Mjekimi dhe përgjegjësia penale e mjekut sipas Islamit

Shkruan: Jusuf ZIMERI

      Të gjithë dijetarët Islamë janë unik në mendimet e tyre se, mësimi dhe studimi i shkencës së medicinës është obligim kolektiv (Farzi Kifaje), e njashtu edhe intervenimi medicinal kur janë në pyetje shumë mjek që mundin ta kryejnë këtë obligim, e në rastin kur në një vend ekziston vetëm një mjek atëherë dispozita shndërrohet në Farz personal (Farzi ajn). Mjekimi sipas së drejtës Islame është veprim i lejuar, kurse juristët islamë janë unik gjithashtu se mjeku nuk bartë përgjegjësi penale nëse gjatë mjekimit veprimtaria e tij shpien në ndonjë pasojë te pacienti. Megjithatë, dijetarët Islam polemizuan për motivin e ngritjes së përgjegjësisë penale.

Sipas mendimit të Imam Ebu Hanifes, përgjegjësia penale nga mjeku ngritët për dy arsye, që janë:

  • Mjekimi është domosdoshmëri shoqërore dhe nevoja e tepërt për veprim të mjekimit. Nga kjo nënkuptohet se përdorimi i mjekësisë dhe ngritja e përgjegjësisë i jep një fuqi dhe nxitje mjekut që të merret me këtë shkencë, ngase nëse do të kishte përgjegjësi penale njerëzit do të iknin nga kjo shkencë.
  • Leja e pacientit apo kujdestarit[1] të tij është motiv për ngritjen e përgjegjësisë së veprës penale të mjekut.

Sipas mendimit të Imam Shafiut dhe Ahmed b. Hanbelit motiv për ngritjen e përgjegjësisë penale te mjeku është, leja e pacientit apo kujdestarit dhe qëllimi i mirë për shërim i mjekut. Kurse sipas mendimit të imam Malikut motiv për ngritjen e përgjegjësisë penale te mjeku është: Leja për punë (dekreti) e udhëheqësit që personi të merret me medicinë, pastaj leja e pacientit që mjeku të veproj në trupin e tij me atë që e sheh të arsyeshme për shërim. Andaj nëse mjeku i posedon këto dy leje, ai nuk bartë përgjegjësi penale.[2]

Që mjeku të lirohet nga përgjegjësia penale, patjetër duhet plotësuar këto kushte:

1. Mjeku të jetë i mobilizuar me njohuri shkencore dhe për të, të ketë dëshmi (diplomë) të pranuar për veprim, e lëshuar nga organet kompetente. Nëse leja është e falsifikuar apo nuk është e lëshuar nga organet kompetente, atëherë mjeku nuk mund të lirohet nga përgjegjësia penale nëse ka bërë veprim penal gjatë veprimtarisë së tij.

2. Që mjeku gjatë mjekimit të ketë qëllim të pastër për shërim, ngase sikur të ketë ndonjë qëllim tjetër atëherë nuk lirohet nga përgjegjësia penale edhe sikur të ketë leje nga pacienti i tij.

3. Që veprimtaria e mjekut gjatë mjekimit apo operimit të pacientit të jetë në përputhshmëri me rregullat dhe disiplinat shkencore të medicinës, sepse përmbajtja e këtyre rregullave është detyrimore për mjekun (farz), andaj nëse mjeku i cili nuk i përmbahet rregullave dhe disiplinave mjekësore, sipas juristëve islamë, bartë përgjegjësi penale për veprën dhe pasojat e saja.

4. Që mjeku paraprakisht të marrë leje për operim nga pacienti apo kujdestari i tij, me përjashtim në rastet urgjente kur jeta e pacientit është e rrezikuar dhe mjeku është i detyruar të intervenoj me operim për të shpëtuar jetën e tij si p.sh në fatkeqësitë e komunikacionit.

5. Mjeku bartë përgjegjësi penale edhe në rastet kur nuk i afron asistencë personit i cili është duke vdekur, ose duke ia ndërprerë aplikimin e teraupiumit dhe të mjeteve tjera me të cilat mbahet jeta e njeriut që quhet Eutanazi pasive. Në këtë rast, mos veprimi i tij konsiderohet veprim penal dhe për të bartë përgjegjësi penale.

6 Gabimi i mjekut, pavarësisht se gabimi i tij është bërë në diagnostifikim apo në përcaktimin e barërave, sikur ta ketë operuar pacientin duke i shkaktuar amputim apo dëmtim të ndonjë organi pa pasur nevojë, ose i ka përshkruar barëra të gabuara të cilat kanë shkaktuar prishjen e ndonjë organi te pacienti. Në këtë rast mjeku nuk mund të lirohet nga përgjegjësia e tij. Gjykohet kështu ngase gabimi nuk liron personin nga përgjegjësia penale në jetën e kësaj bote.



[1] Avde Abdulkader/ Eteshriu xhibaij el Islamij mukarenen bil kanunil vad’ij 1/521 Muessetu rrisale / Bejrut, Bot. 11. /Bedai senaiiu 6/305.

[2]Po aty.

 

Shkrime të ngjashme