Namazi, Shkrime Autoriale

Namazi – Mes’hi mbi Meste

Autor: Jusuf ZIMERI

Meqë Islami është fe e lehtësimit e jo e vështirësive, në këtë kontekst, Sheriati islam lejoi për besimtarët islamë të cilët mbathin meste që të mbrohen nga të ftohtit që atyre vetëm t’u japin mes’h pa i zbathur fare. Andaj, me shprehjen “meste”, në terminologjinë e Sheriatit islam nënkuptojmë të mbathurit që e mbulojnë zogun e këmbës dhe mund të ecet me to.

Ky rregull vlen sikur për meshkuj, ashtu edhe për femra. Për meste vlen edhe materiali i fortë përveç lëkurës, siç është zhguni, etj por me kusht që të qëndrojë pa u lakuar dhe të mos depërtojë uji në të.

Ligjësimi i mesteve është vërtetuar në shumë hadithe të Pejgamberit Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme e që ne në këtë rast do të potencojmë vetëm disa prej tyre:

كَنَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَأْمُرُنَا إِذَا كُنَّا مُسَافِرِينَ أَنْ نَمْسَحَ عَلَى خِفَافِنَا وَلَا نَنْزِعَهَا ثَلَاثَةَ أَيَّامٍ مِنْ غَائِطٍ وَبَوْلٍ وَنَوْمٍ إِلَّا مِنْ جَنَابَةٍ *

Nga Safvan b. Asali, i cili ka thënë: Pejgamberi Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme na urdhëroi që të jemi në udhëtim, e të mos i zbathim mestet tri ditë dhe tri net. Vetëm nga papastërtia (xhunubllëku), kurse nga lirimi i urinës dhe nevojës së madhe dhe gjumit, të mos i zbathim”.[1]

Ebu Hanifja r.a. ka thënë: Ai i cili refuzon mes’hin mbi meste, është frikë se mund të bjen në kufër (mosbesim) sepse mes’hi mbi meste është transmetuar me hadithe që i përngjasin hadithit mutevatir.

Kushtet e mes’hit mbi meste

Kushtet e mes’hit mbi meste janë:

1. Mestet të mbathen pas pastrimit të këmbëve për abdes.

2. Mestet të jenë të pastra dhe të mbulojnë zogun e këmbëve

3. Të jetë e mundur ecja normale me to në sipërfaqe prej një Fersehu[2]. Nuk lejohet dhënia mes’h mbi mestet nga druri apo hekuri.

4. Të mos jenë të grisura më shumë se tre gishtat e vegjël të këmbës.

5. Të rrinë vetë në këmbë, pa i mbajtur me diçka tjetër që do të thotë se mes’hi mbi çorapë nuk është i vlefshëm[3].

6. Të mos depërtojë uji në lëkurën e njeriut.

7. Personi, i cili mbath meste dhe nuk është në udhëtim mund t’i mbajë ato pa i hequr nga këmba një ditë dhe një natë, e nga kjo nënkuptohet se gjatë marrjes së abdesit vetëm i jep mes’h, kurse sa i përket udhëtarit, mund t’i mbajë ato pa i hequr (mestet) tri ditë dhe tri net. Fillimi i konsiderimit të kohës së mes’hit është kur personi merr abdes, i mbath mestet dhe më pas e prish abdesin dhe gjatë përsëritjes së abdesit jep mes’h.

Sasia e obligueshme (farz) e mes’hit mbi meste është sasi sa përfshin tre gishta, me gishta të hapur, duke filluar nga maja e gishtave të këmbës e gjer në fund të shpinës së këmbës. Nëse vendin ku duhet dhënë mes’h me dorë të lagur, e prekë uji, ose shiu dhe plotëson sipërfaqen e tre gishtave, atëherë kjo lagje lejohet[4] dhe konsiderohet mes’h.

Çka e prish mes’hin mbi meste?

Mes’hin mbi meste e prishin katër gjëra:

1. Çdo gjë që e prish abdesin, e prish edhe mes’hin mbi meste

2. Zbathja e mestes. Me zbathjen e njërës meste detyrohet edhe zbathja e mestes tjetër dhe të merret abdes.

3. Nëse depërton uji dhe e lag njërën këmbë më shumë se sa gjysma e këmbës, atëherë duhet patjetër të zbathet edhe tjetra dhe të merret abdes.

4. Kalimi i afatit të paraparë sipas rregullave të Sheriatit islam, me përjashtim nëse ka frikë nga të ftohtit.

Mes’hi mbi lidhëse (fashë)

Me mes’hi mbi lidhëse (fashë) nënkuptojmë dhënien mes’h në pjesët e trupit dhe plagë të lidhura me fashë. Në këtë rast nëse nuk kemi mundësi të pastrojmë atë vend e as t’i japim mes’h në mënyrë direkte, obligohemi që t’i japim mes’h mbi lidhësen. Ky lloj mes’hi hukmin e ka njësoj sikur të jetë pastruar, që do të thotë se nuk është i kufizuar në kohë.

Ngjashëm bëhet edhe mes’hi mbi gjips në rastin e thyerjes së dorës apo këmbës.

Dallimi mes mes’hit mbi fashë dhe mes’hit mbi meste.

– Mes’hi mbi fashë është sikur pastrimi me ujë i asaj që gjendet në fashë, dhe vlefshmëria e saj nuk varet nga afati  porse varet nga shërimi.

– Vendosja e fashës nuk kushtëzohet me pastrimin e trupit në momentin e lindjes.

– Në dhënien mes’h mbi fashë, lejohet dhënia mes’h e njërës këmbë dhe pastrimi i tjetrës.

– Nuk prishet mes’hi (abdesi) me rënien e fashës apo ilaçit qoftë edhe para shërimit.

– Lejohet ndërrimi i fashës me tjetër fashë dhe nuk obligohet me përsëritjen e mes’hit mbi fashën e re, edhe pse përsëritja e mes’hit është më e mirë[5].

– Dhënia mes’h mbi fashë mund të bëhet edhe n rastet e papastërtisë (xhunubit) dhe me rastin e marrjes së abdesit.

– Nëse fasha bie apo hiqet për shkak të shërimit të plagës, nuk detyrohet të përsërisë abdesin por vetëm pastron vendin ku ishte fasha, normalisht nëse personi ka qenë me abdes momentin e rënies së fashës, e nëse frikohet nga të ftohti atëherë vetëm i jep tejemum.

– Nëse i jep mes’h mbi fashë. Pastaj mbi te vendosë tjetër, lejohet që edhe tjetrës ti japë ms’h mbi te.

– Nëse uji depërton në fashë, nuk prishet mes’hi.

 


[1] Nesaiu.

[2]. Një Ferseh përafërsisht është i barabartë me ecje e një ore e gjysmë këmbë.

[3] Mes’hi mbi çorape është i vlefshëm nëse ato i plotësojnë kushtet e mesteve dhe janë të trasha saqë nuk e lëshojnë ujin.

[4]. Nuk lejohet dhënia mes’h nën këmbës, as pas e as anash. Gjithashtu përsëritja e mes’hit më shumë se një herë nuk është sunet. Merakijel Felah, Shirinbilali.

[5]. Ti jepet mes’h fashës së dytë për shkak të dyshimit për shkak të ndërrimit. Merakijel Felah, Shirinbilali.

One thought on “Namazi – Mes’hi mbi Meste

  1. Pershendetje deshta me tpyt spe kom tkjart kto

    Çka e prish mes’hin mbi meste?

    Mes’hin mbi meste e prishin katër gjëra:

    1. Çdo gjë që e prish abdesin, e prish edhe mes’hin mbi meste

    2. Zbathja e mestes. Me zbathjen e njërës meste detyrohet edhe zbathja e mestes tjetër dhe të merret abdes.

    3. Nëse depërton uji dhe e lag njërën këmbë më shumë se sa gjysma e këmbës, atëherë duhet patjetër të zbathet edhe tjetra dhe të merret abdes.

    4. Kalimi i afatit të paraparë sipas rregullave të Sheriatit islam, me përjashtim nëse ka frikë nga të ftohtit.

Lini një Përgjigje

Maqedonisht