është ajo dituri e cila e ka humbur bazën e saj, fundamentin sepse dituria është si hallkat e zinxhirit, secila e përcjell tjetrën, e nëse shkëputet diku atëherë jo vetëm që dobësohet fuqia e saj por, mund të shkaktoj edhe çrregulime dhe huti tek njerëzit. Dituria buron nga emri i Allahut xh.sh që është Aliim apo Al-lam, i Gjithdijshëm, absolut në dituri, e një pjesë të diturisë Krijuesi Absolut e shpërndau te njerëzit përmes të Dërguarve të Tij, duke filluar nga Ademi a.s. e deri te i dërguari i fundit Muhamedi a.s.. Muhamedi a.s. diturinë e shpërndau te shokët e tij (sahabët) e përmes tyre te dijetarët dhe kështu dijetar pas dijetari në lidhje të përhershme mësues nxënës lulëzoi dituria deri më sot dhe do të vazhdojë deri në Kiamet. K;shtu dituria vetvetiu e ruan gjenezën e saj, andaj ai që e shkëputë këtë hallkë të diturisë, dhe pretendon se dituria apo shkenca nga filluar nga ai, ka bërë krim ndaj shkencës dhe diturisë, sepse ka bërë ndërprejreje të lidhjes së energjisë që e ve në funksion dhe lëvizje diturinë, dhe kështu diturinë nga dituria e dobishme e shndrruar në të pa dobishme, nga vlera në jovlera.

Krahas këtyre kritereve disa dijetarë kanë thënë se dituria e pa dobishme është ajo dituri e cila nuk është e filtruar nëpër filtrat e moralit të lartë, pra dituria e materjalizuar në skajshmëri, që funksionon vetëm për interesa materjale.

Zemra e cila nuk frikohet
Zemra e cila nuk frikohet është zemra e cila ka humbur ndjeshmërinë e saj dhe ajo është vetëm në funksion fizik që luan rolin e një instrumenti për qarkullimin e gjakut e cila në rast nevoje ka mundësi edhe të zëvendësohet apo transplantohet nga dikush tjetër. Qëllimit i hadithi të Pejgamberit a.s. që ka kërkuar ndihmën e Allahut xh.sh. që të mbrojë dhe të na mbrojë nga zemra e cila nuk frikohet, është ajo zemër e cila ka humbur ndjenjën e besimit, ndjenjën e mëshirës, mirësisë, ndjenjën e dashurisë fillimisht ndaj vetes së saj e më pas ndaj krijuesit të saj dhe ndaj gjithçka që e rrethon.

Kjo është zemra e ngurtë e cila nuk nënshtrohet para realitetit, para Allahut xh.sh. para argumentit të prerë dhe asnjëherë nuk rënqethet para fakteve madhore. Këto janë zemra që nuk hapen kur lexohen argumentet e Allahut xh.sh. qofshin nga Kur’ani apo argumentet nga universi që njeriu ka për obligim ti lexojë çdo ditë.

Ngursimi i zemrave është një nga sëmundjet që më së shumti e ka kapluar shoqërinë njerëzore, andaj edhe kriminaliteti është kudo, e kjo sëmundje sipas islamit konsiderohet sëpmundje shkatërruese për njeriun si në jetën e kësaj ashtu edhe të botës tjetër. Njerëzit me sëmundje të ngurtësisë së zemrës, janë larg nga realiteti, larg nga Allahu xh.sh. dhe mëshira e Tij, e ndoshta janë edhe dënim për pronarin e saj. Andaj  dijetari i Famshëm Malik b. Dinari kishte thënë: Njeriu nuk është sprovuar me dënim më të madh se sa me ngurtësinë e zemrës së tij, edhe Allahu xh.sh. kur hidhërohet me ndonjë popull, e ngritë mëshirën e Tij nga zemrta e tyre, dhe ngelin me zemra të ngurta.

Zemra e ngurtë pa ndjenja është e lidhur ngusht me interesat e kësaj bote të shkurtë, ajo është robe e kësaj bote, andaj është në gadishmëri të përhershmë që të flijojë çdo gjë për interesat e kësaj bote, të flijojë mëshirën, të flijojë besimin, të flijojë edukatën dhe karakterin, të flijojë adhurimin dhe ibadetet tjera. Ato zemra janë të nënshtruara armikut të njeriut djallit, janë nën kontrollin e djallit i cili ua lakmon jetën e kësaj bote dhe ua asgjëson të mirat dhe begatitë e botës tjetër. Allahu xh.sh. ka thënë: “O ju njerëz, s’ka dyshim se premtimi i All-llahut është i vërtetë, pra të mos u mashtrojë juve jeta e kësaj bote dhe të mos u mashtrojë juve ndaj All-llahut ai i mashtruari (shejtani). Djalli është armik i juaji, pra edhe ju konsiderojeni armik, ai e thërret atë grupin e vet, vetëm për t’i bërë banues të zjarrit. (Fatir : 5-6)

Nga njeriu nuk kërkohet të jetë i pa gabuar sepse kjo nuk është në mundësinë e tij, nuk është njerëzore që njeriu të jetë i pa gabuar, por nga ai kërkohet të mos lejojë që zemra e tij të arrijë nivelin e ngurtësisë për shkak të mëkateve të tij, sepse mëkatet në vazhdimësi lënë gjurmë të thella në zemrën e njeriut, e shërimi i vetëm është rikthimi te Krijuesi i tij, rikthimi te fuqia Absolute që bëhet përmes derës së penmdimit, ngase vetëm kështu i kthehet gjalllëria zemrës së lënduar nga mëkatet apo zemrës së ngurtë. Kështu na mësoi mësuesi dhe edukatori i njerëzisë Muhamedi a.s. kur na tha: Vërtetë besimtari islam, kur bënë një mëkat mëkati i tij lenë një njollë të zezë në zemrën e tij, e nëse pendohet nga ai mëkat, largohet dhe kërkon falje nga Allahu xh.sh., pastrohet ajo njollë në zemrën e tij, e nëse edhe më tutje vazhdon me mëkate, derisa të mbushen atëherë do të jenë të mbuluara (të shohin të vërtetën) e Allahu xh.sh. thotë: E që kur i lexohen atij argumentet Tona, thotë: “Legjenda të të parëveJo, nuk është ashtu! Por të këqijat që i punuan, zemrat e tyre ua mbuluan” (Mutaffifin: 5-6Pra, Zemrat e ngurta që nuk i frikohen Allahut xh.sh. janë ato zemra që janë mbushur me mëkate dhe për shkak të mos pendimit mëkatet kanë izoluar fuqishëm atë zemër dhe nuk i lejojnë të shohin dritën e besimit në Allahun xh.sh. Kjo është arsyeja kur Abdullah b. Mubareku ka thënë: Mëkatet e vdesin zemrën, kurse largimi nga mëkatet i ngjallë zemrat.

Pra zemra e cila nuk frikohet është zemra e mbushur me mëkate q[ gjurmon vetëm interesat materiale pa kurrëfar kushti, pra është zemra e zbrazët nga imani dhe mëshira, andaj i lutemi Allahut xh.sh. që të na mbrojë nga këto zemra të sëmura.

Shpirti që nuk ngopet
Shpirti i pa ngopur është shpirti i sëmurë shpirti i shqetësuar dhe i parahatuar andaj edhe kjo është arsyeja e cila Pejgamberi a.s. na mëson që për tu mbrojtur nga ky shpirt i sëmurë duhet të kërkojmë ndihmën e Allahut xh.sh.. Shpirti i pangopur është shpirti i cili nuk beson në vetveten, nuk beson në Krijuesin e tij dhe nuk beson në askënd, andaj ai është i shqetësuar sepse çdo gjë që sheh te tjetri mendoj se është e tij, por ja ai ia ka grabitur, dhe për të arritur atë nuk zgjedh metodën e as rrugën, arsyeton çdo që të ngopet ai, por sërish ngelë i pa ngopur.

Shpirti i pangopur është i zhveshur nga besimi-imani, me pangopësinë e tij gjithnjë tenton të justifikojë mbijetesën e tij. Ky është shpirti jofalënderues që përbuzë të gjitha begatitë që i shijon, sepse të gjitha i duken të pakëndshme, nuk i kujtohet se kënaqësia dhe reahita shpirtërore nuk qëndron në të mirat materjale por bindjen dhe besimin e tij te Krijuesi i vet. Shpirti i pangopur është shpirti i cili nuk beson në ardhmërinë e tij, ai sheh pasigurinë në vetëveten e tij, andaj frika dhe shqetësimi janë të pa shmangshme tek ai.

Karakteristikat e shpirtit të pa ngupor mund ti vëresh posa të takohesh me ta, sepse sa të takohesh bisedën e fillojnë me ankesa. Ankohen për varfëri, për sëmundje, për çdo gjë që e rrethon dhe asnjëherë nuk falënderon. Shpirtin e tillë e sheh të mrrolur, të dëshpruar të ngulfatur në oqeanin e menimeve të kota, të pa shpresa dhe pa rrugëdalje. Atij i ka faj çdokush, çdo gjë që e rrethon, edhe familja e tij e herë herë edhe vetja e tij, andaj nuk është rastësi kur këto shpirta shpeshëherë përfundoj me vetvrasje. Shpirtin e pa pangopur, të pa shpresë sado që të bëshë përpjekje që ta gëzosh, vëren se ai kërkon edhe më shumë e më shumë, sepse ai mendon ky është roli i tij i vetëm në jetën e tij, andaj nëse këtë nuk e realizon përfunon në humnerë. Pra, shpirti i pangopur është shpirti i paudhëzuar që me vete vbartë megalomaninë, mendjemadhësinë dhe cilësitë tjera djallëzore që nuk e lënë ti përulet askujt tjetër, e as Krijuesit të tij, andaj këtij i kalon jeta vetëm duke u ankuar. Shpirtit të pangopur i bëhet bollë vetëm dheu i tokës, prej ku vërtetë do të fillojë pakënaqësia e tij e vërtetë.

Ja si na mëson mësuesi dhe edukatori i njerëzisë Muhamed Mustafa s.a.v.s. kur i përgjigjet njërit që e kishte pyetur: O i Dërguari i Allahut, më udhëzo për një veprim të cilin po qese e praktikojë do të më dojë Allahu xh.sh. dhe do të më donë njerëzit: Pejgamberi as. i tha: “Të jesh më mistik në këtë botë të don Allahu, të jeshë më mistik para njerëzve të duan njerëzit”Ibni Maxhe. Kjo porosi na jep mesazh të qartë se nëse dëshiron me qenë shpirt kënaqur i lumtur në këtë botë, duhet të jetë i thjeshtë, të qëndrosh brenga natyrshmëris së krijimit tënd, të jesh afër Allahut xh.sh. dhe të jeshë falënderues për begatit që ti dhuroi ngase vetëm këtu e gjenë kënaqësinë dhe harmoninë në këtë jetë por edhe dashurinë e Allahut xh.sh.. Gjithashtu duhet të jeshë i thjeshtë dhe të jetosh me njerëzit, me shoqërinë duke qenë në shërbim të tyre, duke gjetur interesin tënd individual brenda interesit shoqërorë, sepse në këtë formë je i dashur edhe te Allahu xh.sh. edhe te njerëzit. Andaj vëlla i dashur, në këtë formë ti je një nga ata që i don dhe është i kënaqur  Allahu xh.sh. me te, je i rehatshëm dhe i kënaqur në jetën e kësaj bote e edhe më i kënaqur në jetën e botës tjetër. O Zot na bënë prej ytre që janë shpirtëkënaqur në këtë dhe në botën tjetër.

Lutja që nuk pranohet
Lutjet që nuk pranohen janë ato kërkesa të cilat kanë mangësi dhe pengesa për të ardhur deri te miratimi dhe aprovimi i tyre. Nga kjo nënkuptohet se njeriu që dëshiron që t’i pranohen lutjet e tij, duhet të plotësoj disa kritere. Fillimisht lutja duhet të jetë e sinqertë, duhet të bëhet me bindje të thellë shpirtërore se Atij që po i drejtohesh me lutje Ai është i Gjithfuqishëm, Krijues dhe Mbikëqyrës i Universit.

Nëse gjendet kjo bindje te  njeriu, atëherë lehtë e ka të kontrollojë edhe veprimtarinë e vet, e për mungesat dhe gabimet ekzistonjnë lutjet  dhe pendimet që Krijusi absolut ka siguruar se do të pranohen, por nëse mungonë kjo bindje, atëherë veprimtaria e tij është e shthurrur, e pa harmonizuar me veprimtarnë që kërkon Allahu xh.sh.

Prej pengesave më të mëdha që pengon pranimine lutjeve nga Allahu xh.sh. është grumbullimi i pasurisë përmes metodave të pa lejuara sipas islamit, pra përmes haramit, si keqëpërdorimi i pasurisë dhe tubuar duke e shpenzuar nëpër harame. Transmetohet nga ebu Hurejreja r.a. se Pejgamberi a.s. ka thënë: O ju njerëz, Allahu është i mirë dhe nuk pranon nga ju, vetëm të mirën Allahu i ka urdhëruar të devotshmit me atë që i ka urdhëruar edhe pejgamberët dhe ka thënë: “O ju të dërguar,hani hani nga të mirat e kësaj bote dhe veproni vepra të mira, sepse vërtetë Unë e di se çka punoni ju” pastaj ka thënë: “O ju që keni besuar hani nga të mirat që ju kemi furnizuar” pastaj përmendi dhe tha: Kur udhëtari gjatë udhëtimit të tij të gjatë dhe të mindimshëm ngirtë duart dhe thotë{ O Zot, O Zot,  e ushqimi i tij është haram, pija e tij është haram, është ushqyer me haram, e ku ti përgjigjet Allahut lutjes së tij:?!

Në funda ajo që qartë po kuptohet nga hadithi i Pejgamberit a.s. është se keqëpërdorimi i pasurisë, ndërtimi i jetës sonë mbi pasurinë e pandershme është pengesa kryesore për mospranimin e lutjeve tona. Mirëpo nëse e kundrojmë në thellësi hadithin për katër gjërat e përmendura vërejmë se që të katër gjërat ndërlidhen me materjen, duke filluar nga dituria e padobishme e cila devijohet për interesa materjale, pastaj zemra e cila nuk frikohet nga Allahu xh.sh. është vetëm ajo zemër që në pikësynim ka materjen e asgjë tjetër, pastaj shpirti i pangopur me të mirat materjale gjithashtu ndërlidhet me materjen dhe në fund edhe mos pranimi i lutjes është për shkak të vardisjes ndaj të mirave materiale të përkohshme të jetës së kësaj bote.

Ajo që më mahniti në këtë është shpjegimi i një dijetari i cili thotë se nëse dëshiron ta kuptoshë më lehtë këtë hadith të pejgamberit a.s. shiko udhëheqësit tanë të cilët për interese të politikjës së tyre ditore devijojnë diturinë, zemrat i kanë të ngurta sepse udhëheqin mbi parimin “në politikë nuk ka moral” shpoirtat e tyre janë të pa ngopur duke plaçkitur pasurinë dhe djersën e popullit, e sa i përket lutjeve të tyre nuk ka gjasa që të jenë të pranuara. O Zot, na ruaj prej tyre.

Lini një Përgjigje