Mendimi i recensentit Sumeja Shabani – juriste

(Ky tekst është mendimi i recensentes  Sumeja Shabani gjatë promovimit të librit  “Hyrje në të drejtën penale Islame” nga autor Jusuf Zimeri, mbajtur në kumanovë më 23. 11. 2012.

Eselamu Alejkum,

Në radhë të parë do  t’ju uroj mirëseardhjen të gjithë të pranishmëve dhe të ju falenderoj që shkëputët pak kohë për t’ia kushtuar autorëve dhe fjalës së shkruar. Më lejoni që autorët profesor Jusuf Zimerin dhe Mr.Taxhedin Bislimin t’i përgëzoj për punën e tyre për këto vepra kapitale.

Të ju them të drejtën mua si juriste  kur mu besua që të jem recensente e këtij libri e pranova me një emocion shumë të madhë sa me privilegj, satisfaksion aq edhe përgjegjësi për vet faktin se autori veç ishte i njohur në këto treva me botime të mëparshme si njohës i spikatur i jurispudencës islame.

Shpresoj që vlerësimin që kam dhënë për ketë vepër do të shtojë kurreshtjen jo vetëm të pranishmëve këtu në sallë por,edhe  të juristëve të tjerë e të studentëve në përgjithësi që ta marrin këtë libër dhe ti bëjnë një studim e jo lexim gazetaresk ku do të mund të shohin se sa bukur autori shprehet me gjuhën e zemrës në këtë libër.

 Mendimi i Recensentit

Të nderuar lexues, në dorën tuaj keni librin “Hyrje në të drejtën penale Islame” nga autori prof. Jusuf Zimeri. Nëse bëjmë një vështrim më preciz të këtij punimi, shohim se autori përmes kësaj vepre në mënyrë explicite konkretizon, aktualizon dhe gjithashtu afirmon dimensionin kosmopolit të shpalljes (Vahjit) së fjalëve të All-llahut xh. sh. Në rastin konkret përmes këtij punimi autori promovon parime të përgjithshme të kodit penal të së drejtës islame, për drejtësinë islame dhe dimensione pragmatike të jurisprudencës islame që aq pak është i njohur në trevat tona për mos të thënë aspak, a aq i nevojshëm si burim i së drejtës.

Poashtu në këtë vepër shkencore që sipas mendimit tim, janë të rralla të kësaj natyre në gjuhën shqipe, autori për të drejtën penale islame na jep pothuajse një tabelë udhëtreguese që përdoret në komunikacion, e siç e dimë udhëtreguesi në komunikacion gjithmonë na tregojë largësinë prej ku ne gjendemi aktualisht apo për momentin ku ndodhemi. Me ç’rast ne fillojmë të jemi në një fazë të përllogaritjes edhe sa kohë na duhet të arrijmë në cakun e dëshiruar.

Andaj, lexuesi shqipfolës në këtë vepër nga lëmia e jurisprudencës islame do të pajiset me njohuri bazore mbi të drejtën penale Islame por, jo edhe me njohjen e së drejtës penale në islam, sepse jam e vetëdijshme se edhe hapësira e librit nuk do të mundej të përfshinte të tëra ato segmente dhe parime që përfshin kodi penal islam, e këtë segment autori qartë e parqet edhe në vetë titullin e librit kur e quan “Hyrje në të drejtën penale Islame”. Me këtë nënkuptohet se autori ka bërë vetëm hyrje në të drejtën penale islame, por nuk ka përfunduar me pikë. Përmes kësaj vepre autori sikur në mënyrë të tërthortë hap shtigjet dhe njëkohësisht nxitë dhe inkurajon edhe studiuesit tjerë të kësaj lëmie që t’i qasen me seriozitet kësaj pune, ngase kjo është një fushë e gjërë e studimit ku ka pozicion për të gjithë studiuesit.

Në anën tjetër, gjithnjë sipas mendimit tim, kjo vepër ndoshta do të ishte nxitje për kolegët e mi juristë dhe për studentët e jurisprudencës pa marrë parasysh se cilit komunitet i takojnë, që të fillojnë të mendojnë seriozisht në hulumtimin për njohjen sa më të mirë kodin penal islam, për efikasitetin e tij si instrument i sigurisë dhe rendit shoqëror. Mendoj se nga kjo vepër do të kenë interes të gjithë lexuesit e përgjithshëm të kësaj vepre por,  enkas do të kenë dobi juristët dhe studentët e jurisprudencës, ngase përmes argumenteve që paraqiten në këtë punim thyhen stereotipat se jurisprudenca islame ka qenë e vlefshëm vetëm në një kohë të caktuar, kurse tani i takon vetëm të së kaluarës. Andaj jam shumë e bindur se leximi me vëmendje dhe koncentrik të plotë të kësaj vepre, shkarkon lexuesin nga çdo lloj paragjykimi çfarëdo lloji qoftë ai dhe kthehet në botën e realitetit.

Për në fund, të theksoj se autori i librit lirisht mund të konsiderohet si njohës i spikatur i lëmis së jurispudencës islame në trevat tona, dëshmi e gjithë kësaj janë edhe disa vepra kapitale të shkruara dhe shumë punime të publikuara nëpër revista e gazeta të ndryshme si në vend ashtu edhe jashtë. Në shkrimet e tij reflektohet qartë etika, bindja dhe përgjegjësia, e ne i lutemi Zotit për shëndet të mira dhe suksese në jetë. Shpresojmë dhe jemi të bindur që kjo vepër e tij nuk do të jetë e fundit, por do të pasojnë edhe të tjera, kurse lexuesit i preferoj që gjithsesi këtë vepër ta lexojë dhe ta ketë në vitrinën e tij të librit,sepse koha kalon por, thesari mbetet gjithnji thesar.

Ju faleminderit për vëmendjen dhe rrespektin që treguat, Zoti ju bekoftë.
 

Recensent

Sumeja Shabani

 

Lini një Përgjigje